Nga Aidan Hehir
Dënimet e ashpra të dhëna ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë rezultat i një përpjekjeje perëndimore për të qetësuar Serbinë, duke krijuar një gjykatë për krimet e luftës që ndoqi penalisht shqiptarët e Kosovës, jo serbët.
Ligji është në thelb politik. Parimet, institucionet dhe zbatimi i tij ndikohen gjithmonë nga interesat dhe pushteti – veçanërisht e drejta ndërkombëtare. Askund kjo nuk është më e dukshme sesa në rastin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Dënimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, është kulmi i një procesi që kishte pak të bënte me vendosjen e drejtësisë. “Gjykata Speciale”, siç njihet më së shumti, duhet kuptuar si produkt i një strategjie politike të ndjekur nga shtete të fuqishme perëndimore.
Gjykata u krijua në një klimë të zemërimit të gjerë publik në Kosovë. Edhe liderët politikë të Kosovës ishin kundër saj, e megjithatë, përfundimisht, parlamenti i vendit, Kuvendi, votoi për krijimin e saj. Pse? Përgjigjja ka qenë gjithmonë e qartë; aleatët perëndimorë të Kosovës, veçanërisht SHBA-ja, kërkuan që ajo të krijohej dhe ushtruan një sërë kërcënimesh për ta detyruar qeverinë e Kosovës ta bënte këtë. Në atë kohë, Thaçi e përshkroi atë si “padrejtësinë dhe fyerjen më të madhe që mund t’i bëhej Kosovës dhe popullit të saj” dhe pranoi se e mbështeti krijimin e gjykatës “nën një presion të madh nga komuniteti ndërkombëtar”.
Por pse e donin shtetet perëndimore një gjykatë të tillë? Pse do të mbështesnin ndjekjen penale të anëtarëve të një organizate – UÇK-së – me të cilën kishin bashkëpunuar për çlirimin e Kosovës në vitin 1999? Për ta kuptuar këtë, duhet ta vendosim gjykatën dhe vetë Kosovën në kontekstin më të gjerë të ndryshimeve të thella që ndodhën në nivel ndërkombëtar.
Qëllimet e Perëndimit u bënë më të kufizuara
Fundi i Luftës së Ftohtë solli një rend botëror unipolar të dominuar nga Perëndimi i udhëhequr nga SHBA-ja. Kosova përfitoi shumë nga kjo në vitin 1999, kur NATO-ja ndërhyri për të mbrojtur popullsinë shqiptare nga shtypja e Sllobodan Millosheviçit, gjë që do të kishte qenë e paimagjinueshme dhjetë vjet më parë, gjatë epokës bipolare.
Megjithatë, ndërhyrjet e mëvonshme të udhëhequra nga SHBA-ja në Afganistan dhe Irak, të cilat patën pasoja të pafavorshme, e dobësuan fuqinë e Perëndimit dhe, në vitin 2008, pushtimi i Gjeorgjisë nga Rusia, i shoqëruar me krizën financiare globale, sinjalizoi se kishte nisur një epokë e re multipolare.
Me ngritjen e Rusisë dhe Kinës, si dhe me rënien e fuqisë ekonomike dhe politike të Perëndimit, politika e jashtme perëndimore ndryshoi ndjeshëm. Qëllimet e mëparshme, më të gjera, për përhapjen e demokracisë, zgjerimin e BE-së dhe NATO-s dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut u zëvendësuan me një fokus shumë më të ngushtë në ndjekjen e interesave strategjike. Kjo pati pasoja të thella për Kosovën.
Dikur përfituese e mbështetjes së gjerë perëndimore, Kosova tani e gjeti veten gjithnjë e më shumë të anashkaluar, ndërsa shtetet perëndimore ndiqnin një politikë të re pajtimi ndaj Serbisë. Nga frika se një Rusi në ringritje do të kërkonte të rriste ndikimin e saj të sapolindur në Ballkan, duke shfrytëzuar marrëdhënien e saj me Serbinë, shtetet perëndimore kërkuan të krijonin një aleancë të re me Serbinë.
