Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Loja e gjerë e Hagës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Loja e gjerë e Hagës
Kryesoreopinion

Loja e gjerë e Hagës

Published: September 18, 2026
Shpërndaje

Nga Marenglen Kasmi

Ende pa u mbyllur mirë mikrofonat në sallën e gjyqit në Hagë, nga Beogradi erdhi reagimi që ndoshta shpjegon më mirë se shumë analiza rëndësinë politike të vendimit të 16 shtatorit. Zëvendës kryeministri dhe ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se vendimi i gjykatës konfirmonte se “e ashtuquajtura UÇK ishte organizatë kriminale dhe terroriste”. Sipas tij, ishte rrëzuar edhe narrativa e ndërtuar për “heronjtë kombëtarë” dhe “luftën e drejtë çlirimtare”. Më tej e lidhi vendimin me vetë Kosovën, duke deklaruar se një shtet nuk mund të ndërtohet mbi varret e serbëve të vrarë.

Në pak fjali Daçiç e zhvendosi vendimin e gjykatës atje ku e deshi: nga dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kaloi te UÇK-ja, te karakteri i luftës dhe prej andej te Kosova.

- Publicitet -

Disa orë më vonë foli Aleksandar Vuçiç. Presidenti serb u ndal te fakti që gjykata nuk kishte konstatuar një sulm të gjerë ose sistematik kundër popullsisë civile. Sipas tij, kjo ishte bërë për të mos cenuar “kredibilitetin e UÇK-së”. Pastaj, sikurse bën shpesh për të vetëviktimizuar me gjasme Serbinë, e përmblodhi qëndrimin e tij me një fjali: “Gjithmonë serbët do të jenë kriminelët, ndërsa të gjithë të tjerët çlirimtarë, heronj dhe trima.”

Reagimet e dy drejtuesve të lartë serbë tregojnë se në Beograd vendimi filloi menjëherë të lexohej përtej përgjegjësisë penale të katër të dënuarve.

Ndërkohë, ne mundohemi të ngushëllojmë veten dhe themi se nuk është dënuar UÇK-ja. Juridikisht ky arsyetim është krejtësisht i saktë. Edhe kryetari i trupit gjykues e sqaroi se gjyqi kishte të bënte me përgjegjësinë individuale dhe jo me legjitimitetin e UÇK-së apo me pavarësinë e Kosovës.
Juridikisht përsëri në rregull, por problemi qëndron se historia nuk shkruhet vetëm në sallat e gjyqit.

Prej më shumë se dy dekadash Serbia e quan UÇK-në organizatë terroriste, e paraqet luftën si përballje të shtetit me terrorizmin dhe ndërhyrjen e NATO-s si agresion ndaj një shteti sovran. Tani kësaj narrative i është shtuar edhe dënimi në Hagë i disa prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së. Daçiç na tregoi menjëherë se si do të përdoret ky fakt.

Kjo është arsyeja pse nuk mjafton të themi se UÇK-ja nuk u dënua. Gjykata mund të përcaktojë kufijtë juridikë të vendimit të saj, por nuk mund të përcaktojë mënyrën se si ky vendim do të përdoret më pas në politikë, diplomaci, media dhe, me kalimin e kohës edhe në histori.

Serbia ka një avantazh që ne shpesh e nënvlerësojmë: vazhdimësinë. Qeveritë ikin e vijnë, rrethanat ndërkombëtare ndryshojnë, por tezat kryesore të Beogradit për Kosovën nuk kanë ndryshuar. Ato përsëriten në deklaratat politike, në diplomaci, në organizatat ndërkombëtare, në media, në botime dhe në çdo debat ku shtrohet çështja e Kosovës.

Forca e kësaj strategjie qëndron pikërisht te përsëritja dhe vazhdimësia. Beogradit nuk i duhet domosdoshmërisht që versioni i tij të pranohet sot si versioni i vërtetë i luftës së Kosovës. Mjafton që ai të jetë vazhdimisht i pranishëm, të mos dalë nga qarkullimi dhe, sa herë krijohet një mundësi e re, të pasurohet me argumente të reja. Vendimi i Hagës është një prej tyre.

Me kalimin e kohës gjërat mund të ndryshojnë. Nga teza propagandistike, mund të kalohet te “versioni serb” i historisë. Pas kohësh, kur largohen brezat që jetuan luftën, distanca ndërmjet “versionit serb” dhe “versionit shqiptar” mund të duket shumë më e vogël për një publik që nuk njeh mirë atë që ka ndodhur. Në vend të një procesi historik me shkaqe, përgjegjësi dhe raporte të caktuara force, mbeten veç dy narrativa kombëtare që kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Kjo është arsyeja pse vendimi ndaj drejtuesve të UÇK-së ka vlerë të veçantë për Beogradin. Ai i jep një narrative të vjetër një argument të ri, kësaj here të prodhuar jo në Beograd, por nga një gjykatë kosovare në Hagë.

Serbia ka përdorur prej kohësh edhe një mekanizëm tjetër, zhvendosjen e debatit. Në vend që diskutimi të mbetet te procesi që çoi në luftën e Kosovës, debati zhvendoset kësisoj te krimet e kryera gjatë luftës. Në këtë mënyrë largohet vëmendja nga pyetja se çfarë ndodhi në Kosovë gjatë viteve 1980-1990 dhe si u arrit në konfliktin e armatosur dhe diskutimi përqendrohet gjithnjë e më shumë te pyetja se kush vrau kë dhe sa krime kreu secila palë.

