Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO dhe FOTO: Pamje nga resorti luksoz që do shqetësonin çdo prind në Tiranë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO dhe FOTO: Pamje nga resorti luksoz që do shqetësonin çdo prind në Tiranë!
KronikeKryesore

VIDEO dhe FOTO: Pamje nga resorti luksoz që do shqetësonin çdo prind në Tiranë!

Published: June 23, 2023
Shpërndaje

Pishinat në periferi të Tiranës janë një nga vendet më të frekuentuara nga adoleshentët dhe të rinjtë e kryeqytetit, veçanërisht në këto ditë të nxehta.

Pamjet e mëposhtme janë marrë nga një prej rezorteve luksoze të kësaj zone. Nuk po ia përmendim emrin pasi më shumë na shqetëson fenomeni.

Sot, pasdite rreth orës 16.00, një i ri në gjendje të rëndë u soll nga shokët dhe pushuesit fillimisht në një nga ambjentet e brendshme të rezortit të shtrenjtë, dhe më pas erdhi ambulanca.

- Publicitet -

Ja pamjet e futjes së të riut në një dhomë të rezortit në pritje të ambulancës që po vononte:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/06/WhatsApp-Video-2023-06-23-at-21.55.22.mp4

Sipas dy të rinjve që kanë qenë të pranishëm, i riu kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike dhe më pas ishte hedhur në një nga rrëshqitëset e rezortit, duke kaluar në traumë dhe gjendje të fikëti.

Ambulanca mbërriti përpara Policisë dhe e nxori të riun me barelë. Më poshtë pamjet e marrjes së djalit me barrelë dhe miqtë e tij që përpiqen t’i qëndrojnë afër:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/06/WhatsApp-Video-2023-06-23-at-21.39.41.mp4

Ambulanca është nisur drejt Tiranës dhe rrugës së fshatit Fikas është përballur me automjetin e policisë që po vinte ndërkohë drejt rezortit. Policia dhe Urgjenca kanë ndalur disa sekonda, paralel njëra me tjetrën, më pas ambulanca ka vijuar drejt Tiranës, kurse Policia drejt rezortit.

Më poshtë pamje e shkëmbimit në rrugët të Urgjencës dhe Ambulancës.

Ajo që shqetëson prindërit, fëmijët e të cilëve, shkojnë në rezortet e periferisë aë kryeqytetit është, a ka kontroll për moshën dhe për cfarë konsumohet brenda këtyre ambjenteve?

Se ndërkohë që bie në sy shqetësimi i madh i menaxherëve të atjeshëm për të mos u futur “asnjë ushqim” brenda territorit (ka tabela të mëdha paralajmëruese që në hyrje) nuk duket të jetë po kaq shqetësim, konsumi i alkolit apo i narkotikëve.

E pra, duhet të jetë!

Sa më pak dhe sa më rrallë pamje të tilla shqetësuese!

DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    June 23, 2023 at 8:31 pm

    Ju luani telefonin zhuge. Do ndodhi si me sekretin e asaj ftyres mbuluar te Gjicit,qe merrejn me qente e rruges dhe te zyrave. Dita botoi pamjet.Lajmi pare kalon nga ne thote ballkan Web,,Bashkangjitur pamjeve keni edhe komunikaten e policise,inicialet dhe cfare ka konsumuar autori,.Mirepo Lajmi i vertete kalon nga gazeta shqiptare,qe do te botoje fotografine ,komunikaten e policise dhe Komunikaten e Spitalit.
    Por Media me e besueshme jemi Ne thote Mero Baze .Tema ka botuar te gjitha keto te tjerat ,Emrin e Plote te Autorit,Deshmine e shokut te ngushte qe shtyn barrelen,Cili ka qene shkaku,cfare ka konsumuar dhe Fotokopjen e rregjistrit te Urgjences.Cfare ka nbetur pa nxjerre,i zbrazin ne darke vone Artan Hoxha,dhe Klodi Lala.

    Reply
  • Andis says:
    June 23, 2023 at 9:16 pm

    Shqiperia po degjenerohet nga dita ne dite nga prezenca e drogerave e nga brezi i kalbur qe quhet rini.

    Reply
  • !!? says:
    June 24, 2023 at 4:06 am

    Sa të legalizohet kanabisi vetkuptohet për “qëllime mjeksore” dhe problemet e drogës që konsumohet në lokale e resorte do të zgjidhet. Shoku Rama po punon fort për këtë problem me kuvëndin personal të tij, bler tashma nga ai në pazarin e shit blerjeve të bagëtive legjislative konsoliduar me kohë në vëndin ton me 500 000 L të rinjë/ muaj për kokë deputeti, mbasi është konsultuar me popullin ku 100 % janë pro legalizimit të kanabisit .simbas rezultateve të Këshillimit kombëtar organizuar dhe numruar personalisht me përgjegjësi nga ai, specialist i referendumeve, Edi Rama.

