Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Gazetari i BBC e pyet për izraelitët që u masakruan në gjumë, zyrtari palestinez largohet nga intervista
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Gazetari i BBC e pyet për izraelitët që u masakruan në gjumë, zyrtari palestinez largohet nga intervista
AktualitetBote

VIDEO: Gazetari i BBC e pyet për izraelitët që u masakruan në gjumë, zyrtari palestinez largohet nga intervista

Published: October 27, 2023
Shpërndaje

Një pyetje e bërë nga korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega, një zyrtari të Hamasit që po intervistonte, zemëroi aq shumë palestinezin Ghazi Hamad, saqë ai hodhi mikrofonin e tij dhe njoftoi se po largohej, sigurisht pa dhënë një përgjigje.

Hamad, i cili është anëtar i byrosë politike të grupit islamik, pohoi në intervistën e tij me gazetarin e rrjetit britanik se nuk ka pasur kurrë një urdhër për të vrarë civilë gjatë pushtimit të befasishëm të Hamasit në Izrael më 7 tetor, në të cilin ata humbën jetën më shumë se 1400 njerëz.

Ky pretendim, natyrisht, është në kontrast i plotë me imazhet horror që kanë qarkulluar në internet që nga sulmi i përgjakshëm, i cili përfshinte vrasjen e më shumë se 250 të rinjve në një festival muzikor në shkretëtirë.

- Publicitet -

Sulmet e kryera 20 ditë më parë nga terroristët e Hamasit në Kibbutz Be’eri ishin ndër më të tmerrshmet. Njerëzit u masakruan në shtretërit e tyre dhe fotografitë e pasojave të masakrës janë publikuar që tregojnë dhoma të lagura me gjak të shpërndara me kufoma. As kopshti i fëmijëve të komunitetit , ku besohet se izraelitët janë strehuar gjatë sulmit atë të shtunë, nuk u kursye nga zemërimi i terroristëve.

Të paktën 100 njerëz nga ky kibuc i veçantë ranë viktimë e tërbimit vrastar të terroristëve, siç raportohet nga gazeta Daily Mail.

Por sipas zotit Hamad, vdekjet e civilëve gjatë këtyre bastisjeve në këto komunitete nuk ishin të qëllimshme, por rezultat i “konflikteve” që ndodhën në zonën e gjerë. Korrespondenti i BBC-së theksoi se nuk është “konflikt” kur dikush hyn në shtëpitë e civilëve dhe i vret ata. “Ajo që mund t’ju them është se ne nuk kishim ndërmend të vrisnim civilë, as nuk kishte një vendim për ta bërë këtë”,  tha zyrtari i Hamasit.

Bachega më pas pyet Hamadin se si e justifikon faktin që izraelitët u masakruan ndërsa flinin në shtretërit e tyre, por nuk merr kurrë një përgjigje, pasi zyrtari i Hamasit vendosi pikërisht në atë moment të mbyllte intervistën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?