Politika e lëshimeve ndaj Serbisë nënkuptonte tolerimin e një qeverie gjithnjë e më autoritare në Beograd, pavarësisht kufizimit të lirive civile, lirisë së medias dhe normave demokratike. Akoma më keq, shtetet perëndimore mbyllën sytë ndërsa Serbia nxiste paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin, duke ringjallur pikërisht atë lloj nacionalizmi sektar që ishte përdorur më parë nga Millosheviçi. Ishte pikërisht në këtë kontekst të ndryshimit të prioriteteve të Perëndimit – nga mbështetja e pavarësisë dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës drejt lehtësimit të interesave të Serbisë – që u krijua Gjykata Speciale.
Pse Serbia këmbënguli për krijimin e gjykatës
Pas publikimit të “Raportit Marty” të Këshillit të Evropës në vitin 2011, Serbia kërkoi që të krijohej gjykata dhe shtetet perëndimore – të dëshpëruara për të fituar mbështetjen e Beogradit – ranë dakord. Prandaj u ushtrua një presion i jashtëzakonshëm mbi qeverinë e Kosovës nga diplomatët perëndimorë.
Qeveria e Serbisë, natyrisht, dëshironte krijimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që fokusi të largohej nga krimet e kryera nga forcat e saj në vitet 1990 dhe të zhvendosej te UÇK-ja, duke ndryshuar kështu në mënyrë thelbësore narrativën historike. Më e rëndësishmja, nga këndvështrimi i Beogradit, akuzat do të minonin vetë ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur, duke e paraqitur atë si një entitet të paligjshëm, të krijuar me dhunë nga “kriminelë lufte” dhe “terroristë”.
Përpjekjet e gjykatës për të komunikuar me publikun kanë qenë të vakëta dhe joefektive dhe, si rezultat, ajo nuk ka qenë në gjendje të fitojë legjitimitet në sytë e popullit të Kosovës. Ndërsa gjykata ka këmbëngulur se nuk është e përqendruar vetëm te një etni dhe se UÇK-ja nuk është në gjyq, kjo nuk ka gjetur jehonë te shqiptarët e Kosovës. Dhe pse do të ndodhte një gjë e tillë, duke pasur parasysh veprimtarinë e gjykatës deri më tani? Ajo ka ndjekur penalisht vetëm shqiptarë dhe aktakuza ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit pretendon se ata ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, gjë që natyrshëm njollos edhe UÇK-në.
Shtojini kësaj faktin se Serbia ka bërë përpjekje të papërfillshme për të ndjekur penalisht mijëra ushtarë, policë, paramilitarë dhe politikanë përgjegjës për brutalitetin e organizuar nga shteti dhe të ushtruar në vitin 1999, dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse shqiptarët në Kosovë kanë qenë të indinjuar nga vetë ekzistenca e Gjykatës Speciale.
Fakti që gjykata ndodhet në Holandë dhe është e përbërë nga të huaj ka shtuar më tej ndjesinë se, pavarësisht se çfarë thonë hollësitë teknike, kjo është një gjykatë e huaj e krijuar për të njollosur emrat e atyre që luftuan për Kosovën kundër shtypjes dhe për të minuar vetë ekzistencën e Kosovës. Duke pasur parasysh interesat politike dhe lojërat e pushtetit që nxitën krijimin e gjykatës, kjo është në thelb e vërtetë.
Kur u krijua gjykata, shumë prej fuqive të huaja që ia imponuan atë Kosovës deklaruan se ajo do të përmirësonte marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, do të lehtësonte pajtimin ndërmjet komuniteteve brenda Kosovës dhe do t’i mundësonte Kosovës të rriste integrimin e saj ndërkombëtar. Asnjëra prej këtyre gjërave nuk ka ndodhur dhe ka shumë pak prova se do të ndodhë ndonjëherë.
Trashëgimia afatgjatë e kësaj gjykate, veçanërisht dënimi i Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit, me shumë gjasë do të jetë një ndjenjë e thellë zemërimi dhe tradhtie te shqiptarët e Kosovës – dhe triumfalizëm te nacionalistët sektarë serbë, të cilët ndihen të fuqizuar nga ky vendim. Asnjëra prej këtyre nuk i shërben paqes.