Sigurisht që krimet duhen gjykuar, por reduktimi i historisë vetëm te krimet e kryera e cungon kujtesën historike. Kjo gjë krijon atë baraspeshë që i intereson Beogradit: serbët dhe shqiptarët kryen krime njësoj dhe u dënuan po njësoj. Madje, shqiptarët me më shumë vite burgim.

Pas kësaj është shumë më e lehtë që lufta e Kosovës të mos lexohet më në kontekstin e shpërbërjes së Jugosllavisë, politikës së Beogradit ndaj Kosovës dhe zhvillimeve të viteve 1989–1998, por si një konflikt ndërmjet dy komuniteteve etnike që kryen krime ndaj njëri-tjetrit.
Sipas kësaj logjike, revizionimi historik nuk ka nevojë të bëhet duke mohuar faktet. Mjafton të ndryshohet pesha që u jepet atyre.

Lufta e Kosovës nuk filloi me UÇK-në dhe as në vitin 1998. Pas vitit 1989 u suprimua autonomia e Kosovës, ndryshoi pozita e saj kushtetuese, shqiptarët u larguan në masë nga institucionet dhe represioni shtetëror u rëndua. Për vite me radhë u ngritën institucione paralele dhe u ndoq rruga e rezistencës paqësore, pa u arritur një zgjidhje politike. UÇK-ja doli në skenë në fund të këtij procesi.

Kjo nuk i bën të pranueshme krimet e kryera nga pjesëtarë të saj, nëse janë kryer. Nëse janë torturuar, vrarë apo keqtrajtuar njerëz, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Por krimet e kryera gjatë një lufte dhe përgjegjësia historike për procesin që çoi në atë luftë nuk janë e njëjta gjë.

Nëse ky dallim humbet, lufta e Kosovës rrezikon të normalizohet historikisht si një tjetër konflikt etnik ballkanik, ku pas shumë vitesh mbeten dy palë që kanë luftuar dhe kanë kryer krime ndaj njëra-tjetrës. Për Beogradin, ky do të ishte një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si kujtohet lufta.

Këtu fillon edhe përgjegjësia jonë. Nuk na ndihmon vetëm mohimi i krimeve të kryera nga drejtuesit e UÇK-së apo “të lidhim kokën me shami” e të vajtojmë fatin e zi që na ndjek gjithmonë. Problemi është se kemi folur shumë për luftën e Kosovës mes nesh dhe kemi bërë shumë më pak që ajo të njihet jashtë hapësirës shqiptare. Historiografia serbe për Kosovën dhe shpërbërjen e Jugosllavisë ka një prani shumë të gjerë në gjuhët e mëdha europiane, në botimet akademike dhe universitare.

Përballë saj, prodhimi historiografik shqiptar, sidomos ai i botuar jashtë shqipes, mbetet dukshëm më i kufizuar. Kjo pabarazi ndikon edhe në burimet nga të cilat publiku dhe studiuesit europianë krijojnë njohuritë e tyre për Kosovën.

Pra, sa kemi investuar në hapjen dhe botimin e arkivave, në studime serioze, në përkthimin e tyre dhe në praninë e historisë së Kosovës në botimet dhe universitetet perëndimore? Sa prej asaj që dimë ne për Kosovën e viteve 1990 është e njohur për një student në Berlin, Paris apo Londër?

Këto pyetje nuk u takojnë vetëm historianëve. Prishtina dhe Tirana kanë përgjegjësinë e tyre. Jo për të prodhuar një histori zyrtare dhe as për t’u treguar historianëve çfarë të shkruajnë. Detyra e politikës është të krijojë kushtet që dokumentet të hapen, kërkimi të financohet, studimet të botohen dhe puna serioze për Kosovën të qarkullojë edhe në gjuhët e mëdha.

Sepse Serbia do të vazhdojë të tregojë versionin e saj. Nuk do të lodhen asnjëherë, sikurse e tregon historia mbi 150 vjeçare e marrëdhënieve tona.
Kemi humbur shumë kohë duke ia treguar historinë e Kosovës njëri-tjetrit. Sa nuk është ende vonë, të fillojmë t’ua tregojmë edhe të tjerëve.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
38 Comments
  • Ppp says:
    September 17, 2026 at 8:12 am

    Beograd nuk eshte ne feste
    Beogradi qesh sepse nuk qan dot…
    Ngriaten ate istitucion qe te detyronin lidershipin te pranonte ndarjen ndryshe do perfundonin ne burg
    BURGU U PRANUA NDARJA E KOSOVES JO
    Luftuan kunder armikut
    U sakrifikuan per hir te mikut
    KOSOVA MBI TE GJITHA
    krejt tradhtaret do zbulohen

    Reply
    • Five Company says:
      September 18, 2026 at 12:24 pm

      Pirdh, pirdh, se lirohesh nga ….Burgu!
      I dashur Pentagoni zakonisht ne zgjedhjet presidenciale, sipas ligjit nuk duhet te kete preferenca, por gjithesesi eshte republikan….. Por tek loja Pentagoni po shift ( spostohet nga aktor ne spektatore, duke perplasur duart per idene e 2011 qe e inskenoi…) A duhet ne tbejme Pentagonin per te qare!??/

      Reply
  • demo says:
    September 17, 2026 at 8:21 am

    Shqiptaret denojne vetveten nga budalliku.Futin koken ne sater nderkombetar nga budalliku,,.Gjithe ate sakrifice te popullit dhe clirimtareve te Kosoves e hedhin ne gremine,,,Ta gjykojne kasapet e Ballkanit dhe kasapet e drejtesise Nderkombetare.
    Votoni Presidentin dhe hapni rruge Albin Kurtit te drejtoje Kosoven sic e ka drejtuar.

