Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VENDIMI: Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’
Lajmi i funditPolitike

VENDIMI: Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’

Published: December 14, 2024
Shpërndaje

Me vendim të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e radhës të mbajtur ditën e sotme (13 Dhjetor) është miratuar krijimi, organizimi dhe funksionimi i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.

Ky vendi është marrë në kuadër të ligjit për “zonat e mbrojtura”, mbështetur tek ai për “administratën shtetërore”, i propozuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit.


E quajtur ndryshe edhe ZAPK Vjosë, do të ketë institucionin e saj me zyra dhe administratë, në varësi të Zonave të Mbrojtura dhe Ministrisë së linjës, ku emërimet vijnë direkt nga Kryeministria.

- Publicitet -

Selia e saj do të jetë në Tepelenë dhe do jetë sektor buxhetor në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e financuar nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme.

ZAPK-ja Vjosë drejtohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e saj dhe përgjigjet para ministrit. Drejtori emërohet, lirohet dhe shkarkohet po nga ministri, teksa duhet të plotësojë edhe një listë me 7 kritere.

Ai lirohet apo shkarkohet nga detyra në 9 raste të përcaktuara në këtë vendim, si kur dënohet me formë të prerë, kryen shkelje të rënda, nuk përmbush objektivat, s’ka performancë, lirohet kur mbush moshën e pensionit, deklarohet i paaftë, ka konflikt interesi, jep dorëheqjen apo rikonstruktohet institucioni.

“ZAPK-ja Vjosë financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi. Buxheti i ZAPK-së Vjosë përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura. ZAPK-ja Vjosë siguron të ardhura edhe nga shërbimet e kryera prej saj ndaj palëve të tjera dhe tarifat e të cilave përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi për tarifat në zonat e mbrojtura”, thuhet në vendim.

Të ardhurat që do mblidhen do derdhen në

buxhetin e shtetit, për çdo aktivitet që do zhvillohet në këtë territor të sigluar tashmë me hartë si Park Kombëtar i Lumit Vjosë.

Misioni kryesor i zyrës është ruajtja e Parkut Kombëtar, në bashkëpunim me institucionet e tjera qendrore dhe lokale.

Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” ka përgjegjësi të organizojë punën për: hartimin dhe zbatimin e planit të menaxhimit, projekteve restauruese dhe konservuese, projekteve kërkimore-shkencore, kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes dhe punimeve me karakter restaurues e konservues, në funksion të masave ruajtëse dhe mbrojtëse në zonat e mbrojtura, që ka në administrim.

Gjithashtu mbikëqyrjen e efekteve mjedisore të çdo ndërhyrjeje apo zhvillimi të propozuar, brenda territorit gjeografik të Parkut Kombëtar, koordinimin e punës me institucionet e administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, partnerët ndërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e standardeve dhe aktiviteteve të planit të menaxhimit dhe në fund edukimin mjedisor, promovimin dhe ruajtjen e mbrojtjen e Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.

Gjithashtu përcaktohen edhe detyrat e zyrës, misioni i saj dhe bashkëpunimi.

“ZAPK-ja ndjek porositë e dhëna nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për zbatimin e projekteve dhe legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura dhe është anëtare e komiteteve të menaxhimit të zonave të mbrojtura për qarqet Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Vlorë”, thuhet në vendim.

Struktura dhe organika e ZAPK-së Vjosë miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Rregullorja për metodat e brendshme të punës miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të saj.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Lasgushi says:
    December 14, 2024 at 10:25 am

    Ore KM,a je në vete ti apo jo.
    Vjosën,e virgjër e kanë mbajtur deti tashti lebërit fhe jo ti
    Leri ore drejtoritë,harchimet dhe fondet delirante që harxhon ,në këtë vënd të varfër.
    Nuk ke sy të shikosh pensinistët dhe miletin e varfër që janë në zgrip.Ti di me qënë Lihteshtejni,harchon kot miliona për Vjosën,Superlungomaten e Orikumit Bujtinst eyj etj.

    Reply
  • Tani says:
    December 14, 2024 at 10:43 am

    Bej dhe Nje zyre te mbroje Shqipetaret

    Reply
  • Phoenix says:
    December 14, 2024 at 11:10 am

    Ky vegel qorre e Cifuteve internacionaliste, do qe tu bej rrefugjate ne vendb tuaj dhe ne ane te Vjeses tej e tej. Kujdes! Armiku eshte ne veprim 24 me 7 ne shtet e pushtet, dhe pa pushim, nderkohe qe ju flini gjume.

    Reply
  • capi says:
    December 14, 2024 at 11:29 am

    Rri larg or rri larg, se po fute hundet ti, do e besh hale, sic ke bere te tjerat beton e hekur. Ka miliona vite Vjosa qe rrjedh, e di ku do ta derdhi ujin, ska nevoj ta administrosh ti me ato Zhabat e tua.

    Reply
  • Phoenix says:
    December 14, 2024 at 11:36 am

    Nuk ka asnje problem Vjosa. Vjosa eshte thjesht sepebi, per tu marre breket dhe justifikuar kufizimet e diktaturen e tyre ne zonet ku rrjedh Vjosa, ashtu si skuther dhe plehra qe jane. Populli thote, nuk jane halle por sebepe, turpin e pacin per vete. Keta i sherbejne axhendes se pronareve, qe i kane ne vendosur ne krye te stanit dhe ju mbushin xhepin. Ky hale Kryeminister nuk punon per ju, e sigurt kjo. Ky ju urren juve.

    Reply
  • Deda says:
    December 14, 2024 at 12:03 pm

    O phoenix , ha mut , ha .

    Reply
  • Celja says:
    December 14, 2024 at 12:49 pm

    Për të kuptuar,ku e ka katandisur KM pasurinë dhe qevetisjen,KRAHASONI
    Shumën e parave të buxhetit,për pagat e administratës shpenzimet e tij e qeveritarëve,deputetë etj,ufhëtimet me avjon,lalet e lulet delirante etj.
    Këto me shpenzime e mësipërme që bënte Qeveria e Mehmet Shehut.Që drejtonte një shtet tamam.Me Industri,bujqësi,atrim kulturë.Wë ky aktuali duketnliliput.
    Më fal Dita,përve budallalëqeve e gafave të Edit.Pse nuk e bëni këtë krahasim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?