Autori Aidan Hehir është ligjërues në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Universitetin e Uestminsterit në Londër.

UÇK e dënoj vetë populli analfabet i Kosovës me Albinin, Gërvallën,Dimalin,Kusarin.Kosova duhet të shqyrtoj dosjet e tyre në Hagë,çka përmbajnë ata,rrenat që fabrikuan me udbashët e tjerë dhe i dërguan në Hag.
Duke vezhguar gjithe procesin,ishte e qarte se ky nuk ishte nje gjyq qe synonte zbulimin e te vertetes dhe vendosjen e drejtesise,por me teper nje proces burokratik i hartuar per te siguruar denime dhe fajtore me cdo kusht-madje edhe duke fabrikuar prova atje ku nuk ekzistonin.I ngjante me shume nje gjuetie te pameshirshme per te siguruar fajtore sesa nje akti drejtesie;nen masken e mbrojtjes se viktimave,krijoi viktima te reja.Keto denime-te bazuara ne pergjithesime dhe deshmi te dyshimta te nje kohe te trazuar-perbejne padrejtesi ndaj ketyre kater burrave,qe u perballen me kete makineri shkaterruese me dinjitet.Ndonese te gjitha denimet jane te padrejta,ai me absurdi dhe shkaterrues eshte ai per zotin Krasniqi-duke marre parasysh moshen dhe arsimin e tij.Ndoshta duhet te behet nje perpjekje nga intelektualet Shqiptare dhe njerez te njohur me gjere,por edhe te huaj te lirohet deri ne apel per ceshtje humanitare,qofte edhe me arrest shtepie apo masa te tjera kufizuese.
Eshte nje gjyq fashist i krijuar dhe i perkrahur plotesisht nga rusia ,serbia,kina ,franca..Armiku nuk flen.Ai e perdori Carla del Ponte ,Dick Marty..dhe plote vegla qorre spiune te paguar mire.Qe armiku nuk e enderron se Kosova eshte Republike,Shtet sovran me te gjitha kushtet e nje shteti te rregullt,armiku akoma nuk e beson ,eshte ne enderr ne gjumin e vdekjes.Se sa e rende dhe me pasoja do te jete ky gjyq,ate peshe te rende do te perketoj mbare kombi.Per armiqet nuk kadyshim ,por per klasen politike si ne Prishtine ,Tirane e Iliride,verte kaq naiv ,invalid ne koke te ken qen?.Mir rama doli fare hapur por Tirana ka kuadro te fuqishem ,te diploacise,te politikes te ekonomise,jurispidences,albanologjise..si nuk e kuptuan hilen?Si njerez te pa denje nga posht tek pastruesi i nderteses ku fshihen mijt e partive politike dhe deri lart,te shporren,gjashteshja e mallkuar grenelli nje armik i perbetuar ,te mos nderhyjne..Fatkeqesia do ndiet ne vazhdim,armikut ju realizua qelimi ,ai doli fitimtar,per kombin tone …dielli perendoj .Zyrat e pazarlleqeve serbia rusia kina ,i ka ne disponim..Po cfare duhet te bejme ?njerezit si Paskal Milo,Alfred Mojsiu,Rexhep Mejdani,ALI ALIU (prespani)Fatmir Sejdiu Pellumb Xhufi…te dalin dhe te punojne per kete tragjedi qe do te rikethe Kosoven 150 vjete prapa..Lavdi herojve te gjalle qe si ne lufte edhe ne gjyqin fashist tehages nuk u thyen..
…..dhe më e rëndsishmja kapitale mor çunat e lalës, tani nuk ka më ENVER , nuk ka më 1000 tanke, nuk ka më, Mjeks, Gramsh, Poliçan e Azotik për barut raketash dhe shumë e shumë të tjera…
…ah se harrova edhe nga dy kallash për shtëpi….
Ke harru te permendesh me kryesoret e mungesave nga ato me ENVER, pra Tallonave, Zboreve, 8 vite burg per Agjitacion Propagande, 20 vite burg per tentative arratisje, autorizim per TV, frigorifer, kabine plazhi etj etj begati te atij Socializmes fitimtar!
