Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VOA: Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse mund të jetë krim lufte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VOA: Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse mund të jetë krim lufte
Bote

VOA: Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse mund të jetë krim lufte

Published: February 14, 2023
Shpërndaje

Një studim amerikan i botuar më 14 shkurt, e konsideron mbajtjen e të paktën 6.000 fëmijëve nga Ukraina në kampe, krim lufte. Që nga fillimi i luftës pothuajse një vit më parë, fëmijë të vegjël, madje katëmuajsh, janë marrë dhe janë dërguar në 43 kampe në mbarë Rusinë, përfshirë edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe Siberi, për “edukim që lidhet me patriotizmin pro-rus dhe për edukimin që lidhet me ushtrinë”.

Kështu u tha në raportin e publikuar nga Qendra për Hulumtime Humanitare Yale, institut që është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Nathaniel Raymond, hulumtues në Yale, tha se Rusia ka bërë “shkelje të qartë” të Konventës së Katërt të Gjenevës mbi trajtimin e civilëve gjatë luftës dhe tha se ky raport duhet të jetë alarm.

Aktiviteti rus “në disa raste përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”, tha ai për gazetarët. Në raport bëhet thirrje që një trup i pavarur të ketë qasje në kampet dhe Rusia të ndalojë menjëherë birësimin e fëmijëve ukrainas. Qeveria ukrainase së fundmi ka thënë se mbi 14.700 fëmijë janë deportuar në Rusi dhe ka pretenduar se disa prej të cilëve po keqpërdoren seksualisht.

- Publicitet -

Në raportin amerikan, që është bazuar në imazhe satelitore dhe në të dhëna publike, u tha se të paktën 6.000 fëmijë janë dërguar në kampe, por u shtua se “ky numër ka të ngjarë që të jetë shumë më i lartë”. Rusia ka argumentuar se po shpëton jetimët ose po i dërgon fëmijët brenda territorit të saj për t’iu ofruar kujdes shëndetësor. Disa prindër janë detyruar që të japin miratimin për dërgimin e fëmijëve të tyre në Rusi, shpesh me shpresën që ata do të kthehen, u tha në raport.

Në raport u tha se autoritetet ruse po kërkojnë që të ofrojnë këtyre fëmijve këndvështrimin pro-Moskës përmes programeve shkollore dhe përmes bisedave që ata zhvillojnë me veteranët. Këta fëmijë po ashtu janë trajnuar për të përdorur armët e zjarrit, edhe pse Raymond tha se nuk ka të dhënë se ata do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar.

Në raportin e publikuar u tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë ngushtë i përfshirë në këtë operacion, veçmas me Maria Lvova-Beloava, që është komisionare presidenciale për të drejtat e fëmijëve. Ajo citohet të ketë thënë se 350 fëmijë janë birësuar nga familjet ruse dhe mbi 1.000 të tjerë po presin që të finalizohet procesi i adoptimit.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?