    Reply
    • Dashi says:
      September 17, 2026 at 10:12 pm

      Siç e ka drejtuar do t’a drejtojë Kurti Kosovën o demo ? Po pse s’thua ti , që vitin që vjen do kemi dy herë zgjedhje në Kosovë , e një herë për presidentin këtë vjeshtë , ja ku u bënë tre .

      Reply
    • Mjere i ligu po i fort eshte says:
      September 18, 2026 at 7:00 am

      Nder qindra mijëra raste, kujtoni edhe masakrën e shkijeve ndaj te burgosurve ne burgun e Dubraves(afër Pejes) ne vitin 1999. Aty u masakruan, u mbyten, u masakruan me mortaja dore qe hedhnin gardianet shkije, u masakruane me arme automatike, u therren dhe u varen ne litar qindra te burgosur. Asnje ndëshkim askush nuk u denia nga Gjykata e Serbisë apo nga ndonje Gjykate nderkombetare….
      Po te kishte nje faktet te drejtesise, vetem per luftën e fundit 1998-2000, mbi 90% e shkijeve mbi moshën 17 vjeçare do te ndëshkoheshin…

      Reply
      • Five Company says:
        September 18, 2026 at 12:38 pm

        E di i dashur, por kur vjen puna tek apartamenti tek geto, dhe vila ne resort, qe sketo shkije, vodhen, helmuan, dhunuan muslimanet, Ti i dashur nuk thua kurre joooooo! I thua derrit daja!
        Per kete aresye, eshte mire te mos ndihesh, ashtu si 60% te kosovareve te luxuruar, po e qepin gojen!

        Reply
    • Five Company says:
      September 18, 2026 at 12:33 pm

      Demo, a e pe gjithe ate kasaphane midis Izraelit dhe Palestinezeve ?? po pse o demo ne gremine do ti hedhim gjithe ” Brotherhood” . Kur ne loje eshte nje ” keqkuptim ” midis vllazerise krishtere dhe vllazerise muslimane , ata nuk ndahen ne ortoks, katolike, protestante, mormone, etj. Edhe vllazeria muslimane nuk ndahet ne suni, shia, sufi, salafite, shiite, etj
      Pra ndahet ” Torta” ne dy pjese, si skenari ne Izrael – Palestine , kahsapane e madhe apo jo. Por ti nuk njeh Kasapanen e 1948 ” Nakba” ke degjuar? Perse gjithmone muslimanet te vrare, por gjithmone muslimanet tradhetohen nga muslimanet?!

      Reply
      • Mollosi says:
        September 19, 2026 at 7:47 am

        Po ti a ke degjuar per kasaphanen e bere ndaj hebrenjve ne Hebron ne vitin 1929 apo kasaphanen e bere ne vitin 1936 ne Safad, ne kuartin hebraik ne Tiberijas ?

        Reply
  • Claus says:
    September 17, 2026 at 8:30 am

    Ja doli ky puthadoresi i Edi Rames qe flet e shkruan nje lemsh, nje terkuze duke anashkaluar ngjarje dhe fakte plot domethenie. Historianet shqiptare te Shqiperise londineze kane akoma vargojte e Enver Hoxhes ne supet e tyre.

    Kosova sic eshte sot eshte vetem nje deshmi e gjalle, nje vazhdimesi e politikave enveriste qe fillonte ne ambasadat shqiptare ne Paris, Vjene, Berlin dhe mbaronte ne skutat e erreta te Ministrise se Brendshme te RSh. Vrasjet, spiunimet, burgosjet, dyshimet per njeri-tjetrin, intrigat kane bashkejetuar me buken e perditshme te tyre. Stacionet e trenave ne München, Stuttgart, Bruksel kane qene mbushur me keta ushtare qe nuk dihej se kujt i sherbenin UDB apo Sigurimit te shtetit shqiptar, Stane Dolancit apo Kadri Hazbiut, Engjell Kolanecit apo Spasoje Pashicit. Shkurt shqiptaret kane qene ne sherbim te ketij apo atij organi kunder shqiptarit.

    Ne vitet `90 lindi LDK mbushur me sherbetore te regjimit te Miloshovicit si Mehmet Loci dhe te tjere. E si mund te kishin besim ideatoret e UCK ne shume njerez te ketille qe as me shume dhe as me pak ishin zgjedhur ne sektorin informativ te LDK si Mehmet Loci qe kishte torturuar dhe masakruar rinine idealiste kosovare?

    Pra qe mund te kete patur dhe hakmarrje kjo duhet te jete e logjikshme dhe kete nuk mund ta perceptoje gjykata speciale po ashtu e krijuar ne paralementi i Kosoves. Edi Rama eshte foshnjarak ne ate detyre se eshte rritur me pekule ne rruget afer Bllokut duke kercyer Rock & Roll ne bodrumet e Shallvareve me Artur Zhejin. Nuk i di ai dhe nuk ka nga ti dije tere aktivitetetin mergates kosovare ne Perendim qe ndesheshin gjithmone mes dyshimeve se “nga kush eshte derguar ky njeri”, kur Mehmet Loci dhe Mehmet Haskja nen urdherat e Stane Dolancit Sekretarit federativ te Puneve te Brendshme te ish-Jugosllavise benin kerdine ne rinine dhe studentet kosovare.

