Vila 31 x Art Explora – ish-rezidenca e diktatorit Enver Hoxha është kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore, teksa sot mirëpriti rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, në ditën e inaugurimit të saj. Në ceremoni ishte dhe kryeministri Rama së bashku edhe me kreun e Art Explora që kreu këtë projekt kulturor, Frederic Jousset, të cilit Rama i dha një medalje kryeministrore.
“Nuk besoj se imagjinata e artistëve këtu të përfytyrojnë anglezët të hapin një gjë të tillë në Shqipëri apo kudo gjetkë. Që nuk është kolonia e tyre. Unë duhet të nderoj Frederikun që erdhi sot me shumë njerëz të tjerë, jo vetëm të flasë në frëngjisht por duke i kushtuar një fjalim të gjatë.
Një fjalim të gjatë sepse falë imagjinatës së ambasdorit tim Dritan Tola, ideja për të nderuar Frederikun me medaljen e yllit të njohjes publike u bë në një miting jashtë. Nuk e ka bërë kush këtë. Jemi vend demokratik. Ndonjëherë ambasadorët na japin urdhra”, tha Rama.
Më tej kryeministri tregoi vlerësimin e tij për Fredericun dhe Art Explora.
“I dashur Frederik, e fillova duke pyetur Chat GPT., djalë i adhuruar nga prindërit. Babai juaj ekspert financash. Mendja e bukur mamaja juaj, specialist e dizanjit. U diplomuat në shkollën e tregtisë, ushtar trim parashutist. Sipërmarrës serial i suksesshëm, ju ka dhënë sharm diskret që të jep paraja. Ky sharm veproi dhe në Shqipëri me 700 të punësuar me Ueb help. Sportist i fortë duke rrezikuar jetën tuaj. Ja ku jeni me ne. 15 vjeçar konfirmuar prirjen e mbrojtësit të artit dhe kulturës. Financuat shumë aktivitet, ndihmuat Luvrin, drejtuat shkollën e arteve të bukura në Paris, kushtuar energji dhe para artit dhe kulturës. Më në fund mbërritët te kjo aventurë e fundit, tek Art Eksplora për ta demokratizuar artin. Në 2024, ky projekt fantastik. Një poet këndonte: i lumtur ai që ka bërë udhëtime të bukura si Uliksi. Edhe ju jeni si Uliksi. Më folën për një engjëll mbrojtës, nëna juaj dhe ja dolët me bastin tuaj. Në 2021 me një mikeshën tuaj franko shqiptare bëtë një udhëtim të bukur në Shqipëri dhe ratë në dashuri. U takuam bashkë në zyrën time dhe joshëm njëri tjetrin. Ju si sipërmarrës me 700 të punësuar në Shqipëri dhe unë si dikush që ju e patë si target të mundshëm dhe ja ku u takuam. Ju vizituat këtë shtëpi pas drekës, pitë mjaft verë të kuqe. Më dërguat një mesazh, ku thoni që do kemi takim tjetër. U bë fillimi i një miqësie të bukur”, vijoi Rama.
Së fundmi Rama i dha medaljen Fredericut, teksa nuk munguan dhe batutat me miqtë francezë.
“Hapim sot Vila 31 në praninë e një publiku të bukur dhe shumë njerëz të ardhur nga Franca. Sot një vatër kulture për të gjithë shqiptarët. Ministri francez për Evropën na nderon sot me praninë e tij. Shtoj se ai ka aftësinë të më befasoj se pavarësisht krizave në Francë ai vazhdon të jetë këtu. Larmia e njerëzve shqiptarë këtu tregon për vlerësimin që ju bëjnë ju dhe njohin vlerën tuaj. Vlerat matet me mënyrat se si njeriu gjendet në botë dhe me veprimet që ka kryer. Në romanin e Don Kishotit, ai shpall secili është bir i veprave të tij.
Mirënjohje e republikës më jep rastin t’ju falënderoj për veprimtarinë tuaj dhe veprën tuaj në Shqipëri. Do doja të vinit këtu pranë meje për t’ju paraqitur, medaljen e kryeministrit. Ylli i madh i mirënjohjes së Republikës së Shqipërisë.
Mendoj se me këtë erë poetik dhe gjest romantik, merreni kështu. Duke qenë se jemi vend kontrabandistësh ju tregoj se kjo nuk është kontrabandë por është origjinale e juaja certifikata”, përfundoi Rama.
Vila 31 do jetë e hapur me hyrjen falas nga datat 9-13 prill, duke sjellë një program kulturor të hapur për të gjithë: performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash.