Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VOA zbardh detaje të reja për arrestimin e ish-agjentit të FBI-së: Nesër pritet të flasë për lidhjet në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VOA zbardh detaje të reja për arrestimin e ish-agjentit të FBI-së: Nesër pritet të flasë për lidhjet në Shqipëri
AktualitetPolitikeUncategorized

VOA zbardh detaje të reja për arrestimin e ish-agjentit të FBI-së: Nesër pritet të flasë për lidhjet në Shqipëri

Published: January 24, 2023
Shpërndaje

Të mërkurën, ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane, pritet të dalë para gjykatës në Uashington për t’u shprehur nëse i pranon apo jo akuzat se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

- Publicitet -

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.

Akt-padia e bërë publike dje nga gjykata në Uashington nuk e identifikon më tej Personin A. Por, në bazë të një njoftimi tjetër të shtypit amerikan, në shtator të vitit të kaluar, ku njoftohej se ish zyrtari i FBI-së McGonigal ishte nën hetime, portali “Business Insider” boton kopjen e një dokumenti të jurisë së madhe, ku në listën e atyre, që do të thirreshin për të dëshmuar, figuron shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, që dekada të shkuara ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë.

Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”

Nëse i referohemi sërish dokumentit të jurisë së madhe, në të, personi tjetër, që duhej marrë në pyetje është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur.

Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.”

Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]. Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeministrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.

Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeminstri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me marrëdhëniet e kryeminsitrit me ish zyrtarin e FBI-së, zëdhënësi i qeverisë mohoi, që takimet të kenë patur ndonjë lidhje me ato që thuhen në aktpadi:“Siç e ka sqaruar edhe më parë, kryeministri Edi Rama ka pasur një raport miqësor me zyrtarin e FBI, me të cilin janë takuar disa herë, qoftë në Tiranë, qoftë në New York, po takimet e tyre s’kanë pasur asnjë lidhje me çka thuhet në akt-padinë në fjalë lidhur me persona të tjerë.”

Sipas akt-padisë, ishte pas këtij udhëtimi në Shqipëri në shtator që “i pandehuri McGonigal ka mbajtur një miqësi të vazhdueshme me Kryeministrin [Rama].”

Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas akt-padisë, gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”.

Disa javë pas këtyre takimeve, më 5 tetor 2017, sipas akt-padisë, “jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mijë dollarë kesh nga Personi A. Po atë vjeshtë ai mori edhe dy pagesa të tjera nga Personi A në shumat 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë në rezidencën e banorit A. McGonigal i la të kuptohej Personit A se paratë do t’ia kthente.”

Sipas akt-akuzës, McGonigal i kishte kërkuar Personit A nëse ai mund t’i siguronte një sasi parash që në gusht të vitit 2017 dhe një muaj më pas në shtator, ata kishin diskutuar përsëri rreth përpjekjeve të Personit A që t’ia siguronte paratë dhe që Personi A t’ia jepte ato pjesë-pjesë.

Dy muaj pas vizitës në Shqipëri, më 18 nëntor 2017 McGonigal së bashku me një prokuror nga Departamenti i Drejtësisë, takuan dhe morën në intervistë në Austri, biznesmenin-politikan, që ai e kishte takuar në shtator në Shqipëri. Personi A mori pjesë në këtë takim si përkthyes.

Intervista e bisnesmenit-politikan nuk është raportuar dhe nuk figuron në dokumentet e FBI-së. Në të njëjtën ditë të intervistimit në Austri, po më 18 nëntor, McGonigal dhe biznesmeni-politikan, janë takuar edhe në Shqipëri, por këtë herë pa praninë e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Sipas akt-padisë “politikani-biznemsmen diskutoi me të pandehurin McGonigal dhe Personin A për mundësi biznesi”.

“Më 19 nëntor i pandehuri takohet me Personin B për darkë dhe një ditë më pas më 20 nëntor takohet me kryeministrin”, sipas akt-padisë.

Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, me të cilin takoi politikanin-biznesmen në Austri, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, një ditë më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Në akt-padinë ndaj McGonigal, përmendet se në dhjetor të vitit 2017 ai është takuar në Uashington me personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama.

Më 4 janar 2018, sipas akt-akuzës, McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A dhe të nesërmen ia dërgoi informacionin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork.

Më 22 janar ai mori përsëri informacion nga Personi A për lobistin dhe ia dërgoi një vartësi. Personi A, sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.

