Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Operacioni me 15 urdhër-arreste, dalin pamjet, momenti kur policia i zë pritë grupit të dekonspiruar nga i penduari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Operacioni me 15 urdhër-arreste, dalin pamjet, momenti kur policia i zë pritë grupit të dekonspiruar nga i penduari
KronikeKryesore

VIDEO: Operacioni me 15 urdhër-arreste, dalin pamjet, momenti kur policia i zë pritë grupit të dekonspiruar nga i penduari

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e operacionit “Never Forget”, falë së cilit u zbardhën disa ngjarje të rënda kriminale. Operacioni që nisi mbrëmjen e mërkurës dhe vijoi deri në orët e para të ditës së sotme, u finalizua me ekzekutimin e 12 urdhërarresteve. 4 persona të tjerë u shpallën në kërkim.

6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh janë zbardhur nga Policia e Shtetit falë të penduarit, Artan Tafani. 39-vjeçari është anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares dhe ka zbuluar 19 ngjarje të rënda kriminale.

Tafani u arrestua para një jave për vjedhjen e 30 mijë eurove në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit, krim i ndodhur para 3 muajsh. Pas identifikimit policia e ka mbajtur në mbikëqyrje me dyshimin se ai ishte i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

- Publicitet -

Artan Tafani u zbulua pas gjetjes në një garazh së biçikletës që përdori për të larguar nga grabitja e pikës së këmbimit valutor. Në garazh u gjet dhe një makinë që rezultonte se ishte përdorur në një ngjarje të rëndë kriminale.

Ai u arrestua në një hotel në Lushnjë. Tafani ka pranuar të dëshmojë duke marrë statusin e të penduarit. 39-vjeçari ka treguar krimet ku ka marrë pjesë dhe të gjithë anëtarët e grupit që drejtohej nga Laert Haxhiu.

6 janë personat e vrarë: Alban Semaku, Çajup Selimi, Albi Bashaliu, Fridmand Xheferraj, Lulzim Qorri dhe Dikens Halili. Dy të fundit u ekzekutuan në Athinë. Operacioni i forcave speciale u përqendrua kryesisht në Elbasan dhe Lushnje ndërsa hetimet po ndiqen nga prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Mes të arrestuarve është dhe e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata. Organet e drejtësisë priten t’i dorëzojnë autoriteteve greke provat e reja kundër Laert Haxhiut, i cili u arrestua më 23 maj të këtij viti në Janinë.

Gjykata greke vendosi të refuzojë ekstradimin e Laert Haxhiut drejt Shqipërisë. Ai ndodhet në burg dhe po gjykohet për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/09/384773852_983709239527508_691574613136412339_n.mp4
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Master dhe doktoraturë jashtë vendit, ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria
  • Sulm kibernetik ndaj Komisionit Evropian, rrezik për rrjedhjen e të dhënave personale
  • FOTO: Samiti në Kinë, Trump e quan Putinin “miku im”, kamerat fiksojnë oficerin rus me valixhen bërthamore
  • Horoskopi 19 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on FOTO: Samiti në Kinë, Trump e quan Putinin “miku im”, kamerat fiksojnë oficerin rus me valixhen bërthamore
  2. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi on Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027 me 80 vota pro dhe 25 kundër
  3. NEWS 24 on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  4. NEWS 24 on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  5. NEWS 24 on Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?