Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Brenda nëndetëses që u zhduk në Atlantik, pasagjerët janë të bllokuar, në asnjë rast nuk mund të dalin vetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Brenda nëndetëses që u zhduk në Atlantik, pasagjerët janë të bllokuar, në asnjë rast nuk mund të dalin vetë
BoteEnciklopediKryesore

VIDEO: Brenda nëndetëses që u zhduk në Atlantik, pasagjerët janë të bllokuar, në asnjë rast nuk mund të dalin vetë

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

Kjo është mini-nëndetësja e zhdukur në oqeanin Atlantik. Ajo ishte reklamuar para pak muajsh nga pronari i kompanisë OceanGate, Stockton Rush.

Ekipet e kërkimit janë në garë me kohën për të gjetur nëndetësen e turistëve, e cila u zhduk gjatë një zhytjeje drejt pjesëve të anijes së fundosur, Titanik.

Pesë persona ishin në bordin e nëndetëses kur ajo humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes.

- Publicitet -

Në mesin e personave që gjenden në këtë nëndetëse është miliarderi dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding. Në bord të nëndetëses janë edhe biznesmeni pakistanez, Shahzad Dawood, dhe djali i tij Sulemani. Me këtë nëndetëse po ashtu besohet po udhëtonte edhe eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet. Raportohet se edhe shefi ekzekutiv i OceanGate – kompania që ka organizuar këtë zhytje – është në bordin e nëndetëses.

Avionë ushtarakë dhe nëndetëse sonare janë përfshirë në kërkimin e nëndetëses. Nëndetësja e zhdukur komunikon me një anije mbi sipërfaqen e ujit përmes teksteve të shkurtra.

Por, komunikimi përmes GPS dhe sistemeve të radios nuk është i mundur. Personat që gjenden brenda nëndetëses nuk mund të dalin vetë nga ajo, sepse ata janë të mbyllur brenda me bulona që vendosen nga jashtë.

Materialet promovuese të Titan treguan një brendësi pa ndenjëse, vetëm një dysheme të sheshtë ku mund të uleshin pasagjerët dhe një portë të vetme pamjeje me diametër 21 inç.

Qeveria franceze tha të martën se po dërgonte gjithashtu një anije kërkimore, Atalante, e cila është e pajisur me një robot eksplorues, për të ndihmuar me kërkimin. Tashmë në vendngjarje ndodhet Victor 6000, roboti që mund të nxjerrë nëndetësen në sipërfaqe.

Më poshtë shihni videon nga New York Times.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/06/Snapinsta.app_video_42307267_815208023629555_6194401072755894045_n.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Lidhjet e fshehta në stepat e Mongolisë: Djali i Trump kapet në gjueti me aleatin e Putin
  • Rama lëvdon ndryshimet në paketën fiskale
  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet
  • Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro

Komentet e Fundit

  1. Otto on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  2. ¿? on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  3. Vezhguesi popullor on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  4. Flamur Struga on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  5. × on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?