Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Inter mposht Lazion dhe “rrëmben” Kupën e Italisë, zikaltërit e papërmbajtshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > VIDEO: Inter mposht Lazion dhe “rrëmben” Kupën e Italisë, zikaltërit e papërmbajtshëm
Sport

VIDEO: Inter mposht Lazion dhe “rrëmben” Kupën e Italisë, zikaltërit e papërmbajtshëm

Published: May 14, 2026
Shpërndaje

Inter konfirmoi dominimin në futbollin italian duke fituar për herë të parë që nga viti 2010 titullin kampion dhe Kupën e Italisë në të njëjtin sezon.

Skuadra zikaltër mposhti Lazion me rezultatin 2-0 në finalen e Kupës së Italisë, duke i shtuar trofeut të kupës edhe titullin e Serie A, të siguruar tre javë para fundit të kampionatit.

Ky sukses rikthen kujtimet e vitit 2010, kur Interi i drejtuar nga Jose Mourinho fitoi tripletën historike, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

- Publicitet -

Trajneri aktual, Christian Chivu, po fiton shpejt vlerësime në stolin zikaltër. Ish-mbrojtësi rumun, pjesë e ekipit legjendar të vitit 2010, mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Simone Inzaghi në fund të sezonit të kaluar.

Kapiteni Lautaro Martenez nuk kurseu elozhet për trajnerin e tij pas finales.

“Çfarë note do t’i jepja Chivu-t? Dhjetë nga dhjetë”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

Ai theksoi se rikthimi te trofetë nuk ishte i lehtë pas zhgënjimeve të sezonit të kaluar, kur Interi humbi titullin e Serie A për vetëm një pikë ndaj Napolit, u eliminua në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe u mposht rëndë 5-0 nga PSG në finalen e Ligës së Kampionëve.

Finalja në Romë u vendos nga dy gabime të Lazios. Në minutën e 14-të, pas një goditjeje nga këndi të Federico Dimarcos, mbrojtësi Adam Marusiç devijoi topin në portën e tij.

Goli i dytë erdhi pas një gabimi të Nuno Tavares, të cilit iu vodh topi nga Denzel Dumfries pranë zonës. Holandezi pasoi për Lautaron, që e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë për 2-0.

Interi kishte triumfuar edhe pak ditë më parë ndaj Lazios me rezultatin 3-0 në kampionat, në atë që u konsiderua prova gjenerale për finalen e Kupës së Italisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!

Komentet e Fundit

  1. ¿? on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Kiri on “Penxherja ime…”
  3. une on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  4. Investitori jostrategjik on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. Detari on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?