Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese
KronikeLajmi i fundit

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese

Published: March 25, 2025
Shpërndaje
epa10351128 The Tiktok application logo is pictured on a smartphone in Taipei, Taiwan, 06 December 2022. On 02 December, the The US Federal Bureau of Investigation (FBI) warned about Tiktok, that it presents national security concerns in regards to the integrity of the application's algorithm. On 05 December, a Ministry of Digital Affairs (MODA) official announced that the application have been deemed to be 'harmful product against national information security.' EPA/RITCHIE B. TONGO

Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqizimin Ligjor dorëzuan të martën (25.03.) kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e TikTok.

Qeveria shqiptare vendosi më 6 mars të mbyllë platformën e njohur. ‘’Vendimi për mbylljen totale të TikTok është hap ekstrem dhe i pajustifikuar që shkel lirinë e shprehjes, të informimit dhe liritë ekonomike të qytetarëve” – u shpreh Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, përpara godinës së Gjykatës Kushtetuese. Sipas Myzyrajt legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte ‘’një precedent të rrezikshëm të censurës digjitale, që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljes së rrjeteve të tjera sociale”.

Ndalimi i aplikacionit u argumentua në vendimin e qeverisë në Shqipëri me pretendimin se përmbajtja e pakontrolluar mund të sillte efekte negative mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Avokati, Franc Terihati, njëherësh drejtues i Qendrës për Fuqizimin Ligjor u shpreh se mbyllja duhet të ishte masa e fundit. ‘’Parimet dhe të drejtat mund të kufizohen vetëm në bazë të interesit publik, kjo nuk provohet me fakte në VKM. Edhe nëse ndodh cënimi i interesit publik, kufizimi duhet të ndodhë në mënyrë të kufizuar” – u shpreh avokati.

- Publicitet -

Pretendimet e opozitës për censurë parazgjedhore

Fill pas vendimit të qeverisë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i kërkoi kompanive të internetit, të marrin masa për bllokimin e aksesit në Tik tok në territorin shqiptar. Kjo përfshinte bllokimin e adresave IP përkatëse dhe serverëve DNS të lidhur me aplikacionin.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok u mor nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues. “Një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruante Rama në platfomën X.

Megjithatë Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti këtë veprim censurë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen në muajin maj. ‘’Është një akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë” – u shpreh kryedemokrati, i cili thirri edhe një protestë kundër mbylljes së Tik tok, e cila u mbajt në sheshin përpara kryeministrisë në 13 mars.

Një vëzhgim i kryer nga Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret me monitorimin e zgjedhjeve parlamentare, ka konstatuar se platforma Tik Tok vijon të përdoret në Shqipëri për qëllime elektorale. ‘’Jo vetëm përfaqësues të opozitës, por edhe drejtues të qarqeve apo kandidatëve potencialë nga Partia Socialiste po e përdorin këtë platformë për të bërë fushatë”, shprehet Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës. ‘’Ata vijojnë ta përdorin këtë rrjet social, për të shpërndarë materiale që i shërbejnë fushatës së tyre, madje duke ndarë edhe video me vetë kryeministrin” – shton më tej Xhemollari. Ai thotë se të gjitha palët po e shfrytëzojnë këtë moment duke qenë se mbyllja e platformës Tik Tok nuk është finalizuar ende e plotë në të gjithë territorin e Shqipërisë. /DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Jashtë protestë, nis seanca plenare në Kuvend: 4 ligjet për të cilat protestuesit kërkojnë shfuqizim
  • Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  • S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus
  • Aktori i njohur reagon pas sulmeve: Mos denigroni familjen time. Ja e vërteta si u bëra investitor strategjik
  • E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Thirri mendjes o ramziu on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Kujtim Shehaj - Porcelan Tiranë on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. K R on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  5. Vlora 97 on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?