Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vështirësitë e Biden për të ruajtur balancën për Lindjen e Mesme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vështirësitë e Biden për të ruajtur balancën për Lindjen e Mesme
Bote

Vështirësitë e Biden për të ruajtur balancën për Lindjen e Mesme

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Presidentit Joe Biden i duhet të ruajë balancën e vështirë mes dhënies së mbështetjes së plotë për aleatin më të ngushtë të Amerikës në Lindjen e Mesme, ndërkohë që përpiqet të ndikojë tek Izraeli që të veprojë me vetëpërmbajtje, në mënyrë që lufta me Hamasin të mos zgjerohet më tej. Ndërsa thellohet kriza në Lindjen e Mesme, Presidenti Biden përballet me trysni në rritje brenda Shteteve të Bashkuara dhe nga vendet aleate për të balancuar mbështetjen e tij për Izraelin me njohjen e situatës së rëndë në të cilën gjenden palestinezët e pafajshëm.

Presidenti Biden është zotuar ta mbështesë Izraelin, që synon të eliminojë grupin militant Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës dhe që ndërmori sulmet brutale, ku mbetën të vrarë 1400 izraelitë.

Pentagoni ka dërguar këshilltarë ushtarakë dhe po përshpejton dërgimin e sistemeve të sofistikuara të mbrojtjes ajrore në Lindjen e Mesme, ndërsa pritet që Izraeli të fillojë së shpejti një ofensivë tokësore me qëllim eliminimin e militantëve të Hamasit, që qeveris Rripin e Gazës.

- Publicitet -

Shtetet e Bashkuara gjithashtu i kanë këshilluar zyrtarët izraelitë që të shtyhet sulmi tokësor, ndërsa ekziston rreziku i një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme dhe janë shtuar sulmet ndaj objekteve dhe interesave amerikane në rajon.

Trysnia ndaj Presidentit Biden për një përqasje të balancuar vjen nga udhëheqësit arabë në Egjipt, Irak, Jordani dhe me gjerë, ku ka patur protesta për krizën në Gazë.

Trysnia vjen edhe nga zyrtarët evropianë, të cilët janë shprehur të tmerruar nga sulmi më brutal në territorin izraelit prej dekadash, por edhe kanë nënvizuar se izraelitët duhet të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe humanitar.

I pyetur dje nëse duhet të vendoset një armëpushim, Presidenti Biden tha se “duhet të lirohen njëherë pengjet” dhe se “pastaj mund të flitet” për këtë.

Por, Presidenti Biden përballet gjithashtu me trysni nga anëtarët më të rinj dhe më liberalë të Partisë së tij Demokrate, të cilët janë më të ndarë për këtë çështje se udhëheqësit më të vjetër, apo të qendrës së partisë.

Pas gati një javë luftimesh, dhjetëra ligjvënës i shkruajtën Presidentin Biden dhe Sekretarit Blinken për të bërë thirrje që të sigurohet mbrojtja e civilëve izraelitë dhe palestinezë në përmbushje të ligjeve ndërkombëtare humanitare, për kthimin e sigurt të pengjeve, dhe për përpjekje diplomatike për të siguruar një paqe afatgjatë.

Zhvillimi më domethënës që rezultoi nga vizita e Presidentit Biden në Izrael këtë javë ishte se Egjipti dhe Izraeli ranë dakort të lejojnë hyrjen në Gazë nëpërmjet pikës kufitare Rafah të një numri të kufizuar kamionësh me ushqime, ujë, ilaçe dhe ndihma të tjera jetike.

Megjithëse marrëveshja për të lejuar ndihma drejt Gazës duket se nuk luan rol të madh në këtë krizë të jashtëzakonshme humanitare, zyrtarët amerikanë thanë se përfaqëson një lëshim domethënës nga qëndrimet që Izraeli mbante përpara takimit të Kryeministrit Netanyahu me Sekretarin Blinken dhe takimeve të mëvonshme me Presidentin Biden.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?