Dinamika e plagosjes së deputetit Kliti Hoti sor në protestë është ende e paqartë. Në pamje shihet se si inspektori i policisë Ersild Alliu, tërhiqet një moment nga krahët nga dy kolegë të tij për ta distancuar.
Të tre janë duke u larguar, ndërsa disa protestues u janë vënë pas. Mes tyre dhe deputeti demokrat Kliti Hoti.Pikërisht në këtë moment inspektori Alliu kthehet, duke n
gritur pushkën e duke qëlluar. Në çast, deputeti Hoti shihet të bjerë në tokë mes britmave të dhimbjes. Në zonën e shpatullave dallohet vrima e plumbit të gomës. Në ndihmë të tij vullnetarë të kryqit të kuq që u gjendën aty.
o.peci / dita
