Janë siguruar siguruar pamjet e momentit kur kamerieri 18-vjeçar Genti Nela dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit “Flar” në Malin e Robit në Golem mbrëmjen e 27 gushtit.
Në videon shihen disa persona të veshur me të bardha që janë në ndjekje të një të ri veshur më bluzë të zezë. Nuk dihet çfarë ka ndodhur më herët, por në këtë moment djali me të zeza, i cili është kamarieri 18-vjeçar Genti Nela, i kthehet dhe godet me grusht Arbër Habilajn, djalit 36 vjeç të pronarit të hotelit “Flar” te Mali i Robit në Kavajë, duke e hedhur përtokë.
Kaq mjaftoi që tre të tjerë, Florian Habilaj, 28 vjeç, po ashtu djalë i pronarit, shoku Enold Dragoti, 20 vjeç, dhe dhëndri i familjes, bashkë me Arbër Habilajn që u bashkohet, të dhunojnë në mënyrë barbare të riun, katër kundër një.
Në materialin filmik, një i pestë tenton të ndaj të rinjtë që vijojnë dhunën dhe një i gjashtë që qëndron indiferent thjesht duke i parë. Video mbyllet këtu dhe është paqartë nëse Genti Nela është dhunuar edhe më tej në oborrin pranë hotel “Flar”.
Report Tv mundi të zbardhë dëshminë e plotë të banakierit Genti Nela, dhënë në polici pas incidentit të dhunshëm, i cili gati sa nuk përfundoi më vonë në një masakër. Sipas 18-vjeçarit, gjithçka nisi pasi donte të largohej nga puna ku ishte prej më shumë se 1 muaj e gjysmë dhe kërkoi rrogën.
“U kam kërkuar pagën, pasi kisha vendosur të largohesha nga puna dhe të punoja diku tjetër. Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë”, ka treguar Nela.
Nela i tha policisë se është kërcënuar nga Habilajt se do e vrisnin. Ndërkohë, rrëfen momentet e para të dhunës, pamje të të cilave nuk janë publikuar.
“Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me tavëll qelqi në kokë dhe fytyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin. Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre”, shtoi 18-vjeçari.
Nela përshkruan edhe momentin e videos, ku dhuna ndaj tij ka rinisur.
“Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish”, citohet të ketë thënë i riu.
Pasi është larguar nga aty, Genti Nela ka njoftuar familjarët për dhunën e paprecedent. Xhaxhai i tij, Melison Nela, 47 vjeç, i armatosur u nis drejt hotelit me qëllim për të vrarë vëllezërit Habilaj dhe personat e tjerë të përfshirë. Ngjarja u parandalua nga policia, ndërsa një ditë më parë gjykata e la në burg pa afat. 45 ditë u caktua burg për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin. Arbër Habilaj vijon të jetë në kërkim.
j.l./ dita

Vend i ndyrë….. Ishalla e marrin reston nga njerëzit e djalit.
E u QR
Te babezitur
Albanistan
Né njé vénd ku kryeministri e sheh té nevojshme „té sqarojé“ publikun se deformimi i hundés sé tij, nuk kishte té bénte me pérdorimin e kokainés por me „plagét e lufté“ pér liriné e mémédheut,,,nuk mund té presésh asgjé tjetér veçse rrumpallé, hajdutéri dhe abuzim. Kur kryeministri dhe ministrat vjedhin, dhe mé pas nuk pranojné as urdhér arrestet e SPAK, kur pothuaj gjithé ministrat e qeverisé jané né burg, gjyq apo arrati, kur drejtorét e pérgjithshém té policisé béjné shoferin e krimineléve qé kérkohen me fletéarrest nga SPA,,a çuditet vérteté dikush pér krime té tilla?
Ky stan, kété bulmet ka. Kush kérkon rrogén, mund té humbé kokén.
Ku donim té shkonim ne? Né europé? Jo mo jo,,harrojeni. Nesér del ai me syze té kuqe prap dhe iu bén thirrje shqiptaréve né rajon, té kthehen né véndin e tyre sepse pagat jané mé té larta tek ne se atje.
Pagat?
