Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Kurti nxjerr pamjet, ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën: Afrimi i tyre nuk është normal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > VIDEO: Kurti nxjerr pamjet, ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën: Afrimi i tyre nuk është normal
KosovëLajmi i fundit

VIDEO: Kurti nxjerr pamjet, ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën: Afrimi i tyre nuk është normal

Published: March 22, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, njësi të specializuara të ushtrisë serbe janë parë vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut.

Kurti ka publikuar një video dhe ka thënë se lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën. Ai theksoi se janë duke u vëzhguar me kujdes nese këto forca do të përpiqen ta kalojnë kufirin dhe shtoi se edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.

“Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën”, tha Kurti.

- Publicitet -

Reagimi i Kurtit:

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.

Kurti i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që të dërgojë më shumë trupa për të mbrojtur vendin pasi ai thotë se Serbia është përgatitur për sulm. Albin Kurti i tha The Telgraph në një intervistë në zyrën e tij në Prishtinë, kryeqytetin e vendit, se prania “simbolike” e NATO-s në Kosovë nuk ishte e mjaftueshme për të penguar Beogradin nga pushtimi.

Këtë javë, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç la të kuptohet se ai dëshiron të rimarrë Kosovën, duke pretenduar se qeveria e tij do të “priste momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do të shfrytëzojmë mundësinë tonë”. Kurti tha se Britania e Madhe, si anëtare e NATO-s, ka përgjegjësi për të ndihmuar Kosovën.

“Mbretëria e Bashkuar është pjesë e NATO-s dhe ata veprojnë dhe veprojnë në atë mënyrë. Unë besoj se duhet të ketë më shumë trupa të NATO-s në Kosovë”, tha ai.

Deklarata e Vuçiç ka nxitur reagime brenda dhe jashtë Kosovës. Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, në një reagim në platformën “X”, ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e Vuçiç për Kosovën.

“Hej, Joseph Borrel, Miroslav Lajçak dhe Oliver Varhelyi. A e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë? Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! Tani!”, ka shkruar ai.

Po ashtu kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiç.

“Presidenti Vuçiç keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Bashkimi Evropian”. Por, Vuçiç ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka thënë Roth.

Si kundërpërgjigje ndaj tendencës ë Vuçiç, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga këto deklarata. Ai ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”, tha Hovenier.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Prec Ulaj says:
    March 22, 2024 at 12:04 pm

    Albin Kurti shfrytezon slloganet kunder Serbise per zgjedhjet qe po afrohen, se asgje tjeter nuk e sjell me ne qeveri, kete e treguan zgjedhjet e pushtit vendor, ku humbja ne qytetet kryesore lajmeroi humbjen qe po vjen ne zgjedhjet Parlamentare ne kosove,,
    Albini mashtron, genjen, ben poza si Musolini, si lider i madh i Kosoves, shkon fut sherrin ne Shqiptaret e Maqedonise, Presheves, Malit te Zi, kudo.
    Celesi i humbjes eshte aleanca me Vjosa Osmanin, ajo e ka marre sinjalin cfare mund ti ndodh kosoves, nese Albini zgjidhet perseri.

    Reply
  • mali says:
    March 22, 2024 at 3:03 pm

    Si thua ti eshte o Prec Ulaj.Fillojme dhe rrezojme teorikisht Kurtin.
    Ai qe do te vije pas Kurtit nuk po na thua c’fare programi ka per Kosove?
    Do te riktheje dinarin serb ?
    Do te riktheje targat serbe ne Kosove?
    Do ta beje veriun e Kosoves si Bosnje-Hercegovine me republika serbska?
    Nuk do te bleje arme per te fuqizuar ushterine e Kosoves?
    Nuk do te luftoje korupsionin?
    Nuk do te kujdeset per mireqenien e kosovareve?
    Do ktheje mbrapsht vizat per levizje te lire?
    Ka edhe shume te tjera.
    Pres pergjigje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?