O @Aidan Dallkauku:
Kur lexoj dacibaon tende kunder SHBA si “Imperializmi i LIG amerikan” me dalin para syve dacibaot e Enver Hoxhes, qe kujtonte se gjithe Bota rrotullohet rreth Shqypnise si nje Shkemb Graniti apo si nje “Fanar ndricues” i marksizem-leninizmit ne Bote, nje nje kohe po Haga e kishte denuar dhe sanksionuar Shqypnine Komuniste me konfiskimin e floririt te Bankes se Shtetit te Ahmet Zogut ne favor te Britanise se Madhe dhe nuk e pranonte ne OKB Shqypnine Vrastare dhe Genjeshtare, qe vrau me pabesi Aleatet Ne Kanalin e Korfuzit dhe genjeu dhe mashtroi se minat FRINGO te reja, qe i kishte falur Beogradi me urdher nga Moska ishin mina gjermane te mbetura nga L2B.
KUJT JA SHKRUAN TI O BOLLE DALLKAUKE FANATIKE KETE DACIBAO ENVERISTE, QE PARTIA E PUNES E PERDORTE SI LETER BYTHE KUNDER IMPERIALIZMIT TE LIG AMERIKAN?
Ben pershtypje te KEQE qe edhe gazeta DITA publikon papushim ne kete forum te nerum shkrime plehra enveriste si ky qe ke shkruar ti pa asnje llogjike elementare intelektuale, apo krejtesisht te genjeshtert historike, sic eshte mbushur plot e perplot media DUDUME shqyptare edhe ne Kosove dhe ne Shqypni.
PO RUSIA E HRUSHCOVIT E FUTI SHQYPNINE NE OKB O @AIDANI BOLJA E HISTORISE PER CFARE RUSIE ANTISHQYPTARE FLET TI O DALLKAUK, KUR ARMIKU I BASHKIMIT SOVJETIK ISHTE JUGOSLLAVIA E TITOS PER VITE ME RADHE?
Po Avni Rustemin, KILLERIN e kryeministrit shqyptar e kujton ti o BOLE fanatike qe i kerkoi Parlamentit te bolshevikut Fan Noli te mbaje disa minuta heshtje per vdekjen e kasapit Lenin, qe sipas fjaleve te vrastarit libohovit “kishte kontribuar shume per pavaresine e Shqypnise”? Ate kohe ne 1924 kishte nderruar jete edhe Presidenti amerikan Woodrow Wilson, por Fan Noli nuk pranoi qe te mbahej disa minuta heshtje per vdekjen e Presidentit amerikan, qe kishte kontribuar aq shume per pavaresine e Shqypnise, por nguli kembe per nderimin e kaspit te njerezimit, Vladimir Ilic Leninin, si nje turp dhe pabesi e papare e shqyptareve ne Bote.
DENIMET E RENDA TE HAGES ERDHEN SI REZULTAT I QENDRIMIT SI SKUTH DHE I PABESE TE SHQYPTAREVE NE TE DY ANET E KUFIRIT NDAJ ALEATIEVE QE CLIRUAN KOSOVEN, LIDHUR ME ME KRIMET E HASHIM THACIT DHE BANDES VRASTARE TE TIJ NE LUFTEN PER PUSHTET.