Jepni emrin e lokalit. Kjo nuk ndodh as ne Afrike. Keta jane kriminela, drogaxhing, te lidhur me pushtetin qendror dhe lokal. Ku eshte plicia, shteti, OJQ? Vend mizerie dhe i mbaruar. Shko puno ne ate vend te kam rixha.
Kjo ngjarje e turpshme, ky krim i shëmtuar, turpëron gjithë Shqipërinë (të paktën shqiptarët që kanë një cipë në faqe).
Nuk i njoh ato shtazë të ndyra, që me ligjet e këtij vendi, quhen edhe… mender biznesmenë.
Nuk i njoh, e kurrë mos ua pafsha bojën.
…Më duhet të shkruaj një ngjarje reale, të ndodhur në një fshat të Lumit të Vlorës. Shtazët në pushtet të asaj kohe, pushuan nga puna “në kuadër të reformimit”, një mësues, ndër më të mirët.
Mbeti mësuesi duke shkuar në mender drejtorinë e mender arsimit “shqiptar”, për të kërkuar arsyen e pushimit nga puna. Ai ishte ndër pak mësuesit e mirë të asaj zone, e në atë gjimnaz. Por kishte edhe një baba të mençur.
E një ditë i thotë babait: -“Do iki emigrant, baba”. Babai iu përgjigj:
-“Nuk ka prind në botë t`i thotë fëmijës ikë. Por unë po të them:-IK! IK, se kudo që të shkosh, nuk ke për të gjetur aga më të keq se again shqiptar”!
(kishte njohur ata agallarët para luftës, i ati).
Ata shtazë, që luajnë edhe rolin e biznesit, të cilin dreqi e di se me çfarë lekësh e kanë ngritur, u bënë 6 vetë bashkë, e masakruan një djalë që punonte aq orë sa u duhej atyre në ditë, pa kontratë, pa sigurime; PA ASGJË!
Vetëm një pagë që i kishin premtuar se do ia jepnin, por që kishin një muaj e gjysmë, që nuk e kishin paguar!!!
Dhe e bënë të vdekur në dru, se ai guxoi dhe u tha:-Më paguani për punën që kam bërë, se do iki”.
Ky qe “krimi” që bëri ai djalë. Dhe iu vërsulën shtazët me “Nipt”, dhe e bënë të vdekur!!!
Çfarë i mbetet të bëjë ai djalë? Po bashkëmoshatarët e tij?!?
Apo duhet të dëgjojë mendër qeverinë, e cila përditë thotë:-“Epo, po ikin, edhe italianët, grekërit, etj. etj.”?!?
KATANDISJE!
NË VENDIN QË SUNDOJNË KRIMINELËT, DOEMOS PASANIKËT JANË KRIMINELË…
Biznesi shpellar, ndjes shqiptar, skemi harruar akoma Ksamilin.
Mungesa e ligjit te forte ose e zbatimit te tij.
Fshatuket zbriten nga rrobat mjaka me 1kile lyre lozen drogen dhe zaptuan hotelet ,resorantet plazhet
Me siguri bashkepunuan me politikanet mafioner ose pastrojne parate e tyre Parat e saliut ,edit ,zeni dobicit dhe gitafazllicit kurves
Kjo normalisht do të vazhdojë të ndodhë, sepse në pushtet për 35vjet u konsolidua mafja.
Zoti na ndihmoftë ta zhdukim politikën
36vjeçare për të jetuar Shqipëtarët të lirë në vendin e tyre!
Shqiptari i ndershëm është kthyer në skllav në vendin e tij si nga oligarkët vendas ashtu dhe nga investimet që bëjnë të huajt “për vende pune” për vendasit.
Shqipëria thjesht vendi ku qytetarët e ndjejnë veten të poshtëruar dhe jo dinjitoz, të përjashtuar në çdo vendimmarrje.
Kjo është skllavëri e kohëve moderne.
Postoni komentin tim!
Po duro bre Mentor , se nuk ka njerëz në redaksi , një orë në 24 orë hapet redaksia dhe çdo 2 ditë botohen komentet .
Arber habilaj ka dhe kto dyqanete. kafsheve petville, vut kopani
Lereni xhaxhain e ati djalit ta sistemoje ashtu sic duhet kete situate… rrespekt per ate veprim te drejte …