Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor teksa raportohet se shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.
Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.
Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri. Kryediplomatja gjermane deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia ka vazhduar të rris tensionet – duke mos vepruar njëjtë si Kosova në atë situatë të tensionuar.
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës.
Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës.
j.l./ dita

Kështu është kur mendon se je më i menqëmi dhe ma paçësori dhe ke për tu çliruar hiç pa u lagur ose vetëm në të kapërcyem këte do ta bënin ma mirë se Kosova kroatët boshnjakët
Shqiptare ne te gjith trojet jane te tralletuar nga ameriknet te gjith ata qe thone eshte aleati yne strategjik jana ata qe kan vjellur shqiptaret dhe kane shitur teritoret pra me fjalen aleat keta hjdut te shqiptarve mshihen mas mburojes amerikane ne dem te interesit kombetar dhe hjnin dhe tralletin pra keta te poshte duke propognduar miqesin me amerikanet shesin interesi e shqipetarve dhe i vjellin duke kompromentuar me parat e vjellura bejn lobim qe keta te vazhdojn hjnin dhe tralletin ndaj kombit ndersa ameriknet dali e thone jemi me popullin shqiptare por ne te vertet jane me bandat qe keta i perkrahin ne vjelljen e votes dhe te shqiperis prandaj keta jane te bler nga qeverit e shqiptarve.
Po vijen ne kosove per ti bere presjon qeveris qe te formoj zajednice qe te ulen tensionet,pra amerikanet e kan tralletuar kosoven sic kan tralletuar afganet kurdet dhe tani e ka rrallen kosova.deri tani qe kishin arritur amerikan bashke me serbin nen qeverisjet e komandateve dhe ldk te isa miut duke ju ndejur lepe peqe amerikanve dhe serbis keta komandat kesht i kishin punet mir se villnin kosove dhe benin pazar me territoret e kosove,por 14shkurit ndryshoj shum me ardhjen e qeris Kurti kjo qetesi u prish dhe nderkombtare po gjenden ne veshtirsi jo se nuk e dini pak a shum qendrimin e Kurtit por tani ku ne terren situata eshte pekeqesuar dhe pikerisht qe qeveria po thot te zbatohen marrveshjet e meparshme serbia po qet bandat ne terren she nderkombtare po i bejn presjon Kurtit dhe ia po i ndigjoni por siruata nuk po ndryshon dhe serbia eshte e perkrahur nga be dhe shba dhe po teimerohet me shum por qeveria e kosoves i ka vu ne prove dhe bashkesi nderkombetaret dhe ata qe jan persundim te ligjit dhe levizjen e lir te njerzve dhe qarkullimin e mjeteve nuk po done apo nuk kan vullnet pra nderkombtare jan duke perkrahur agresorin serb dhe jo ligjin dhe te drejten per te gjith qytetaret e kosoves.prandaj amerikanve nuk eshte per tju vesuar.
O Arben kthehu edhe nje here ne klase te pare dhe meso alfabetin.