Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veriu i Kosovës ende i bllokuar, sulmohen gazetarët. Pesë njësi policore janë ngujuar prej 12 ditësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Veriu i Kosovës ende i bllokuar, sulmohen gazetarët. Pesë njësi policore janë ngujuar prej 12 ditësh
Kosovë

Veriu i Kosovës ende i bllokuar, sulmohen gazetarët. Pesë njësi policore janë ngujuar prej 12 ditësh

Published: December 20, 2022
Shpërndaje

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar. Sot është dita e 11 që nga vendosja e barrikadave në disa rrugë kryesore në tri komuna veriore të Kosovës, në Leposaviç, Zveçan e Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka mbyllur vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur se ka pasur “plan ruso-serb” që të dielën, më 18 dhjetor, të digjej pika kufitare e Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë. Sipas Bislimit, nga të dhënat e institucioneve të sigurisë, del se “autori i vërtetë” i ngjarjeve në Jarinjë ishte presidenti rus, Vladimir Putin.

- Publicitet -

Ai tha se plani për djegien e pikës kufitare u parandalua nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim “me partnerët perëndimorë, veçmas amerikanët”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuçia.

Javën e kaluar Serbia i ka bërë kërkesë NATO-s lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Lidhur me këtë kërkesë nga KFOR kanë thënë se aktualisht po e shqyrtojnë këtë kërkesë.

Një ekip i televizionit Klan Kosova është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut. Sipas informacioneve paraprake sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë.

5 njësi policore janë ngujuar në Jarinjë dhe prej 12 ditësh as nuk lahen e as nuk kanë vende për të fjetur. Ekspress shkruan se njësitë policore janë bërë ‘mish për top’ dhe të lodhur nga kequshqyerja e pagjumësia, ata çdo ditë janë në ballë të ekspozimit të grupeve kriminale serbë.

Një sulm ndaj tyre do të prodhonte pasoja fatale sepse nuk do të kishte kush që t’u dalë në ndihmë. Përveç armëve të gjata patrulluese dhe atyre të brezit nuk kanë asgjë tjetër. Një nga mediat kosovare ka marrë informacione të mirë informuara se ky grupacion i policisë së Kosovës tashmë ndodhet edhe para një kërcënimi serioz të urisë.

“8 barrikada janë përgjatë rrugës dhe kalimit është i pamundshëm. Janë të bllokuara rrugët alternative dhe magjistralja. Njësitet policore janë kah Jarinja që del në veri dhe nuk ka asnjë mundësi që të hyjnë në territorin që është i banuar më shqiptarë. Rezervat ushqimore janë në prag të përfundimit të tyre. Ushqimi merret më dy vakte dhe është i thatë, kryesisht i konservave, por është duke u hargjuar. Nuk ka ujë të ngrohtë për larje. Asnjë nga policët nuk është larë as rruar që 11 ditë. Rrobat janë bërë zhyle. S’ka as banjo. Gjumi bëhet më ndërrime nëpër vetura. Janë shpenzuar edhe derivatet, ngase kur bënte ftoftë janë lenë makinat ndezë. Tash kërcënimi po paraqesin dhe temperaturat e ulëta, është situata e njëjtë si në front të luftës”, i thanë “Periskopit” burime të mirë informuara nga vendi ku qëndrojnë njësitet policorë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Aruba”, në përgjime del edhe emri i Arben Ahmetajt
  • Incident i rëndë në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen
  • Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por…

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Buda on PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  3. Valbona on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Buda on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?