Shqipëria e nisi me një rekord historik pjesëmarrjen e saj në Euro 2024 por për fat të keq ishte vetëm për një gol, pasi në fund ishte Italia kampione në fuqi që festoi fitoren përballë kuqezinjve.
Pak sekonda iu deshën Bajramit për të gjetur golin e avantazhit dhe vendosur rekordin për një Kampionat Europian, por më pas ndeshja foli thuajse e gjitha për Italinë.
Të kaltrit gjetën shpejt barazimin me Bastonin e pastaj përmbysjen me Barelën, duke përfituar nga çoroditja e kuqezinjve.
Shtylla shpëtoi portën tonë nga goli i tretë në pjesën e parë, që u mbyll me avantazhin italian.
Në fraksionin e dytë të lojës, Italia luajti më e tërhequr duke administruar minutazhin, teksa Shqipëria nuk kishte forcën që të rrezikonte katërkëndorin e Donarumës deri në fundin e ndeshjes, duke mos qenë në gjendje që të barazonte rezultatin e saj.
Kështu, Shqipëria e nis me humbje aventurën e saj dhe kjo bën që ndeshja e dytë, ndaj Kroacisë, të kthehet menjëherë në vendimtare për fatin në këtë kompeticion.
ITALI-SHQIPËRI 2-1
11′ Baston, 16′ Barela / 1′ Bajrami
n.s. / dita
Shqiperia lujati kunder 16 vetave …….pik