Sipas akt-padisë “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Më pas Personi A u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit. Personi A i ka ofruar informacione zyrës së FBI-së në Nju Jork gjatë hetimit.”

Po sipas akt-padisë “Më pas Personi B ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve”.

Më 25 qershor 2018, i pandehuri McGonigal, i ka propozuar personit A që të nënshkruajë një kontratë me një individ nga Bosnia të indentifikuar si Personi D në mënyrë që në kompaninë e personit A të depozitoheshin 500 mijë dollarë nga Personi D dhe firma e tij farmaceutike për të mundësuar një takim mes Personit D dhe një përfaqësuesi të delegacionit amerikan në OKB.

Ndërkohë që në muajin prill, McGonigal ishte takuar në Gjermani me dy individë nga Bosnja, Personin C dhe Personin D, të cilët kishin lërkuar të takoheshion me ambasadoren amerikane në OKB-së, ose ndonjë zyrtar tjetër të lartë për një çështje politike për Bosnje Hercegovinën.

Akuzat për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

Akt-padia tjetër ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së ka lidhje me ndihmën për oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Aktiviteti i tij në favor të miliarderit rus është zhvilluar pasi ishte larguar nga FBI-ja. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me një ish diplomat rus, Sergey Shestakov, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Në ose rreth gushtit 2021, McGonigal, Shestakov dhe një person i identifikuar si Agjenti 1 (Këshilltar i Deripaskas) hartuan dhe ekzekutuan një kontratë, sipas së cilës një Korporatë e Qipros do t’i paguante një Kompani në Nju Xhersi 51,280 dollarë paraprakisht dhe më pas 41, 790 mijë çdo muaj për informacione zbulimi biznesi me interes për korporatën ruse. Megjithëse pagesat do t’i jepeshin McGonigalit dhe Shestakovit në emër të Deripaskas, asnjëri prej tyre nuk përmendet në kontratë.

Sipas akt-padisë së Nju Jorkut, kompania e Nju Xhersit është në pronësi të një “Miku” të zotit McGonigal. “Miku” kishte ndihmuar që McGonigal të angazhohej me kompaninë e Nju Xhersit, ndërsa ai ishte ende agjent me FBI-në.

Në një dokument të Departamentit të Drejtësisë, ku depozitohen aktivitetet e lobimit për qeveritë e huaja, (FARA) të depozituar nga Shestakovi, ndonëse përmbahen pak hollësi, përmendet emri Charls McGonigal dhe firma “Spectrum Risk Solutions”.

Kjo firmë, në dokumentin e jurisë së madhe të dalë vitin e kaluar, figuron si kompani e Agron Nezës.

Sipas akt-padisë së Nju Jorkut, McGonigal i ka thanë Shestakovit se “nuk e kishte informuar “Mikun” se po përdorte Kompaninë e tij për të marrë paratë nga kontrata. Shestakov falsifikoi firmën e Mikut pa dijen apo miratimin e tij. Më pas kur Miku i kërkoi McGonigalit të shpjegonte se pse Banka Ruse po i bënte pagesa Kompanisë së Nju Xhersit, McGonigal tha se pagesa ishte për punë “Legjitime” që ai po bënte për një “pasanik rus”. Miku më pas pranoi që të përdorej Kompania e tij dhe transferoi fonde në përputhje me kontratën, nën udhëzimin e McGonigalit, për atë dhe Shestakovin./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • !!? says:
    January 25, 2023 at 7:59 am

    SHBA po u thot troç shqipëtarëve që përveç peshkaqenit kombngrënës polikrimineli i shpallur non grata Sali Berisha, është edhe peshkaqeni tjetër që po shqyen kombin shqipëtar me noflluat e tij të kusarisë, krimit dhe korrupsionit, më i sofistikuar se i pari, peshkaqen me përmasa ndërkombëtare që blen me para të thata në dorë edhe McGonigalët e FBI pa le Varhellët e Grenelët e diplomacisë, madje edhe kryeministra për të cilët parat futen në qeska plastike dhe kur prezantohen “dhuratat”, paraqiten para kameras së medias albumet e pikturave fantastike të piktor kryeminstrit por jo “dhuratat ” që fshihen në qeskat plastike.

