Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Shpërthim masiv në Rusi, goditja pranë fabrikës për prodhimin e raketave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Shpërthim masiv në Rusi, goditja pranë fabrikës për prodhimin e raketave
AktualitetBote

VIDEO: Shpërthim masiv në Rusi, goditja pranë fabrikës për prodhimin e raketave

Published: February 8, 2024
Shpërndaje

Një shpërthim i madh ndodhi mbrëmjen e 7 shkurtit pranë Votkinskut, një qytet rreth 1.000 kilometra në lindje të Moskës, vendndodhja e një fabrike ruse për prodhimin e raketave.

Banorët e Votkinskut raportuan se një shpërthim i fuqishëm ndodhi pranë qytetit dhe postuan video në rrjetet sociale ku shihej flakë e madhe.

Disa të tjerë thanë se shpërthimi ndodhi në fabrikën e makinerisë në Votkinsk, e cila prodhon disa prej raketave më të sofistikuara të ushtrisë ruse, përfshirë llojet që i ka përdorur kundër Ukrainës.

- Publicitet -

Shpërthimi u raportua edhe nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, e cila e citoi agjencinë për shërbime emergjente duke thënë se ishte “caktuar një testim i motorëve raketorë” në fabrikë.

“Kjo nuk është emergjencë, por një ngjarje e planifikuar”, tha një zëdhënës i Ministrisë ruse për Situata Emergjente, sipas mediave shtetërore ruse.

Por, në uebsajtin e Ministrisë nuk kishte asnjë tregues për ndonjë testim të planifikuar.

Nuk ka të dhëna për viktima.

Në fund të vitit 2023, fabrika e Votkinskut i publikoi 19 kontrata qeveritare për prodhimin e komponentëve të armëve bërthamore. Presidenti rus Vladimir Putin e kishte vizituar këtë fabrikë më 2011, kur ishte kryeministër.

Fabrika Volkinsk ndodhet rreth 50 kilometra larg Izhevskit, kryeqytetit të rajonit Udmurtia. Ajo prodhon pjesë dhe platforma për koka bërthamore për sistemet raketore Topol-M, Yars dhe Bulava, si dhe trupa për raketat Iskander, sipas Kremlinit.

“Fabrika juaj është njëra nga ndërmarrjet kryesore në industrinë e mbrojtjes së Rusisë”, kishte thënë Putini gjatë vizitës më 2011.

A big explosion happened near the Russian city of Izhevsk. Close to Izhevsk is the Votkinsk Machine-Building plant that produces both oil and gas, machine tools and military equipment

🔥🔥

pic.twitter.com/VS9tNZPpT9

— WarFrontline (@WarFrontline) February 7, 2024

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?