Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO/Përmbytje në Indi, 10 të vdekur dhe 82 të zhdukur!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO/Përmbytje në Indi, 10 të vdekur dhe 82 të zhdukur!
AktualitetBote

VIDEO/Përmbytje në Indi, 10 të vdekur dhe 82 të zhdukur!

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën në shtetin indian të Sikkim dhe 82 të tjerë, përfshirë 23 ushtarë, janë të zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vërshimin e liqenit akullnajor Lonak, duke rezultuar në përmbytje shkatërruese në rajon.

Sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë (IMD), 40.9 mm shi ranë mes të martës dhe të mërkurës në mëngjes, pesë herë më shumë se sasia e zakonshme prej 8.6 mm për këtë periudhë të vitit.

“Deri më tani janë gjetur 10 të vdekur, në vende të ndryshme. Të paktën 82 persona janë të zhdukur dhe 22 të tjerë të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë”, tha Kryesekretari i Sikkim, VB Pathak.

- Publicitet -

Reshjet e papritura mbi liqenin Lonak çuan në përmbytjen e një lugine rreth 150 kilometra në veri të Gangtok, pranë kufirit me Kinën, në një rajon malor dhe të izoluar të Himalajeve.

Miriam Jackson, një specialiste e kriosferës në Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillimin e Maleve me bazë në Nepal, tha se një digë, rrugë dhe infrastrukturë tjetër u dëmtuan nga përmbytja.

Shiu po pengon gjithashtu kërkimin për ushtarët e zhdukur pasi kryeqyteti Gangtok nuk është i aksesueshëm me rrugë, thanë zyrtarët e forcave të armatosura. Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes tha se gjithsej 23 ushtarë janë zhdukur dhe disa automjete janë zhytur në baltë. “Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar,” shtoi ai.

Disa baza ushtarake dhe objekte të tjera përgjatë luginës janë prekur nga përmbytjet. Uji “gëlltiti” automjetet pas lëshimit të ujit nga një digë, tha një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes nga qyteti fqinj Guwahati.

Autostrada që lidh Sikkim me Bengalin Perëndimor u shemb dhe Gangtok u ndërpre plotësisht. Të paktën tetë ura kryesore u shembën në lumin Tista.

Sinoptikanët po paralajmërojnë për rrëshqitje balte dhe ndërprerje të transportit ajror pasi shirat e rrëmbyeshëm parashikohen të vazhdojnë edhe për dy ditët e ardhshme në pjesë të Sikkim.

Jackson shprehu shqetësimin se ngjarje të tilla ekstreme do të bëhen më të shpeshta “pasi klima vazhdon të ngrohet dhe të na çojë në një territor të paeksploruar”.

Në pamjet e transmetuara nga mediat lokale, shihen ujërat e lumit Tista duke u derdhur poshtë kodrave dhe në zonat e banuara. Një video e publikuar nga një zëdhënës ushtarak tregon një përrua balte që vërshon një luginë, duke përfshirë rrugët dhe duke tërhequr zvarrë shtyllat e energjisë. Në video të tjera, shtëpitë janë përmbytur deri në katin e parë, ndërsa maja e një vinçi mezi duket mbi ujë.

Në shtetin fqinj të Bengalit Perëndimor, autoritetet vazhduan me evakuime paraprake dhe banorët e zonave të Kalibong, Darjeeling dhe Jalpaiguri u zhvendosën në vende më të sigurta.


a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?