Nga Janusz Bugajski, editorial në DITA
Viti 2024, si vit në të cilin do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA është, gjithashtu, një vit shumë i rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane. Krizat që janë shpalosur njëkohësisht në disa rajone do të vënë në provë unitetin e Perëndimit dhe vendosmërinë e SHBA-së.
Për më tepër, këto sfida vijnë në një kohë kur Amerika ka gjasa të jetë përballë një gare zgjedhore të përsëritur mes Biden dhe Trump, çfarë do ta përshkallëzojë polarizimin dhe radikalizimin e brendshëm.
Sfida më e madhe e vitit 2024 do të jetë se në mënyrë sa efektive SHBA dhe aleatët e saj do të mund ta armatosin Ukrainën dhe do t’i mundësojnë Kievit të rimarrë të gjitha territoret e veta, që ndodhen nën pushtimin rus. Në fillim të këtij viti të ri, do të vendoset nëse SHBA do ta përforcojë mbrojtjen e Ukrainës me një pakete financiare prej 61 miliardë dollarësh.
Ai që fshihet pas konfliktit të Gazës është Irani, fuqia më e madhe rajonale që kërkon shkatërrimin e Izraelit. Gjasat për luftë të mirëfilltë midis SHBA-së dhe Iranit, në vitin 2024, do të shtohen, veçanërisht nëse Teherani bind Hezbollahun të hapë një front të dytë kundër Izraelit në Liban dhe vijon të furnizojë me armë milicinë Houthi, në Jemen, që këta të sulmojnë anijet tregtare perëndimore.
Gjendja do të përkeqësohej edhe më tej, nëse Irani fillon të shënjestrojë anijet në Ngushticën e Hormuzit, një pikë ku mund të mbyten shumica e cisternave të naftës të nisura nga Gadishulli Arabik. Kjo do të rriste në mënyrë domethënëse çmimet e energjisë në botë.
Një skenar edhe më i rrezikshëm është që Teherani të pasurojë mjaftueshëm uran sa të mundet të ndërtojë armë bërthamore, çfarë do i bindte si SHBA-në ashtu edhe Izraelin të shkatërronin objektet bërthamore të Iranit, në mënyrë që të shmangin shantazhet bërthamore të shtetit teokratik.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU

Jam kureshtar ta di, cfare thote intelektuhalja per kete.
A ka apo nuk ka luftë e di Amerika! Sidoqoftë lufta në Ukrainë do të vazhdojë, deri sa rusi të humbi ,ose të largohet! Rusi ka ngritur tashmë në kufirin e saj një përbindësh, që jeton vetëm për hakmarrje. A do ta mund ajo këtë përbindësh? Ky përbindësh do të rritet me një progresion, që nuk eka njohur historia! Besoj se përbnindësi i ri UKRAINA do të rritet e do ja kalojë rusisë, do prodhojë vet armë moderne dhe, do ta detyrojë rusinë të largohet. Po qe se rusia nuk do largohet- Rusia do të shkatërrohet! Ukrina do të fitojë, se për të lufta është JETË A VDEKJE. Përpara se të vdesim ne- thotë ajo- le të vdesi rusia. Ukraina, me sulmet katastrofike ruse të pabazuara në asnjë konventë ndërkombëtare ka fituar përjetësisht të drejtën e sulmit-EDHE KATASTEOFIK KUNDËR RUSISË. Nga ana tjetër në lindjen e Mesme-lufta do të mbaroë me bombardimin e ndërmarrjeve atomike të Iranit. Kjo do të ndodhë, sepse po qe se Irani do e prodhjë bombën atomike do ta hedhë në Izrael. Kjo do t ishte katastrofë, që do të çonte në zhdukjen nga harta, jo të Izraelit, por të Iranit, se Izraeli do të hidhte të gjita bombat atomike në Iran në ç’do qytet e lagje.