Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje

Published: August 12, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

“Ne ma mirë 500 herë me Enver Hoxhën. Eh ngreju mor shoq, ngreju. Ai ua dëftonte qefin ktine. Kemi qenë rehat. Rrugt i kishim, spitalet po, tashti vdesin njerzit n’për rruge. Ma mirë t’na mblidhi mortja ne ktu që kena mbet. A n’regull o shoq…?” – i thotë gazetarit banori i një fshati të thellë në një video që është bërë virale në rrjetet sociale.

Burrit në këtë video, 34 vjet më parë i thanë se liria është e shenjtë. I premtuan se nëse hiqte dorë nga diktatori, nga hekurat e sistemit autoritar, do shijonte demokracinë, begatinë, dinjitetin njerëzor.

- Publicitet -

I dhanë një çelës pa derë. Një premtim pa përmbajtje. Tri dekada e gjysëm pas rrëzimit të regjimit komunist, vendi i tij akoma endet në paradhomën e Europës si një fëmijë i padëshiruar.

Sepse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje. Është vetëm një mjet. E varur nga kultura, nga shkalla e emancipimit, nga niveli i drejtësisë dhe institucioneve. Pa këto demokracia bëhet një mashtrim i bukur për të legalizuar vjedhjen dhe zhvatjen.

Popujve u hiqet diktatori që të bien në prehrin e një elite tinzare rrufjanësh, që nuk i shtyp me tanke, por i shkatërron me emigrim, me cinizëm, me zhgënjim, me përjashtim. Nëse disa shoqëri nuk janë gati për të qenë të lira – jo sepse nuk e duan lirinë, por sepse nuk kanë ende strukturat për ta përballuar atë – çfarë është më shumë krim: T’u imponosh një demokraci të rreme, apo një diktaturë të keqe?

Ndoshta, ndoshta, ka ardhur koha të mos flasim më fare për “demokraci apo diktaturë”, dy fjalët që i dashurojnë kaq fort marifetçinjtë tanë të llogoreve. Le të flasim për dinjitet njerëzor, barazi reale dhe rend të drejtë. Pa to, çdo sistem, çfarëdo emri t’i vendosim, është farsë.

Paradoksi më therrës i “lirisë” së sotme është se të thonë: fol lirshëm. Por pasojat vijnë në mënyrë të heshtur, të padukshme, tinzare, nga një rrjet “jo i diktaturës”, por po aq efektiv, i ndëshkimit dhe izolimit.

Në diktaturë e dije: ka gjëra që nuk duhen thënë. Ishte shkruar, ishte ligj. E quanim censurë. Ishte e dhunshme, por e drejtpërdrejtë. Kufijtë ishin të dukshëm. Sot kufijtë janë të padukshëm, të rrëshqitshëm, të vendosur nga një sistem ku kontrolli vjen përmes varësisë ekonomike, klientelizmit, opinionit publik të komanduar dhe frikës për të mbetur vetëm. Diktatura të ndëshkonte, por nuk të gënjente.

A nuk është më e ndershme të dish kufijtë dhe t’i sfidosh me guxim, sesa të të gënjejnë me “liri”?

Ja një pyetje e thjeshtë: Përse asnjë deputet nuk guxon sot të kritikojë kryetarin e partisë edhe kur ky vret dhe mburret me vrasjen? Kur nuk e bën dot ky kapedani me rrogë të majme, privilegje dhe status të lartë publik, si do e bëjë një i papunë? Një punonjës i administratës që jeton me frikën e një firme largimi? Një gazetar pa kontratë? Një aktivist pa mbështetje?

Kur një mazhorancë nuk ka kurajon të vrasë autokracinë në qeverisje si mund t’i kërkojë popullit të mos votojë një vrasës? Një opozitë që nuk ka kurajon të vrasë autokracinë brenda vetes si mund t’i kërkojë popullit të vrasë diktaturën që ka mbi supe?

Kur flet me koqe arrash në gojë “elita politike” që i ka të gjitha, si mund t’i kërkohet popullit të mos ketë frikë? Kur shet shpirtin dhe dinjitetin “elita e parasë” që i ka të gjitha, si mund t’i kërkohet fukarait të mos shesë votën?

Në këtë klimë, censura nuk ka më nevojë për ligje: njerëzit vetë-mbyllen. Vetë-shurdhohen. Vetë-fshihen. Shpërblimi i shkon hipokrizisë, jo guximit. Kur liria bëhet grackë, dhe fjala kthehet në rrezik të padukshëm, nuk jemi më të lirë — jemi vetëm më të nënshtruar.

Dhe ndoshta, më të manipuluar se kurrë më parë.

—-

Marrë nga rubrika “Këndi i Kryeredaktorit” që botohet në gazetën DITA, versioni print, në  pikat e shitjes së shtypit në gjithë vendin. 

VIDEO (marrë nga rrjetet sociale):

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/08/a2742b3d-2b8c-4d62-9aaa-4b7dc90cf542.mp4
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?