Edhe Kryegjykatesi amerikan e theksoi kete gje, qe shume krime dhe kriminele kane mbetur te pandeshkuara, madje permendi edhe emerin e kriminelit Fatmir Limaj qe i ka shpetuar Drejtesise me finte djallezore, Kryegjykatesi amerikan qe dha vendimin e rende per Hashim Thacin deklaroi se shume krime te kryera ne Kosove dhe Shqypni kane mbetur te pazbardhura, sepse Prokuroria e Hages e pati te veshtire zbardhjen e tyre per shkak se hetimi u pengua apo u sabotua nga te dy shtetet: edhe nga Kosova edhe nga Shqypnia,
VALAVITJA E RAPORTIT TE DICK MARTY SI NJE LETER BYTHE E PERDORUR COI NE DENIMET E RENDA PER HASHIMIN DHE BASHKEPUNTORET E TIJ
sepse:
Te shkruash se Serbia dhe Rusia i kane bere LOLO dhe i kane mashtruar me sajimet dhe trillimet e tyre antishqyptare prokuroret dhe gjykatesit super-profesioniste te Hages, sic e bene LOLO apo korruptuan edhe Prokurorin zvicerian te licensuar nga BE dhe te nderuar nga e gjithe Bota Juridike Dick Marty per te sajuar dosjen e Shtepise se Verdhe ne Burrel, ne Fushkruje dhe Rinas, kjo perralle eshte vetem per BOLE fanatike dhe katunare “patriotike” dru me pre, ne nje kohe qe ne postet me te larta te Shtetit te Edi Rames jane emeruar dy trafikante enveriste: Natasha Xhacka dhe Pranvera Strakosha, te denuara ne Greqi me vendim te prere te Gjykates se Athines per: “…trafik kriminal femijesh jetim nga Shqiperia ne Greqi per biresime fallco dhe organe…” keshtu shkruhet ne vendimin e Gjykates se Athines dhe Haga mesiguri e ka lexuar me vemendje te posacme kete vendim te krimineleve te Edi Rames qe kane trafikuar femije te vegjel per organe ne Greqi, qe jane akomane kerkim nga Interpoli, por qe gezojne jeten ne poste te larta shteterore ne Shqypni.
FSHEHJA E KRIMEVE TE RENDA NE BURREL, NE FUSHKRUJE DHE NE RINAS LIDHUR ME TRAFIKUN E ORGANEVE NJEREZORE, POR EDHE SKANDALI I KLINIKES “MEDIKUS” NE PRISHTINE KA NDIKUAR NE VENDIMIN E RENDE TE HAGES PER HASHIM THACIN DHE BASHKEPUNTORET E TIJ
dhe:
Thirrjet per ZHBERJE apo LIKUIDIM te Gjykates se Posacme te Kosoves ne Hage do te rendojne me shume fajin e Hashim Thacit, sic e rendoi Edi Rama kur valaviti ne Strasburg raportin e Dick Marty, si nje leter bythe e perdorur para europarlamentareve te shastisur te BE qe pyesnin veten:
CFARE POPULLI ESHTE KY?
E more lum miku nuk shikon punet vullnetare ne perendim pa leke , nuk shikon pagesat ne emer te ndihmave e milionat shkojne ne xhepat e milionerve , nuk shikon qe shkojne ushtare nizame si ne kohen e osmanit pet te paguar shkollen etj etj . A po ben plazh ti lali . Enver nuk vjen me . Kishte shtet ligje , ky ishte sistemi .
Drejtesi apo gjeopolitike? Nuk ka dale akoma ndonje deklarim i DASH qe ta saktesoje qarte se asnje ish-luftetar i dale nga UCK te mos ngaterrohet ne politike nese nuk do te perfundoje ne Hage…keshtu qe le te besojme me rezerva ke te duam nga te dy versionet.
Kjo tregon edhe njehere qe gjeopolitika ndryshon se jane interesat dhe aleancat qe fatkeqesisht ne shqiptaret jemi ne gojen e uqerve. E vetmja menyre bashkimi kombetare sic tha edhe Kissinger dhe shkollimi i kombit sic tha Shimon Perez te du ne takimet me shqiptare . Bashkimi ben fuqine thoshte Gjergj Kastrioti .
Albin Kurti ,nje udheheqes dinjitar dhe vizionar i Kosoves bashke me Donika Gervallen,Xhelal Zveclen,,Glauk Konjufcen dolen DINJITARE nga kjo farse e gjyqtareve deshtake te Europes kurve dhe Sorrosianeve Amerikane.
Albin Kurti me ze dhe figure ka kundershtuar qe ne 2015 formimin e kesaj Gjykate per denimin e Clirimtareve te Kosoves.
Aaaha!Presionet e gjithe Botes,miq dhe armiq,shantazhet e Lyderit global Edi Rama me ruse e kineze,vetem tek Albin Kurti nuk shkojne.