Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjosa në ekranin e National Geographic: Zamo Spathara dhe historia e një aventure që u bë ekonomi për 400 familje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Vjosa në ekranin e National Geographic: Zamo Spathara dhe historia e një aventure që u bë ekonomi për 400 familje
Sport

Vjosa në ekranin e National Geographic: Zamo Spathara dhe historia e një aventure që u bë ekonomi për 400 familje

Published: November 24, 2026
Shpërndaje

Lumi Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, është në qendër të filmit të ri “The Vjosa: Exploring One of Europe’s Last Wild Rivers”, i publikuar në kanalin zyrtar të National Geographic në YouTube.

Një nga protagonistët e tij është Zamo Spathara, themeluesi i Albania Rafting Group dhe njeriu që solli raftingun në Vjose ne vitin 2000.

Në film, eksploruesi i National Geographic Nick St. Oegger ndjek Vjosën nga malet deri në det, përgjatë mbi 260 kilometrave pa asnjë digë. Pas Përmetit, në hyrje të Grykës së Këlcyrës, ai takon Zamon dhe Almën e Albania Rafting Group. Ata e udhëheqin nëpër ujërat e bardha dhe i tregojnë rregullin e parë të këtij lumi: Vjosën nuk e kontrollon dot, duhet ta lexosh dhe të lëvizësh bashkë me të.

- Publicitet -

Pionieri i raftingut shqiptar

Kur Zamo Spathara zbriti për herë të parë Vjosën me gomone ne vitin 2000 banoret e zones ndalonin dhe shikonin me habi kete gomone te verdhe me njerez veshur plot me ngjyra dhe helmeta duke i dhene lopatave .

Ishte nje gje krejt e re per ta dhe besoj se ata ne ato memonte mendonin se cfare dreqin benin keta njerez te veshur si astronaut ne Vjose sidomos ne pranvere kur per ta Vjosa ishte e rrezikshme dhe mund te mbyste njerez.Ata ne ato momente as nuk mund ta imagjinonin se ky sport i quajtur rafting do te sillte per ta me mijra turiste ne vit duke sjelle te ardhura per shume banore,biznese dhe guida .Askush nuk e imagjinote qe Vjosa do te zinte faqet e para te revistave me prestigjoze ne bote dhe ekranet e televizioneve dhe kanale boterore. Sot Zamo Spathara është President i Federatës Shqiptare të Raftingut dhe ai ndihet krenar qe ka kontribuar ne zhvillimin e turizmit te aventurave ne luginen e Vjoses dhe cdo vit federata trajnon me dhjetra te rinj per tu bere guida te rafting, kayaking, canuyoning etj.

Një lumë që mban familje

Filmi tregon edhe atë që lumi do të thotë për njerëzit e luginës. Raftingu dhe kajaku në Vjosë sigurojnë të ardhura për rreth 400 familje vendase: guida, shoferë, bujtina, restorante ,artizan dhe prodhues vendas. Për Përmetin dhe Këlcyrën, një lumë i lirë është mundësi pune, jo vetëm peizazh.

“Të jesh pjesë e një filmi të National Geographic është krenari për ne, por mbi të gjitha për Shqipërinë,” thotë Zamo Spathara. “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të lirë të Evropës. Sot e gjithë bota mund ta shohë atë që ne e shohim çdo ditë.”

Nga gryka deri te flamingot

Filmi vazhdon me zanatet tradicionale të luginës si hekur kthyesit dhe artizanet dhe mbyllet në Lagunën e Nartës, në deltën e Vjosës. Atje ekologu vendas Joni tregon se si lumi krijoi një shtëpi për mbi 200 lloje zogjsh, përfshirë tufat e flamingove.

Filmi u realizua nga kompania britanike Black Lab Films, e cila e kontaktoi Albania Rafting Group për angazhimin e saj në turizëm të përgjegjshëm. Xhirimet u bënë në shtator 2026 dhe zgjatën tre ditë. Vjosa u shpall Park Kombëtar i Lumit të Egër në vitin 2023.

Filmi:

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vjosa në ekranin e National Geographic: Zamo Spathara dhe historia e një aventure që u bë ekonomi për 400 familje
  • Akuzohet për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, caktohet seanca e parë për Ballukun
  • 24 nëntor 2026
  • “Kamera trupi dhe IA për inspektorët e tatimeve”, Rama: Do monitorojmë aktivitetin e çdo punonjësi
  • Historia e dy qenve në këtë foto të 1960-s dhe frika e përhapur këto ditë nga thirrjet për të siguruar ushqime dhe ujë për 72 orë

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  2. Emigranti on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  3. Ppp on Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  4. Phoenix on VIDEO: Njoftohet krijimi i LSK, çfarë ndodhi mes tyre dhe Ramës te shkallët pas Asamblesë
  5. Nje nga jashtqitesit e Rilindjes on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?