    Enver Hoxha as ja kishte idene se c`bente zbulimi i jashtem shqiptar dhe Ministria e Puneve te Brendshme. Kufiri midis Jugosllavise (Krahines autonome te Kosoves) vlonte nga agjentura serbe me qender ne Peje dhe Prishtine, informacionet qe vinin nga Gjermania drejt Vjenes binin ne duar qe kalonin direkt ne Beograd. Ja pra qe disa ngjarje dhe fakte as sot nuk jane zbuluar, kqne mbetur ne erresire dhe ne kete pike drejtesia nderkombetare ka qene komplet e si nje leter e bardhe. Ata me menyren e tyre te ftohte kane kapur vetem raste te vecanta hakmarrjeje, por pa ditur dhe mesuar tere rrugen historike qe ka kaluar Kosova deri me sot. Sa gjak eshte derdhur dhe sa lufte e eshte bere per te arritur deri ketu ku eshte. Sa spiune dhe udba-sher ka patur!

    Ne fund kjo ka qene detyre e politikes shqiptare por jo e lene ne duart e Sali Berishes dhe Edi Rames se i nohim mire ata kush jane, por te nje ekipi gazetaresk dhe keshilltaresh, perendimor me ne krye “Frankfurter Allgemeine Zeitung” qe ka qene gjithmone ne krye te mbrojtjes se ceshtjes kosovare, nga vitete `80 e deri me sot.

    Ne Apel duhe shkuar me nje strategji mbeshtetur ne histori dhe fakte me vlere dhe ata natyrisht qe do te dalin te pafajshem.

    Reply
    • durrsaku says:
      September 18, 2026 at 8:19 am

      Shume i zgjuar ti Claus, por nuk na spjegove : Nga i ke marre ti gjithe keto informacione ?

      Reply
      • Aldrin says:
        September 18, 2026 at 10:07 am

        Nga ideja fikse per Enver Hoxhen.
        Aq dine debilet qiptare. aq thone
        Qiptaret e humben Shqiperine dhe Kosoven nga uria e qelbesirave per hakmarrje kunder Enver Hoxhes.
        Kjo eshte pasoja e rende, per Shqiperine dhe Kosoven bashke
        U bene te gjithe kriminelet bashke me balliste e kuislinge, dhe cliruan Shqiperine nga Ligji Kushtetues.
        Dhe, krijuan Ramuterine dhe Saliberishine qe e shqeu Shqiperine ne copa, dhe i kthyen shqiptaret ne Bedele per serbe e greke.

        Reply
        • Five Company says:
          September 18, 2026 at 1:00 pm

          Jo, Aldrin kjo nuk ekziston per vitin 1930…..I’m sorry”!
          Me vjen keqe per te vetmin fakt, se viti 1930 per politikanet shqiptare, aleate te USA, duhet ti kujtojme ose ti ti kthejme nga te paditur ne te ditur qe ne vitin 1930, ekonomia amerikane u ” shocked”, u trondit nga kriza. Dhe nqs ja bejme te qarte synimin e aleateve shqiptare, amerikanet do te fillojne dhe shurojne ne breke. Eshte viti ” Great Depression”, kriza me e madhe ekonomike qe ka tronditur USA. Nqs ndonje nga keta i kujton USA, traumen e 1930 ( afersisht e njejte me pas 1997), eshte me mire te vrasin veten sesa te fusin doren tek historia e 1930….

          Reply
      • Five Company says:
        September 18, 2026 at 12:52 pm

        Eshte cope mishi pa shkolle qe ti vetem te haje ne ” pjaten e tjetrit”, ajo qe i intereson shume aktoreve ne lojen e Hages. “Inoranca eshte per te varfrit”, por ata nuk e kuptuan thelbin e shprehjes, u bene te gjithe te pasur dhe kokeboshe…!

        Reply
    • Five Company says:
      September 18, 2026 at 12:50 pm

      Klaus kur Enver Hoxha ishte gjalle deklaroi ” Fshatin do ta bejme qytet” dhe “kodrat do ti kthejme ne tarraca..”
      Bashkiaku i 2010 ktheu gjithe rrethinat e tiranes se bashku me saukun e TEG ne qytet…
      Bashkiaku i dyte i 2013 ktheu gjithe bregdetin ne tarraca resortesh..
      Hajde merre vesh ti kush eshte Enver Hoxha nga keta te dy?! Njeri kamufloi SPACI in, tjetri kamufluoi Gulagun….

      Reply
  • demo says:
    September 17, 2026 at 8:36 am

    Perpara Rames,populli shqiptar i bashkuar rreth Kosopves duhet te zhduke nga faqja dheut disa tradhtare te shpallur dhe Anonyme interneti,qe gjithe keto vite kane amplifikuar cpifjet serbe per shtepite e verdha te lopeve te Burrelit,klinikat frankeshtain,Krusha madhe krusha vogel,KOPI E GOPI Argita Berishes me njeriun qe qesh Lul Basha,,Grupi i terxhymeneve te Umnikut,ca Zace Islami e nje intelektuali,,qe makineria propogandes serbe i ka hedhur si diversante te kriminalizojne Kosoven.Keta duhen vrare.
    Une nuk i kam toleruar kurre keto 20 vjet,qekuir filluan filmat horror te Dik Marty,qe ngordhi si qen nga horrori serb,se ata dijne te vrasin.

