Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Muri i madh i pluhurit “gëlltit” qytetin e Phoenix në Arizona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Muri i madh i pluhurit “gëlltit” qytetin e Phoenix në Arizona
AktualitetBote

VIDEO: Muri i madh i pluhurit “gëlltit” qytetin e Phoenix në Arizona

Published: August 27, 2025
Shpërndaje

Një mur i madh pluhuri, i njohur në meteorologji si habub, përfshiu zonën metropolitane të Phoenix të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar kushte të rrezikshme me dukshmëri zero.

Sipas CNN, pas këtij fenomeni dramatik atmosferik, zona u godit edhe nga stuhi të fuqishme, të cilat shkaktuan rrëzimin e pemëve, dëmtime të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në Aeroportin Ndërkombëtar Phoenix Sky Harbor, erëra që arritën deri në 112 km/orë shkatërruan një nga urat e brendshme të objektit.

Dust storm blankets everything in its path as it rolls through the Phoenix, Arizona, area. pic.twitter.com/FpecQcryHo

— Fox News (@FoxNews) August 26, 2025

>

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar në Phoenix lëshoi paralajmërime për stuhi rëre dhe stuhi të forta teksa sistemi përparonte në Qarkun Maricopa. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangnin udhëtimet me automjete për shkak të dukshmërisë së rrezikshme. Ndërkohë, Departamenti i Transportit i Arizonës raportoi për përmbytje në disa rrugë dhe paralajmëroi shoferët për kujdes maksimal gjatë lëvizjes.

- Publicitet -

Stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë për më shumë se 60,000 konsumatorë në Arizona, me pjesën më të madhe të ndërprerjeve të regjistruara në Qarkun Maricopa.

Për afërsisht një orë, Aeroporti Sky Harbor ndaloi të gjitha uljet dhe ngritjet për shkak të dukshmërisë së ulët dhe mbulimit të pistave nga pluhuri. Aktiviteti u rifillua më vonë, por me vonesa të konsiderueshme gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa ekipet e emergjencës kryen inspektime për dëmtime në infrastrukturë.

This evening: A massive dust storm is sweeping across Phoenix, creating an intense scene visible from Sky Harbor International Airport.

📍 Phoenix, Arizona, USA . pic.twitter.com/WQGr0HKSK8

— Weather Monitor (@WeatherMonitors) August 26, 2025

Në qytetin Gilbert, rreth 35 kilometra në juglindje të Phoenix, policia raportoi për ndërprerje të semaforëve dhe pemë të rrëzuara në shumë zona. Autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të kushteve të rrezikshme në rrugë.

Stuhitë e rërës janë të zakonshme gjatë sezonit të musoneve në Arizona, por kjo ishte veçanërisht e fuqishme. Sipas CNN, habubi shkaktohet nga erërat e forta të një stuhie që fryjnë në drejtime të ndryshme, duke ngritur rërën nga toka dhe duke krijuar një mur pluhuri. Këto mure mund të arrijnë qindra metra në lartësi dhe të shtrihen për kilometra të tërë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët dhunojnë protestuesit, i ulin në tokë dhe i godasin me shkelma e grushte
  • ‘Gjobat’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, Gjykata lë në burg burrin e ish-drejtoreshës
  • Klosi sfidon opozitën: Do të merrni bashki më pak se gishtat e dorës
  • Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  • Halli i madh që “mbledhësit e halleve” nuk po e dëgjojnë

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?