Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Viktima në Fier dhe autori i vrasjes ishin miq, ku dyshohet se po fshihet nga Policia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Viktima në Fier dhe autori i vrasjes ishin miq, ku dyshohet se po fshihet nga Policia
KronikeLajmi i fundit

Viktima në Fier dhe autori i vrasjes ishin miq, ku dyshohet se po fshihet nga Policia

Published: December 8, 2023
Shpërndaje

Detaje të reja bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e së enjtes në Fier, ku mbeti i vrarë Elton Javori. 41-vjeçari sapo kishte dalë nga banesa e tij në lagjen “16 Prilli” kur u qëllua me armë zjarri në qafë nga 35-vjeçari Agim Gashi.

Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Policia ka shtuar kontrollet nëpër të gjithë vendin për të bërë të mundur kapjen e autorit. Në kontroll të rreptë janë vënë edhe pikat kufitare.

- Publicitet -

Dyshohet se autori i ngjarjes është fshehur në rrethinat e Fierit.

Sipas burimeve pranë Policisë, viktima dhe autori kanë qenë miq por për shkak të rrethanave ende të paqarta marrëdhënia e tyre është krisur. Ata kanë pasur një konflikt rreth dy vite më parë. Pas rikthimit të Javorit nga Gjermania, kanë pasur një tjetër debat mes tyre.

“Janë në monitorim të rreptë edhe pikat kufitare, nga ku mund të largohet 35 vjeçari. Duke qenë se kërkimi ishte i menjëhershëm, dyshohet se është strehuar në rrethinat e Fierit, dhe këtu është përqendruar kontrolli i autoriteteve duke kontrolluar edhe nëpër banesa në periferi. Sa i takon ekspertizën konfirmohet se viktima ka vdekur si pasojë e një plumbi në qafë. Është transportuar në spital por nuk ka mundur të jetojë. Është qëlluar dy herë dhe vetëm njëri prej plumbave ka prekur 41 vjeçarin. Mësohet gjithashtu motivin e ngjarjes, që është një konflikt personal mes viktimës dhe autorit, i cili mesa duket ka nisur dy vjet më parë. Nga burimet e policisë, mësohet se ata kanë qenë miq të ngushtë por marrëdhënia e tyre ka pësuar krisje dy vjet më parë për rrethana të paqarta. Të dyja familjet kanë pasur një marrëdhënie krushqie mes personave të afërt. Një martesë që mesa duket është prishur por ende nuk dihet kjo është bërë shkak për prishjen e marrëdhënieve që çoi më pas në një konflikt të disa ditëve më parë dhe me ekzekutimin e djeshëm.“, raportoi gazetarja Davidhi.

Javori kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri dhe se nuk kishte precendent penalë. Ndërsa autori i vrasjes njihet si përdorues droge por nuk është skeduar për precedentë të tjerë.

Agim Gashi ka pritur pranë banesës Elton Javorin i cili njihej nga të gjithë me emrin Erjon.

Në momentin që ka dalë nga banesa Erjoni është qëlluar, në qafë ku ka ndërruar jetë disa minuta më pas. Konflikti ka ndodhur në Shqipëri dhe jo në Gjermani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje
  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë
  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • VIDEO: Tërmetet e fuqishme godasin Venezuelën, autoritetet druhen për qindra viktima

Komentet e Fundit

  1. Right Side on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  2. Right Side on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  3. 1thundrak on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  4. Komentues on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  5. Joni on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?