    Reply
    • Five Company says:
      September 18, 2026 at 1:04 pm

      Deri me tani jetojne me benefitet e qerave, kontot bankare PONZI, firma fantazem biznesi,
      Deri me tani….
      Me vone do fillojme te numerojme Koston e problemit! !!
      PD e percare, opozita nuk ekziston. Ku eshte Luli? Ku jane te tjeret? Ekziston PD?! Ka ky shtet parlamentar opozite qe te mbroj interesat e ketij vendi dhe elektoratit qe i ka zgjedhur?! JO!

      Reply
  • Anonymous says:
    September 17, 2026 at 9:59 am

    z. Kasmi Ju jeni teresisht nje historian qe mbeshtetet mbi te drejten. Mos do ishte me mire qe dhe ne rastin e Hashim Thacit te jeni me i thjeshteEuopa perfundimisht i tha vetes qe paraardhesit e saj kriminele qw barbarizuan dhe vodhen boten boten per qindra vjet duke filluar nga India e indonezia duke vazhduar ne Afrike dhe mbaruar ne Ameriken latine kane akoma pasardhes dhe sot duke ndaluar popujt per vetvendosje pwr tu larguar nga individe pa fe pa nder,pa moral qe per 100 vjet sundonin dhe sundojne akoma ne Serbi
    Nuk duhet me shume per te percaktuar ca barbare pleq qe i dhane vetes te drejten te gjykojne dhe denojne miliona shqiptare qe per shekuj i kane dhene Europes vetem nderin dhe drejtesine e tyre si shkembim te te keqiave qe po per kaq kohe Europa i ka dhene popullit Shqiptar
    Ne Europe eshte trasheguar ne disa njerez atavizmi dhe fatkeqesisht keta arrijne qe deri diku te komandojne ne Europe
    Ne mbeshtetje te kesaj “Uh! Evropë, ti kurva e motit,Qi i rae mohit besës e Zotit,Po a ky â shêji i gjytetnís:Me dá tokën e ShqypnísPër me mbajtë klysht e Rusís?” Gjergj Fishta Lahuta e Malcis

    Reply
    • Five Company says:
      September 18, 2026 at 1:10 pm

      Ke te drejte ti ” Askushi”.. Wahington post eshte nje gazete qe e fillon me titullin e saj ” Democracy dies in darkness”, kur demokracia si vlere kombetare me baze ligjore, u keqkuptua. Te zhvillosh lirine e prostitucionit eshte njesoj si kurveria e politikes qe ndan tokat me paguesin me te pare aty, tek semafori. Por kto nuk jane vlera kombetare, disa zona i ruajne te forta keto vlera, dhe nese do te kishim perseri konflikt, do te ishte Veri _ Jug….

      Reply
  • Pensionisti says:
    September 17, 2026 at 11:23 am

    Nacionalizem katundaresh:”Shqiperija ne zi, Serbija ne feste!?” Vendimi i gjyjates se Hages nuk ka denuar asnje shtetas te Republikes se Shqiperise!?

    Reply
    • Artan says:
      September 17, 2026 at 1:13 pm

      Ik o plakush,shko merr pensionin e bej nje dore muhabet ne intelektuhale koqefishkurin.

      Reply
    • Tellalli says:
      September 17, 2026 at 10:15 pm

      Në fakt ashtu është o pensionist .

      Reply
  • 3D says:
    September 17, 2026 at 11:58 am

    Nuk mendoj se shqiptarët u larguan me forcë nga institucionët u krijua klima për largim por ishte atëherë si quhej Alternativa kosovare me në krye I.Rugovën.Z.Canën V.Surroin subjekte të legalizuara ligjëshëm në Beograd por këta e patën me hile dhe mendonin se kroatët sllovenët dhe boshnjakët me lëvizjet e tyre të reja politike do të ndikonin në rikëthimin e autonomisë por të gjitha lëvizjet e reja politike të republikave punonin për largim nga Serbija konfederatë ose pavarësi këta pinin viski dhe përshëndetnin liderët e fuqive perendimore dhe si parti legale dhe votëbesimin plebishitar qu u dha populli në rikëthimin e institucioneve qeveritare shkolla spitale vendetve punës kēta u futën në një barakë dhe nga atje me do farë konferenash dhanë kontributë në frigësimin masiv të popullatës sa që shqiptarët u këthyen në lepuj të frigësuar dhe filluan largimet masive thellimi i aprthejdit dhe rikolonizimi ne enklava serbe

    Reply
  • prehistoriku says:
    September 17, 2026 at 7:55 pm

    Serioz si perher z.Kasmi

    Reply
  • nastradini says:
    September 17, 2026 at 7:56 pm

    Eshte krejt normale, qe xhelatet dhe spiunet e Sigurimit apo BAJGAT e Enverit si @Artan HALEJA e Enverit te gjenden si nje grusht bashkuar rreth KILLERAVE te Hashim Thacit dhe te kerkojne zhberjen apo likuidimin e Gjykates se Posacme te Kosoves ne Hage, nuk cuditem edhe qe komentues si @demo GAVETA e grosheve te Enverit te kerkojne ekzekutimin e intelektualit apo te atyre qe mendojne ndryshe nga keto plehra enveriste me mantalitet KILLERI, qe votojne Edi Ramen dhe pastaj duan ta vrasin kryeministrin e tyre si Avni Rustemi, kjo kategori fanatikesh vrastare nuk ben cudi per ASNJE ne Bote,

    por:

    Kur degjon Sali Berishen dhe emisionet opozitare te SYRI TV te behen NJESH me BAJGAT e Enverit dhe te deklarojne pa piken e turpit:

    MIRE BERI HASHIM THACI, QE I EKZEKUTOI VIKTIMAT E TIJ NE LLAPUSHNIK DHE RAJONE TE TJERA TE KOSOVES, SEPSE ISHIN SPIUNE DHE TRADHETARE TE SERBISE!

    Kjo deklarate ABSURDE totalisht vrastare, qe vjen nga nje Parti Demokratike Opozitare ngre serish pyetjen:

    CFARE POPULLI PRIMITIV, I PABESE ESHTE KY, QE NUK NJEH ASNJE MIRENJOHJE PER SHBA QE CLIROI KOSOVEN, POR ESHTE KAPLUAR NGA FANATIZMI VRASTAR ENVERIST

    dhe:

    Ku po e con Kosoven ky fanatizem “patriotik” me gisht ne bythe”?

    Reply
  • nastradini says:
    September 17, 2026 at 8:35 pm

    Per Boten Demokratike dhe sidomos ketu ne SHBA nuk ben asnje cudi, qe plehra enveriste si Marks-Engels-Lenini i Edi Rames te qaje dhe vajtoje per Shqiptarine e pllakosur ne Zi nga vendimi i Gjykates se Hages, sepse ky kapter fanatik ka qene avokati dhe propaganduesi me i flakte i LANC kriminal te Enverit, qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Kosove dhe Shqypni. Nga ana tjeter ASKUSH ne Bote nuk cuditet me Artan@HALET e Sigurimit as me @Demo-GAVETAT me grosh falas te Ushtrise ne Diktaturen Komuniste qe deklarojne haptazi, se duan te vrasin ata qe mendojne ndryshe dhe pasi votojne nate e dite Edi Ramen, behen pishman duan ta vrasin kryeministrin shqyptar dhe cjerrin faqet e shkulin floket me vajtime: “U-BU-BU! Cfare gabimi kemi bere!”, por ajo qe po cudit Boten eshte se POZITA dhe OPOZITA jane njesuar ne deklaratat e tyre per te justifikuar me cdo kusht krimet e Hashim Thacit dhe te bandes se tij dhe kur shikon emisionet estrade enveriste “patriotike” te SYRI TV plot me akuza per spiune dhe poliagjente thua me vete:

    CFARE POPULL FANATIK, I EGER DHE MOSMIRENJOHES ESHTE KY?

    ASKUSH nga Kosova apo Shqypnia nuk permendi asnjehere si ka qene fati i familjeve te viktimave te Hashim Thacit dhe bandes vrastare te tij dhe ne burg duhet te ishte edhe krimineli Fatmir Limaj, sic e permendi kryegjykatesi amerikan i Hages dhe mohimi i vazhduar i krimeve te pazbardhura te kesaj bande vrastare qe nga raporti i Dick Marty e deri tek Klinika “Medicus” ne Prishtine do te rendojne per nje kohe te gjate ne ndergjegjen historike te shqyptareve dhe eshte spjegimi llogjik pse Haga dha denime kaq te renda me 16 shtator.

    Reply
  • nastradini says:
    September 17, 2026 at 9:05 pm

    Qan dhe vajton Edi Rama ne PS – qan dhe vajton Sali Berisha ne PD

    Qan dhe vajton Mar-Eng-Lenini te Akademia – qan dhe vajton Cim Peka te Syri TV

    Qan dhe vajton Taulant Balla ne Tirane – qan dhe vajton Albin Kurti ne Prishtine

    Qan dhe vajton @Artan HALEJA e Enverit – qan dhe vajton @Demo GAVETA e grosheve te Diktatures

    ASKUSH NUK QAN DHE NUK KUJTOHET PER FAMILJET E VIKTIMAVE TE HASHIM THACIT, SIKURSE ASKUSH NUK KUJTOHET PER VIKTIMAT E ENVERIT

    Cfare populli eshte ky?

    Reply
    • Koha tregon (por nuk denon) says:
      September 18, 2026 at 6:22 am

      Ky eshte populli qe pjell edhe shume plera si puna jote….. hale’

      Reply
      • Artan says:
        September 18, 2026 at 11:03 am

        Eshte thene edhe gjetke që serbët nuk nxorën asnjë dëshmitarë kundër të tyrëve, ndërsa shqipot i kanë me tonë qelbësirat spiune si intelektuhalja.

        Reply
  • nastradini says:
    September 18, 2026 at 5:59 am

    PSE HASHIM THACI DHE BASHKEPUNTORET E TIJ U DENUAN NGA HAGA KAQ RENDE DHE PSE SHBA PERSHENDETI VENDIMIN E HAGES?

