Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut nga Qeveria, si dhe për dekretin e Presidentit për hapjen e garës për zgjedhje në Tiranë.
Seanca po mbahet me dyer të hapura dhe ‘live’ për publikun.
Përfaqësuesit ligjor të Veliajt në seancën e sotme në Kushtetuese janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi.
Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet.
“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.
Pas kësaj kërkese trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e Presidencës.
j.l./ dita