    Ky peshkaqen noton, ushqehet dhe majmet jo vetëm në llumrat e kënetës së qelbur të krimit, korrupsionit dhe kusarisë 30 vjeçare brënda vëndit por ka dal me sukses në llumrat e kënetës së krimit, korrupsionit dhe kusaris ndërkombëtere ku kolegët e peshkaqenit Edi Rama del që janë zyrtarë të FBI, diplomatë të shteteve perëndimore, parlamentarë të këtyre shteteve, ministra , presidentë, kryeministra që shijojnë plot kënaqsi edhe “albumet” me mijra faqe të thata në dorë që u dhuron peshkaqeni ynë kombngrënës që ata ata mbështesin aktivisht që ai të jetë zot e të mos ta ndaloj askush dhe të notoj i qetë në llumin e ndytë të kënetës së krimit gjithfarllojësh që ka mbuluar Shqipërin.

    Publikimi në medja nga SHBA i hetimit për mikun e sharlatanit të flliqur Edi Rama nuk është një lajm për konsum mediatik por është thirrje e hapur dhe serioze pa dorashka për popullin shqipëtar që ja tek e keni peshkaqenin e math, ndalojeni që të mos u shqyej si popull dhe komb me dhëmbët e tij kaba që shkojnë deri tek zyrat e FBI, është thirrje për SPAK që të veproj pa vonesë e të hetoj këtë kriminel që duke rekrutuar edhe bashkpuntorë në krim në qarqet e larta të FBI duke i aktivizuar në afera të poshtra në interes të tij kriminal edhe brënda SHBA, parqet rrezik serioz edhe për sigurin e SHBA, edhe sigurin në BE dhe në arenën ndërkombëtare.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 25, 2023 at 9:46 am

    Mesa lexova e kuptova..KM E.Rama nuk ka asnjë lidhje lobimi kundër Shqipërisë me Amerikanin në arrest dhe 2 Spiunët TROPOJAN miqt e Sb & I.Metës edhe këta të 2 Spiunët e deklaruar tashmë: Sb në vitin 1967 me pseudonimin “BISTURIA)i rekrutuar nga ALI ANADOLLI(Sipas Baba Takut)..dhe I.Meta(I.Metaj) në vitet 88,89. SI dhe i vidios 7 % me D.Priftin për turpin e tij dhe të Atyre që i pasojnë 2 hajdutët e vrasësit fatkeqsi Kombëtare me 101 dhe 31 krime në 32 vite.
    -Ështe fatkeqsi për SPAK i tredhur nga Sb që nuk i arreston të shpëtoi PD,PL dhe Shqipëria..!
    -Personazhi që shkruan më lartë (!!?)duhet të jetë agjent i shumfisht si Sb i viteve 70-80 me pseudonimin “PENICILINA”
    -Ruaje ZOT Shqipërinë nga SPIUNËT,HAJDUTËT,VRASËSIT KILLER..!

    Reply
  • Rita says:
    January 25, 2023 at 1:12 pm

    Nje Kryeminister kryen takime po me kryetare shteti.Tash qe te takohet ,1, 2 ,4 here apo me shume me zyrtare qofshin keto dhe pjestare te rangut te larte te CIA – as ,vetem kllouni jone i kryen keto.Shqetsim jane jo keta takime ,por shuma me qindra e mijrave Dollare te dhene nga zyrtar i maskuar si biznesmen shqiptar .Njeri ish sigurims dikur e sot punonjes i policise sekrete me Masken biznesmen.Tjetri ish keshilltar i Kryeministrit qe vazhdon te jete se para pak muajsh shoqeron Ramen ne nje vizite ne Ukraine.Pra ato “ishat ” te hiqen ” se nuk kane vdekur por vazhdojnë punen ne postet e tyre deri ne kete minute. Hetimet e metejshme do tregojne dhe arsyen e dhenies se dollareve .Te jete thjesht nje simpati ky bashkshish ? Te presim hetimet. Shume ceshtje zberthehen perpara këtij skandali si Ballkani i Hapur , shitja e Butrintit , ajo e Portit te Durrësit se sa e mbrojtur ishte mazhoranca ne keto veprime.Etj. etj ceshtje ku ka futur opoziten ne percarje.,ku popullsia zvoglohet ,c’popullohet.Duhet te arrestohej nje ish antar i CIA -as , qe te kuptonim se nga i vinte kjo fuqi ,kjo ndihme e madhe Rames .U sqaruam te paktën. .Dhe s’mund t’a quajme skandal Dipllomatik se postet e te dyve nuk perkojne aspak ,qe do te thote do te duhej te takohej me qeveritare te rangut te tij , dhe dollaret jo te dhene ne nje parking apo restorant dhe t’i deklaronte. .Hajde Amerike ,hajde te blihesh e shitesh nga nje klloun ,s’me besohet akoma!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?