    Hijet e krimeve te fshehura dhe te pazbardhura te Natasha Xhackes dhe Pranvera Strakoshes, qe Gjykata e Athines i ka denuar me vendim te formes se prere per citoj: “…trafik kriminal me femije te vegjel nga Shqiperia ne Greqi per biresime false dhe trafik organesh…”, mesiguri kane ndikuar ne vendimin e rende te Hages me 16 shtator duke patur parasysh, qe keto gjykatese te Diktatures Hoxhiste jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpoli pasi u arratisen nga Greqia, por tani jane emeruar ne poste te larta shteterore nga Edi Rama. Nga ana tjeter kercenimi me jete nga spiunet e Sigurimit per kryetarin portugez te Grupit Hetimor te BE te Shtepia e Verdhe ne Burrel, ne nje kohe qe ishin duke zbuluar gjurme gjaku njeriu ne mure dhe tavan poshte gelqeres se fresket dhe ne nje kohe e VERTETA e raportit te Dick Marty po zbardhej hap pas hapi edhe ne Fushkruje dhe Rinas, qendrimi i shtetit shqyptar te Fatos Nanos dhe te SHIK te tij vrastar enverist qe ekzekutoi si mafie kolonelin e UCK Ahmet Krasniqi ne Tirane dhe e grabiti si nje organizate kriminale me urdher nga Hashim Thaci, por po te kujtohemi si Prishtina mbylli ne heshtje te plote skandalin e Klinikes Frankenshtaj MEDICUS per trafik me organe njerezore pas Luftes, te gjitha keto veprime kriminale prej SKUTHI te shtetit shqyptar dhe kosovar kane ndikuar ne vendimin e rende te Hages per Hashim Thacin dhe bashkepuntoret e tij, megjithese mbeten krime te paprovuara nga Gjykata e Posacme e Kosoves, si edhe krimet e Fatmir Limajt qe ja hodhi Drejtesise me finte enveriste, prandaj BAJGA e Enverit Marenglen Kasmi, kapteri skenderbegas i Partise se Punes ben mire ta mbylli HALEN me spiune dhe poliagjente,

    sepse:

    KRIMET E HASHIMI JANE NJESOJ SI KRIMET E PANDESHKUARA TE ENVERIT DHE TE LANCIT TE TIJ KRIMINAL JUGOSLLAV

    Reply
  • nastradini says:
    September 18, 2026 at 5:59 am

    PSE HASHIM THACI DHE BASHKEPUNTORET E TIJ U DENUAN NGA HAGA KAQ RENDE DHE PSE SHBA PERSHENDETI VENDIMIN E HAGES?

    Hijet e krimeve te fshehura dhe te pazbardhura te Natasha Xhackes dhe Pranvera Strakoshes, qe Gjykata e Athines i ka denuar me vendim te formes se prere per citoj: “…trafik kriminal me femije te vegjel nga Shqiperia ne Greqi per biresime false dhe trafik organesh…”, mesiguri kane ndikuar ne vendimin e rende te Hages me 16 shtator duke patur parasysh, qe keto gjykatese te Diktatures Hoxhiste jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpoli pasi u arratisen nga Greqia, por tani jane emeruar ne poste te larta shteterore nga Edi Rama. Nga ana tjeter kercenimi me jete nga spiunet e Sigurimit per kryetarin portugez te Grupit Hetimor te BE te Shtepia e Verdhe ne Burrel, ne nje kohe qe ishin duke zbuluar gjurme gjaku njeriu ne mure dhe tavan poshte gelqeres se fresket dhe ne nje kohe e VERTETA e raportit te Dick Marty po zbardhej hap pas hapi edhe ne Fushkruje dhe Rinas, qendrimi i shtetit shqyptar te Fatos Nanos dhe te SHIK te tij vrastar enverist qe ekzekutoi si mafie kolonelin e UCK Ahmet Krasniqi ne Tirane dhe e grabiti si nje organizate kriminale me urdher nga Hashim Thaci, por po te kujtohemi si Prishtina mbylli ne heshtje te plote skandalin e Klinikes Frankenshtaj MEDICUS per trafik me organe njerezore pas Luftes, te gjitha keto veprime kriminale prej SKUTHI te shtetit shqyptar dhe kosovar kane ndikuar ne vendimin e rende te Hages per Hashim Thacin dhe bashkepuntoret e tij, megjithese mbeten krime te paprovuara nga Gjykata e Posacme e Kosoves, si edhe krimet e Fatmir Limajt qe ja hodhi Drejtesise me finte enveriste, prandaj BAJGA e Enverit Marenglen Kasmi, kapteri skenderbegas i Partise se Punes ben mire ta mbylli HALEN me spiune dhe poliagjente,

    sepse:

    KRIMET E HASHIMIT JANE NJESOJ SI KRIMET E PANDESHKUARA TE ENVERIT DHE TE LANCIT TE TIJ KRIMINAL JUGOSLLAV

    Reply
  • Koha tregon (por nuk denon) says:
    September 18, 2026 at 6:22 am

    Ky eshte populli qe pjell edhe shume plera si puna jote….. hale’

    Reply
  • nastradini says:
    September 18, 2026 at 6:30 am

    Shume njerez ketu ne SHBA, qe ndjekin zhvillimet e politikes shqyptare nuk cuditen aspak nga reagimet EMOCIONALE te shqyptareve ne Kosove dhe Shqypni pas vendimit te rende te Hages, as nga reagimet ABSURDE te drejtuesve te shteteve te Kosoves dhe Shqypnise, qe deklarojne se do t’u gjenden afer familjeve te KILLERAVE dhe asnje fjale ngushellimi per familjet e VIKTIMAVE, ne nje kohe qe SHBA zyrtarisht pershendeti vendimin e drejte te Hages dhe BE po keshtu, ajo qe po cudit Boten eshte reagimi i Sali Berishes, qe harxhoi miliona per te bere nje shetitje ne SHBA dhe tani deklaroi:

    MIRE BERI HASHIM THACI, QE I EKZEKUTOI VIKTIMAT E TIJ NE LLAPUSHNIK DHE RAJONE TE TJERA TE KOSOVES, SEPSE ISHIN SPIUNE DHE TRADHETARE TE SERBISE!

