Një zjarr këtë mëngjes ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 në Kukës.
Mësohet se zjarri është ndezur për shkak të shpërthimit të një bombole gazi në një prej banesave. Forcat e zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.
Shtëpisë e përfshira nga flakët janë të katit të tretë dhe të katit të katër të një pallati në Kukës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, por dëmet materiale janë të shumta.
j.l./ dita