Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO / Rita Ora performancë me flamurin serb në Hungari, reagon pas polemikave: Nuk e kuptova se cilit shtet i përkiste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO / Rita Ora performancë me flamurin serb në Hungari, reagon pas polemikave: Nuk e kuptova se cilit shtet i përkiste
BoteKryesore

VIDEO / Rita Ora performancë me flamurin serb në Hungari, reagon pas polemikave: Nuk e kuptova se cilit shtet i përkiste

Published: August 27, 2023
Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar në Festivalin e të Rinjve në Szeged me flamurin serb.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shfaqet ajo me flamurin serb gjatë festivalit që u mbajt një ditë më parë në Hungari.

Gjatë momentit kur ajo po performonte në publik një person i ka dhënë asaj flamurin në dorë.

- Publicitet -

Këngëtarja e ka marrë flamurin dhe ka performuar me të.

Në një moment ajo e vendos flamurin në kokë dhe performon me të.

Në një deklaratë për mediat edhe vetë ajo ka përmendur se flamurin ia ka dhënë një fans dhe fillimisht nuk e ka kuptuar se cilit shtet i përkiste.

Rita Ora u shpreh se e kuptoi se flamuri ishte serb pasi u largua nga skena.

Rita ka deklaruar se është një shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ka qenë të mos respektojë popullin e saj.

“Mbrëmë gjatë performancës sime në Festivalin SZIN në Hungari, një fans i ri më dha një flamur. Për shkak të dritave të ndezura direkt në sytë e mi dhe në skenë, nuk e pashë qartë flamurin e cilit shtet përfaqësonte. Sapo u largova nga skena, kuptova se ishte flamur serb dhe jo hungarez. 

Ndërsa i vlerësoj të gjithë fansat e mi nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua ta bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare nga Kosova dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllimi im të mos respektoj trashëgiminë time apo të shqetësoj popullin tim apo familjen time”, vazhdoi Rita në deklaratën e saj. 

Rita Ora është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në vitin 2015, nga presidentja e atëhershme në detyrë, Atifete Jahjaga.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/08/64eb0b32c6586.mp4

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  2. Kapistalli on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  3. Dy trapa ka forumi on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. nje mendim me teper on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Abigail Hess on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?