    Kjo deklarate ngre pyetjen: Cfare Parti Demokratike KILLER eshte kjo? Dhe: Cfare opozite amorale vrastare eshte kjo? Keshtu mund te deklarojne xhelatet e Enverit dhe spiunet e Sigurimit Famekeq te tij qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne Kosove dhe Shqypni, pir kursesi nje Parti Denokratike qe Humanizmin dhe Shtetin Ligjor e ka Baze te Doktrines se saj, nga ana tjeter kjo deklarate prej KILLERI enverist e bere nga Sali Berisha para kamerave TV bie ndesh me qendrimin e SHBA qe pershendeti vendimin e Hages si te drejte dhe te paanshem,

    atehere:

    CFARE E KA DETYRUAR SALI BERISHEN TE HEDHE NE MEDIA NJE DEKLARATE NONSENS PREJ KILLERI QE BIE NDESH ME QENDRIMIN ZYRTAR TE SHBA?

    Une per vete do te kujtoj gazeten DITA se po keshtu si justifikon krimet e Hashim Thacit, po ky kriminel komunist Sali Berisha justifikohej me vrasjen e Remzi Hoxhes nga SHIK i tij famekeq duke e akuzuar si spiun serb dhe poliagjent dhe akoma nuk tregon se ku e ka groposur kufomen e tij, sic nuk jane zbuluar akoma shumica e kufomave te 188 kosovareve te ekzekutuar me nje plumb pas koke ne pyllin e Llapushnikut nga KILLERAT e Hashim Thacit, sic e permendi Kryegjykatesi amerikan.

    Reply
  • God bless America says:
    September 18, 2026 at 9:28 am

    Naivitet te besohet se Haga luan te tilla lojra te gjera pa shtytje nga pas, nje saktesim : ajo loja e gjere ne Ballkan ashtu si me gjere, nuk eshte e Hages, por e Aleatit Strategjik (USA) Haga eshte vetem instrumenti qe e luan ate loje.

    Reply
    • Five Company says:
      September 18, 2026 at 1:16 pm

      Ke te drejte, God Bless America…
      Ilirit po i prenotojme shokun tjeter te qelise ….tek 313.
      Dhe jane nje varg qelish bosh qe po presin furnizimin e rradhes, aty afer… Ilirit, te ndajne vetmine e andropauzes….

      Reply
  • labi says:
    September 18, 2026 at 1:48 pm

    Nga sa lexova historiani nuk e njeh realitetin ne Kosove,nuk ka lidhje Beogradi,ata u denuan nga deshmi te dhena nga Shqiptare,shumica kane dhene deshmi jo serioze thjesht per te fituar azil ose para nga Serbia.Ky denim qe u dha ne Hage,tregoj dhe nje here realitetin e piste te karakterit Shqiptar.Ashtu si ne Shqiperi dhe ne Kosove direkt mbas lufte filluan grabithet gjobat ndaj bisnesmeneve ne emer te njerit apo tjetrit ish komandant te uck,u pervetsuan toka thjesht u vodh shteti deri ne rrenje,gabimin e kemi nga brenda,Serbia nuk fitoj asgje nga ky denim.

    Reply
  • demo says:
    September 18, 2026 at 7:08 pm

    Me Referendum Popullor,apo me Vendim Parlamenti,populli Kosoves te ckule nga vetja -perkatesine e dhomave speciale ne Hage,si gjykate e Kosoves.As ne Serbi nuk do guxonin ti denonin Clirimtaret e Kosoves,pa fakte.me statistika te sherbimit sekret serb..Hiqjani qafe Kosoves keto dhoma speciale te sllavoserbise me kthetra te sdhtrire ne Europe dhe Amerike.
    Hiqjanbi qafe Kosoves Ate shpallje te Zeze:Ne emer te popullit te Kosoves!

    Reply
  • demo says:
    September 18, 2026 at 11:36 pm

    Eshte nje situatye shume e rende.Denimi i krereve te UCK dhe vonesa e nje reflektimi te perbashket te Politikes kosovare me trishton shume.Menjehere pas Vendimit te Apelit duhen C`FUQIZUAR keto dhoma speciale,keto skuta,qeli,ku denohen trimat pa tru,qe vune koken ne sater.O Smith!Po gjetet me budallenj te pranojne te arrestohen,me zi ja befshi!

    Reply
  • Valbona says:
    September 19, 2026 at 11:16 am

    Shqiperia nuk ka kohe as mundesi te sponsorizoje botimet mbi Kosoven, sepse iu desh te harxhoje 6 milion dollare per t’i hequr Nongraten Kryehajdutit dhe kryekriminelit, birit dhe dhenderrit te Serbise. Salih Vukmanovichit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?