Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: Si do ristrukturohen në tre grupe pagat në arsim dhe shëndetësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > VENDIMI: Si do ristrukturohen në tre grupe pagat në arsim dhe shëndetësi
EkonomiLajmi i fundit

VENDIMI: Si do ristrukturohen në tre grupe pagat në arsim dhe shëndetësi

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Gjatë vitit 2024 do të finalizohet reforma e pagave e ndërmarrë nga Qeveria gjatë vitit 2023. Mbështetur në këtë reformë, synohet që në vitin 2024, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/ muaj ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024.

 

Në vijim të rritjes së pagave të miratuara gjatë vitit 2023, në vitin 2024, parashikohet një rritje e konsiderueshme e pagës së punonjësve në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.

- Publicitet -

Përkatësisht punonjësit mësimorë parauniversitarë do të kenë një rritje page në masën 31.3%, rritje e cila do të përcjellë një rritje kumulative për këta mësues në masën 38% ose në vlerë është në masën 28.900 lekë/muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/ muaj.

“Në sektorin e shëndetësisë pagat e mjekëve specialistë janë rritur ndjeshëm duke e çuar pagën mesatare bruto të mjekut deri në 174.000 lekë/muaj. Në vitin 2024, fokusi i reformës në këtë sektor do të jenë pagat për mjekët e familjes dhe infer- mierët. Në vitin 2023, mjeku i përgjithshëm mori një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 6.000 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20.000 lekë/muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të mjekut të përgjithshëm është 25% dhe shkon deri në 131.000 lekë/ muaj”,-thuhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Sakaq në vitin 2023, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë morën një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 3.600 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 15.000 lekë/muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të infermierit është 27% dhe shkon deri në 87.000 lekë/muaj. Rritja e pagave për punonjësit e aparatit në njësitë e vetëqeverisjes vendore duke synuar ngushtimin e hendekut që ekziston midis kësaj kategorie dhe nëpunësve të institucioneve qendrore.

Për këtë arsye, pagat do të ristrukturohen në tri grupe (Tirana + 2) me diferencë vetëm 10% nga njeri-tjetri për nivelet e pagave.

“Reforma e plotë e pagave, që po vijon nga vitit 2023, e shtrirë përgjatë dy viteve arrin një kosto prej rreth 39 miliardë lekë dhe përfitojnë 130 mijë punonjës. Politika e pagave lidhet me shumë objektiva të Agjendës 2030 dhe më drejtpërdrejt në kuadër të realizimit të objektivit 8: “Nxitja e rritjes ekonomike të pandërprerë, përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimit të plotë e produktiv dhe punës së denjë për të gjithë” dhe synimit 8.5 “Deri në vitin 2030, arritja e punësimit produktiv dhe punës së denjë për të gjitha gratë dhe burrat, përfshi të rinjtë/të rejat dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe pagë e barabartë për punë me vlerë të barabartë”,-nënvizohet në vendim.

ARSIMI

Në kuadër të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, MAS-i ka ndërmarrë një sërë iniciativash si hapja e filialeve të institucioneve të arsimit të lartë të huaja në Shqipëri, hapja e programeve të studimit të përbashkëta dhe të dyfishta me IAL të huaja, si edhe hapja e programeve në gjuhën angleze.

“Një nga arritjet në kuadër të ndërkombëtarizimit është edhe hapja e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, Shqipëri. Kolegji i Evropës është një institucion i arsimit të lartë me reputacion mjaft të lartë i cili do të hapë kampus të ri në Tiranë, pas kampusit në Bruges, Belgjikë dhe kampusit në Natolin (Poloni). Hapja e këtij kampusi do të sjellë zhvillim të sektorit të arsimit të lartë dhe zhvillim të ekspertizës në fushën e studimeve evropiane në vend gjithashtu edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.”,- thuhet në QBZ.

Në këtë të fundit bëhet me dije se programi(et) e studimit që do të ofrohet/n nga Kampusi në Tiranë do të kenë të njëjtat standarde si ato të ofruara në departamentet e tjera të Kolegjit, nën mbikëqyrjen e Këshillit Akademik të Kolegjit dhe do të jenë një ofertë unike akademike për studentët

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave
  • Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia e autori: Më ngacmoi të dashurën
  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  2. VK on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Replikusi kosov on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  4. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  5. Janessa Murray on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?