Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: REAGIMI: Vendosi flamurin shqiptar në Komunë, shkarkohet kryetari i Preshevës në Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > REAGIMI: Vendosi flamurin shqiptar në Komunë, shkarkohet kryetari i Preshevës në Serbi
KosovëLajmi i fundit

REAGIMI: Vendosi flamurin shqiptar në Komunë, shkarkohet kryetari i Preshevës në Serbi

Published: April 21, 2024
Shpërndaje

Shqiprim Arifi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.

Sipas tij, ky shkarkim ka ardhur nga pushteti autoritar i Beogradit në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar.

Arifi shkruan ndër të tjera se “ka disa kohë që Vuçiç kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës.

- Publicitet -

SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedurë ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiçit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor”.

Postimi i plotë:

Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës.

Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi.

Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.

Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    April 21, 2024 at 10:46 am

    Mire ,keq,,ish presidenti Shtetit Ame,Ilir Meta kreu disa vizita ne Presheve,Dergoi ca libra,fletore,Abetare..E kane braktisur Presheven AAutoktone TE GJITHE.Presidenti Begaj ka nje vit qe eshte Emruar dhe nuk ka shkelur ne Presheve,.Klowni qe vete vjen me probatinin Aleksaner ne Beograd,,e ben si Enver Hoxha ne 46,,kur vixzitoi Beogradin,,I BIE NGA MALI ZI. Edi Rama s`ja ka pare as fotografine Presheves.Presheva Egziston.Presheva Shqiptsare ende egziston.
    Apo prisni te shuhet fare,qe te dergoni ate pupazzin plagjator,Marin memen,qe te fryhet si gjel deti mbi germadhat e Presheves.

    Reply
  • Beu i Surrelit says:
    April 21, 2024 at 11:18 pm

    Beu i Surrelit, Edwin Chriss Tafuck Ramy (the first) ju pyet ju, shtetasve të mir:
    “Kur e ke në fyt, a të djegin sytë?”

    Reply
  • Zhozi says:
    April 21, 2024 at 11:20 pm

    O ti beu i surrelit tkap pri zhelesh un, MOS ma prek bËrishën!

    Reply
  • Ppsh says:
    April 22, 2024 at 5:44 am

    I vetmi qe mbron interesat e presheves eshte shaip kamberi
    Ndersa ky dukej me serb se serbet dhe kjo dalje nga skena eshte loje e po asaj pjelle
    Mjafton te lexoni qendrimet e ketij politike dhe del qarte qe ky lloj dalje nga skena nuk ngjit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. Sazan Sahani on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. REDAKSIA ONLINE on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Kokpalari 21 janarit on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vlora e satëme on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. AI on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?