Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Verma në Beograd: Sanksionet ndaj naftës nuk janë kundër Serbisë por kundër rusëve. Vuçiç: Jemi të paqartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Verma në Beograd: Sanksionet ndaj naftës nuk janë kundër Serbisë por kundër rusëve. Vuçiç: Jemi të paqartë
EkonomiRajoni

Verma në Beograd: Sanksionet ndaj naftës nuk janë kundër Serbisë por kundër rusëve. Vuçiç: Jemi të paqartë

Published: January 12, 2025
Shpërndaje

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma tha të shtunën se sanksionet ndaj industrisë së naftës nuk janë drejtuar ndaj Serbisë por kundër Rusisë.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në Beograd një ditë pasi Shtetet e Bashkuara përfshinë Industrinë Naftës së Serbisë në paketën e sanksioneve ndaj prodhuesve kryesorë rusë të naftës, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

“Ato janë të drejtuar kundër Rusisë, jo Serbisë. NIS (Industria e Naftës e Serbisë) është një nga dy mijë kompanitë e mbuluara nga sanksionet që synojnë heqjen e pronësisë ruse”, tha ai duke nënvizuar se nuk do të ketë pasoja për Serbinë nëse hiqet pronësia ruse.

- Publicitet -

“Është e qartë se Rusia nuk po investon në të ardhmen e Serbisë, sepse fitimet që ajo realizon nga Industria e Naftës e Serbisë nuk investohen në Serbi. Largimi i kapitalit rus, do të kontribuojë për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon”, tha zoti Verma, sipas një përkthimi të zyrës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS), mbi 56 për qind të aksioneve të së cilës u takojnë kompanive ruse Gazprom Neft dhe Gazprom, është furnizuesja e vetme e Serbisë me gaz dhe pronarja e të dy tubacioneve që transportojnë gaz nga Rusia për në Serbi.

Sanksioneve, të cilat Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i kishte paralajmëruar që më 13 dhjetor të vitit që lamë pas u është bashkuara edhe Britania e Madhe.

Presidenti serb tha se deklarimet që Serbia nuk ishte objektivi i sanksioneve, nuk është farë ngushëllimi.

“Rreth 30 vende, sipas llogaritjeve fillestare, janë prekur në mënyra të ndryshme nga këto sanksione ose subjekte nga ato vende. Por, kudo ka të bëjë me pasuritë, kapitalin dhe interesat ruse”, tha ai.

Presidenti serb tha se ka shumë paqartësi lidhur me sanksionet.

“Së pari duhet të kalojmë të paktën shtatë deri në 10 ditë të tjera duke biseduar me amerikanët, për të parë saktësisht se çfarë përmban e gjithë paketa e sanksioneve, në mënyrë që të mund t’u drejtohemi rusëve dhe më pas të flasim me ta për atë që duhet të bëjmë”, tha zoti Vuçiç.

Presidenti serb tha të premten se Shtetet e Bashkuara kërkojnë “tërheqjen e plotë të kapitalit dhe interesave ruse” nga Industria serbe e Naftës, transformimi i pronësisë duhet të përfundojë brenda 45 ditësh dhe duhet të miratohet nga Shtetet e Bashkuara.

Vuciç: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se furnizimi i Serbisë me Gaz nga Azerbajxhani është pezulluar dhe është e paqartë se kur do të rifillojë.

“Kam marrë informacion nga vëllezërit dhe miqtë tanë nga Azerbajxhani se për shkak të problemeve që ata kanë, nga sot nuk mund të llogarisim në 1.7 milionë metra kub gaz që vinte çdo ditë”, tha Presidenti Vuçiç, duke theksuar se “kjo do të thotë se që nga sot do të fillojmë të shpenzojmë rezervat e gazit”.

Ai shfaqi shpresën se për një ose dy muaj të rifillojë furnizimi me gaz nga Azerbajxhani.

Në vitin 2023, Serbia, e cila shpenzon më shumë se 3 miliardë metra kub gaz në vit, nënshkroi një marrëveshje me Azerbajxhanin për të blerë 400 milionë metra kub gaz natyror, nga viti 2024.

Pjesën tjetër të gazit Serbia e siguron nga Rusia.

Autoritetet në Azerbajxhan nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese të agjencisë së lajmeve Reuters për të komentuar në lidhje me eksportet e gazit në Serbi.

Serbia e cila zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se me zëvendës Sekretarin Verma biseduan edhe për vendosjen e një dialogu strategjik që sipas tij do t’i çojë marrëdhëniet në mes dy vendeve në një nivel më të lartë.

“Dialogu strategjik nuk është diçka që do të zgjidhë problemet, veçanërisht rreth Kosovës, por hap mundësi dhe sfida të rëndësishme, të mëdha për qeveritë e ardhshme në Serbi dhe administratat në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend i vogël për ta, por besoj se fakti që ata kanë treguar interes për një dialog strategjik me Serbinë për herë të parë, tregon se marrëdhëniet tona kanë ndryshuar për mirë”, tha presidenti serb.

“Dialogu strategjik na siguron një format të strukturuar në mënyrë që qeveritë tona të mund të përqendrohen në tema thelbësore të bashkëpunimit si në fushat e mbrojtjes, energjisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ky dialog dëshmon për rëndësinë që ne i kushtojmë marrëdhënieve me Serbinë, të cilat bazohen në respektin e ndërsjellë dhe përkushtimin për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë”, tha zëvendës sekretari Verma.

Zyrtari amerikan shkoi në Serbi pas vizitës që zhvilloi në Kosovë, pas së cilës autoritetet në Prishtinë thanë se pritet që së shpejti të përmbyllet dialogu strategjik mes dy vendeve që sipas tyre do të përfshijë fusha të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?