Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Kavajë, humbën jetën dy turistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Kavajë, humbën jetën dy turistë
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Kavajë, humbën jetën dy turistë

Published: June 2, 2025
Shpërndaje

Dy turistë anglezë pranë “Shkëmbit të Kavajës” morën me qira mjetin lundrues Jet Ski, të cilin e pronetuan për disa orë.

Pasi u pajisen me jelek shpëtimi, ata kaluan në hapësirën e dedikuar për mjetet lundruese dhe nuk u kthyen deri sa u konstatuan nga policia kufitare.

Tv Klan ka publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e të dielës.

Siç duket në këtë video, dy turistët anglezë presin të nisen me Jet Ski.

- Publicitet -

Pasi ndihmohen nga punonjësi i pikës së dhënies me qira të mjeteve, ata nisën në orën 09:41.

Gjatë kësaj kohe miqtë e tyre, i filmojnë me telefon, për të dokumentuar xhiron e tyre në det.

Teksa dy turistët anglezë lundrojnë në det, dy efektivë të policisë kufitare paraqiten pranë biznesit për të kontrolluar dokumentacionin.

Tetë minuta pasi nisën nga bregu i detit, viktima Sylvester Obeng, i cili ishte drejtuesi i mjetit kreu një manovër me shpejtësi e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar poshtë tij, ndërsa partnerja e tij në det të hapur.

Kjo skenë siç duket në pamje pikaset nga miku i tyre në breg të detit i cili lajmëron pronarin e biznesit dhe efektivët e policisë.

Këta të fundit lajmërojnë në radio patrullën që ndodhej në det duke kryer kontrolle.

Mjeti lundrues i policisë kufitare niset me shpejtësi, por arrin 1 minutë më vonë pranë dy turistëve anglezë. Ata përpiqen tu japin ndihmën e shpejtë, por 34-vjeçari nuk ia doli të mbijetojë. E gjithë dinamika e aksidentit, u deklarua në polici nga partnerja e viktimës e cila i tha bluve se morën me qira mjetin dhe nuk iu kërkua as patentë dhe as iu dha skafandër.

Por mungesa e patentës dhe kokores për policinë janë shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë nga pronari i biznesit, 56-vjeçari Luiz Xhumari, i cili këtë të hënë u vu në pranga.

Sipas bluve të Durrësit, ai u ka dhënë me qira Jet Ski-në dy turistëve pa i pajisur ata me skafandër mbrojtëse, por vetëm me jelek shpëtimi.

Gjithashtu nga ana policisë është pezulluar dhe aktiviteti i subjektit. Për sqarimin e plotë të ngjarjes policia po kryen verifikime edhe ndaj dy shtetasve anglezë, për të parë nëse kanë qenë nën efektin e alkoolit ndonëse deri më tani nuk ka të dhëna të tilla./Tv Klan

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • ¿? says:
    June 2, 2025 at 8:17 pm

    Po titulli thote qe vdiqen dy turiste, pastaj ne shkrim del qe vetem nje vdiq, tjetra biles foli (s’besoj se foli e vdekur) dhe tregoi qe i zoti i biznesit nuk i pajisi me skafander. Na sqaroni pak edhe per kete se nuk po na ze gjumi nga meraku.

    Reply
  • Hajdar says:
    June 2, 2025 at 9:01 pm

    A u arrestu Xhumari per mos respektimin e kushteve te mbrojtjes ne pune, iken Xhumarit 500 000 Euro.

    Reply
  • capi says:
    June 2, 2025 at 9:41 pm

    O gazeta dita ndonje shkrim per shqiptaret do e keni. Ne nje protestojne per Hamidin nga Agjeria, , ne nje tjeter historia Romios dhe Xhulit nga Nigeria, dhe ky me dy Ganeze.
    Nuk ju ve dhe shume faj, se per nja 10 vjet keta do jene ata qe do lexojne dhe komentojne ketu.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 2, 2025 at 9:48 pm

    Po parashuten e kishin marre me vete? Prandaj eshte bere dhe aksidenti. Jam i sigurt qe mjeti nuk ka pasur as jastek ajri. Bile kane qene dhe me shpejtesi e kane kaluar me drite te kuqe.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 2, 2025 at 9:59 pm

    Ndoshta TV Klan Fake News. Jetojme ne boten e cudirave te informacionit.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 2, 2025 at 10:02 pm

    Se si mund te vritet dikush ne det te hapur me JetSki pa u perplasur me asgje, kete vetem Klani i Fevzos e kupton.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    June 2, 2025 at 11:12 pm

    Aaa ju jeni ftof n`tajare mre turista.Ju rren Edi Rama me revista me ngjyra.Vini lini kockat ktu.

    Reply
  • intelektuali says:
    June 3, 2025 at 4:51 am

    Si gjithmone media shqyptare leshon plot llogje budalli per aksidentin tragjik por nuk tregon ASGJE per arsyen kryesore:

    KUSH E VRAU NE DET TE HAPUR TURISTIN FAMOZ ANGLEZ DHE PLAGOSI RENDE TE DASHUREN E TIJ SIPAS GJASAVE DHE GOJEVE TE LIGA SHQYPTARE?

    Shumkush do te aludonte ate qe nuk e thote Klan TV se jet-i eshte perplasur me ndonje shkemb nenujor, por te Shkembi i Kavajes ne Golem nuk ka shkembinj as mbiujor dhe as nenujor. Sipas Saliut anglezin e kane vrare bandat e krimit te Edvinit nga Shkembi i Kavajes qe anglezet i kane perzene me hu nga U.K. dhe qe vodhen votat por askush nga Sanco Pancat e PD nuk e mesoi kurre si i vodhen edhe kur vigjilentet Belind Kellici dhe Jorida Tabaku kishin perveshur menget dhe i ster-numeruan kutite dhe nuk u besonin syve qe pas verfikimit rezultoi se askush nuk i kishte prekur votat ne kuti, te gjitha flete-votimet ishin me vule dhe firme origjinale gje qe nuk lejonte asnje kontestim,

    prandaj:

    Mbetet te besojme qe anglezin e hengri peshkaqeni i Shkembit te Kavajes qe Edi Rama e kishte hedhur ne det enkas per te asgjesuar anglezet e LIQ qe nuk i honepsin dot shqyptaret me shtepite e barit dhe qe na kujton minat jugosllave qe Enveri hodhi ne Kanalin e Korfuzit qe vrane dhe masakruan Aleatet angleze te LIQ qe e kishin “hale ne sy” Shqypnine ne Kohen e Qepes te Partise se Punes alias Partia Socialiste e Edvinit.

    Reply
  • Ppp says:
    June 3, 2025 at 7:46 am

    Ku shkon ky me jet ski pa patente kamioni?
    A e dini qe nqs bie na jet ski skafanda eshte rrezik i shtuar?
    E lexova artikullin duket tama si nje verbal i ppsh
    Pasi miku i viktimes dha alarmin policise ju desh vetem 60 sekoda (sa zili na kane) te shkoi tek jet ski?
    Vertet?
    Tani po me thote kush nga se vdiq zotria ngaqe skishte skafader dhe ju hapen trute ne det apo ngaqe piu uje sepse policia shkoi pas disa oresh si thote vete artikulli ne fillim?

    Reply
  • Na myten says:
    June 3, 2025 at 8:55 am

    Po licencen kush ia u jep ketyre ndonje Erdit Gega, kunati i Blendi Klosit, si ato licencat e Rojeve Bregdetare?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?