    Kudo do të lulëzoj kanabisi që do të administrohet personalisht me rreptësi nga vetë Edi Rama dhe Ulusi Manjët dhe Ardi Velinjtë e tij bashkë me Krifcat, sprovuar për përgjegjshmërin e tyre në ministrit përkatse dhe

    nuk do të mbillet më grurë si në kohën e budallallëkut socialist për të siguruar bukën plotësisht në vënd ……jooooooo……. populli i lumtur do të haj bukë kanabisi, sikurse po ha bukë aeroportesh dhe portesh turistikë, gatuar nga bukpjeksi moderrn, kusari i nderuar kombçfarosës, shoku Edi Rama,

    prandaj mos u merni me bishtin e kuçedrës së frikshme të drogës vrasëse, meruni me kokën e kuçedrës që së shpejti do të vjell flakë, tym dhe avuj droge nga goja gjithëandej në çdo cep të vëndit dhe nuk keni par gjë akoma

    kur të fillojn përleshjet me kallash në dorë për zotërimin e drogës jo nga bandat mjerane të rrugëve si deri tani, por nga bandat e Ulusi Manjëve, Ardi Velinjve apo Krifcave, ndërkaq kuçedra e drogës e qetë do të numroj miljarrdat në trastën e kusarisë..

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    June 24, 2023 at 4:30 am

    Me falni,po me ate universitetin e barinjve çfar u be,u ngritapo jo?

    Reply
  • Labi says:
    June 24, 2023 at 6:59 am

    Mjafton te degjosh fjalorin e adoleshenteve ne rruge dhe kopton ca brezi po rritet. Ne kohe te pandemise pashe nje gazetare qe kur polici i kerkoj te vinte masken nuk la gje pa e share e filloj me fjalen pederast dhe mbaroj me fjalen shkerdhate,edhe femija e sa nuk ben ndryshim nga e jema,fjalet me banale i degjon nga ai femije,cudia me e madhe ishe kur kjo gazetare intervistonte drejtorin e policise,cfare mund te kene menduar policet qe u kerdisen ne rruge nga kjo mender gazetare,kur keto ndodhin nga njerez qe kane nje fare niveli ca pritet nga njerezit e thjeshte.

    Reply
  • !!? says:
    June 24, 2023 at 9:01 am

    Jo universitet por është në një nivel më të lartë, Akademia e barinjëve me kryebari Edi Ramën që mjel vetë personalisht qindra lopët e racës me të praptme, sisë dhe buzë me botoks në stallat e Akademisë në kryeministri e ministrit dhe qumshti, mbasi u shpëtua nga Eskobar dhe Varhell Open Ballkan, nuk prishet duke pritur ……26 miljonë orë në dogana……por i freskët , pa kontroll doganor shkon në Serbi madje në tavolinën e Vuçiçit që e pëlqen shumë qumshtin e lopëve të rracës së Akademisë së barinjëve mjel nga kryebariu, vëllaj Rama.

    Nashi ti shumë i nderuari Alibaba me 40 hajdutë pas, do të thuash që do të krijohet Akademia e fermerëve të kanabisit me drejtues po ai, i gjithëanshmi, gjithologu, shkencëtari i kanabizimit të vëndit Edi Rama, e para dhe e vetme Akademi kanabisi në botë ku do të jenë antar nderi të gjithë bosët e kultivimit të kanabisit nga Kolumbia, Afganistan, Meksika…….gjithëandej në botë. Në ceremoninë e krijimit të saj do të ftohen edhe figura nga politika, qeveritë dhe diplomacia ndërkombëtare, Eskobar, Varhelli, Borel, Meloni, Blnken, Makruani………. dhe

    në stemën dhe flamurin e republikës do të hiqet shqiponja anakronike dhe të vihet një gjethe kanabisi dhe do të punohet që Shqipëria ta meritoj emrin e nderuar Kanabistan mjaftë me Shqipe- rria dmth vëndi ku rri shqipja, shqiponja. Ndërkaq Kanabistani me propozim të Akademis së shkencave, Akademis së barinjëve dhe Akademis së kanabisat do të të shpallet mretëri edhe de jure se de fakto mbretëri e kaluar mbretëris është, me mbretin Rama I Edroga i Kanabistanit duke shmangur ngërçin e krijuar që Edi Rama është mbret jo fiktiv si relike si kolegu i tij Çarlsi III i Mbretëris së Bashkuar, por mbret me bole që vet vendos vet vulos pa pyetur as Spiropalin se presidentin, kryetaren e kuvëndit , ministrat…….. ata janë vetëm si një dekoracion artistik në kurorën e tij mbretërore dhe kjo që është reale , të bëhet dejure, ligjërisht supermbret që shkatrron resorte, privatizon porte, aeroporte, rrugë, naftën, lith marrveshje ndërkombëtare, bën projekte asociacionesh në Kosovë, çon detin në gjykatë, spastron etnikisht vëndin, lejon dhe përligj helenizimin e Himarës, ngre rrogat e spiun patronazhistëve të tij pa harruar të ngrej taksat dhe çmimet për pensionistët që kan ngelur pa emigruar dhe pa vdekur akoma, vjeth votat me makinerin e gestapos së tërmeteve të kusaris zgjedhore ……..e ku mbreti i mjerë Çarls III që nuk e pyet njeri në krahasim me supernovën mbretërore quajtur Edi Rama, yllin përbindësh çfarosës që ka shpërthyer në qiellin e politikës shqipëtare dhe s’ ka asnjë forcë që ta ndaloj deri sa të zhduket kombi shqipëtar në historin dhe gjeografin e botës..

    Reply
  • Vlora 97 says:
    June 24, 2023 at 9:12 am

    Nga pamjet duket si rezorti EQUOS. Pare e madhe e hedhur nga Klodi i Spitalit Amerikan
    Te bejne namin per nje patatine, drogen nuk e kontrollokan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?