Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi\ Ngrihet Task-Forcë për kontrolle në zonat turistike, gjoba për bizneset që ndotin ujërat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendimi\ Ngrihet Task-Forcë për kontrolle në zonat turistike, gjoba për bizneset që ndotin ujërat
AktualitetPolitike

Vendimi\ Ngrihet Task-Forcë për kontrolle në zonat turistike, gjoba për bizneset që ndotin ujërat

Published: December 28, 2023
Shpërndaje

Qeveria do të krijojë një task-force të dedikuar për inspektim dhe kontroll të subjekteve private/publike me qëllim përmirësimin e trajtimit të ujërave. Vendimi u komunikua sot nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

“Kemi kaluar dy vendime të cilat kanë të bëjnë me turizmin, mjedisin. E para, nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të krijojë një task-force të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin e të gjitha subjekteve në zonat më turistike për të përmirësuar mënyrën e trajtimit të ujërave të ndotur që shkaktohen në ujërat larës, në det, lumenj, liqen.

Përmirësimi edhe sipas agjencisë europiane të mjedisit krahasuar me vitet e shkuara është shumë i dukshëm nga shifra 45%  vetëm 5% të ujërave larës kanë problematika të thella, por ky është proces evolutiv.

- Publicitet -

Një pjesë e madhe e këtyre lëvizjeve turistike funksionojnë në strukturat e shërbimit përgjatë ujërave larës. Kjo është arsyeja përse për 2024 është punuar për përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik dhe një task-force për këtë qëllim.

Një akt normativ për të bërë një kontroll të rreptë në të gjithë territorin e ujërave larës në bashkëpunim me të gjitha subjektet private që do duhet të bëjnë më shumë për të ruajtur standartet që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave ndotës”, tha ministrja Kumbaro.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është rishikuar vendimi për rregullat dhe procedurat e aplikimit që ndjekin subjektet private/publike në vlerësimin e ndikimit në mjedis.

“Rishikim i një vendimi të këshillit të Ministrave që ka të bëjë me rregullat dhe procedurat e aplikimit që ndjekin subjektet private në vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Ka të bëjë me procesin e derregullimit. VNM-ja është një ndër procedurat që prek në masën 90% të gjitha subjektet private që zhvillojnë një aktivitet ekonomik, dhe të cilat në fillim të proceseve të tyre kanë dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis. Nga mbikëqyrja e këtij procesi, është një procedurë e ngarkuar ku ka më shumë dokumentacion nga sa është e nevojshme, dhe një pjesë e dokumenteve nuk do i kërkohen më subjektit privat, por do merren nga ekspertët e Ministrisë së  Turizmit, Agjencive Kombëtare të Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Shkurtojmë kohën e procedurës nga rreth 60 ditë në 25 ditë dhe nga 23 dokumente shkojmë vetëm në 5 prej tyre”, tha Kumbaro.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?