Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vera do shtyhet deri në tetor,”, sinoptikania bën parashikimin e motit: Javën tjetër priten temperatura shumë të larta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Vera do shtyhet deri në tetor,”, sinoptikania bën parashikimin e motit: Javën tjetër priten temperatura shumë të larta
Kryesore

“Vera do shtyhet deri në tetor,”, sinoptikania bën parashikimin e motit: Javën tjetër priten temperatura shumë të larta

Published: July 6, 2023
Shpërndaje

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, sinpotikania e njohur Lajda Porja ka shpjeguar fenomenin El Nino që ndikon në kushtet atmosferike dhe se si do jenë temperaturat për muajin Korrik.

“El Nino është një gjendje termike ka ndikim dhe pasoja të mëvonshme, nuk është një stuhi apo ciklon që lëviz, po ndodh në Paqësor dhe po vjen drejt nesh. El Ninon, në momentin që do e kemi këtë fenomen, që është prezent tashmë, ai është një herë në 4 apo 5 vite, ne na presin vite të nxehta që do të thotë 2024-2025 do jenë vite të nxehta, flasim për temperatura mesatare vjetore, do kemi shtim të fenomeneve ekstreme. Kalimi i një fenomeni ekstrem në një tjetër si kundër i kemi përjetuar, pra nga një ditë shumë e nxehtë, në një ditë me stuhi tropikale. Shtimi i këtyre në numër, por kanë edhe një shkallë agresiviteti më të lartë. Pra tashmë është thyer edhe rekordi i 2016 ku temperatura mesatare globale 16.9 i shënuar është shtyrë në datën 3 korrik me 17.1 gradë e cilësuar si dita më e nxehtë në rang global deri më tani. Megjithatë meqë ky do jetë prezent, të paktën një periudhë të gjatë ne presim që të kemi akoma temperatura më të larta.

Aktualisht jemi me një verë tipike të korrikut dhe tipike shqiptare. Ende nuk i kemi pasojat e ndikimit të El Ninjos, kemi një fundjavë me temperaturat 34-35 gradë celsius, ndonjë zonë shumë e izoluar 36 gradë, një fundjavë me diell. Java tjetër do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave për shkak se do të kemi goditje nga valët e të nxehtit afrikan përkatësisht në pellgun e Mesdheut edhe pse Shqipëria në periferi do të shënojë edhe 37-38 gradë. Me pak fjalë korriku do të jetë ditë të nxehta, shoqëruar me ditë shumë të nxehta”, shprehet sinoptikania.

- Publicitet -

Porja shprehet se vera sapo ka nisur dhe nuk do mungojnë as temperaturat 40 gradë. Sipas Saj muaji i verës do ketë shtyrje edhe gjatë stinës së vjeshtës, ku shtatori dhe tetori do ketë temperatura më të larta sesa normalja.

“Pa diskutim që ne presime dhe vlera 40 gradë. Ne sapo kemi startuar dhe sapo kemi hyrë në verë dhe do kemi përveç temperaturave të larta, një spostim të verës drejt stinës së vjeshtës. Shtatori dhe tetori do ketë ditë plot me diell dhe me temperatura më të larta sesa duhet të jenë. Vera do të zgjatet, dimri do të cungohet, këto janë pasojat e El Ninos, ku dimri nga Dhjetori, Janari, Shkurti do të cungohet dhe vetëm një muaj ose një muaj e gjysmë dhe më pas do të kemi më shumë muaj me temperatura mbi mesataren sesa muaj tipik të dimrit”, ka thënë Porja.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit
  • A mund të përshtatet specia njerëzore me temperaturat përvëluese?
  • “Mur më mur” mes Spanjës dhe Italisë: Rikthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?