Shtatë punonjës të Postës Shqiptare në Tropojë, Dibër, dhe Shkodër do të përballen me ligjin për përfshirje në korrupsion me dëm të madh financiar.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi se zyrtarët dyshohet se kanë përvetësuar 33 milionë lekë nga personat në nevojë dhe pensionistët.
Ata u denoncuan nga qytetarët dhe çështja u ndoq nga dega e antikorrupsionit, bën me dije ministri Manja.
“Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!” shkruan ministri Manja në Facebook.
Aksionet për goditjen e zyrtarëve që abuzojnë për përfitime personale do të vijojnë me “zero tolerancë”, siguroi më tej ministri i Drejtësisë.
Manja gjithashtu inkurajoi qytetarët të bëjnë pjesën e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe “të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore!”


o ju shk……..grate mortar vajzat, deri ketu aritet? pensionistat, edhe te burgosurit kur te futeni Brenda do ju zhdukin
Hajdutlleku eshte tashme zanati kryesor i shqiptarve .S’ka me rendesi, se sa i mencur ,apo i afte je, te punosh e ndertosh jeten .Di te vjedhesh e ti shpetosh syrit vigjilent te Drejtesise ? Ky fenomen ,ne Pasten Shqiptare ,ka qene dhe do te jete ,nese organet ligjzbatuese nuk marrin masa konktete .
A e dini ju si ka filluar te lulezoje ky fenomen ? Pensjonet shperndahen nepermejte Postes Shqiptare .Te pakte jane ata qe pensjonin e marrin nepermjet sistemit bankar . Ky eshte nje difekt i vete sistemit te shperndarjes se pensjoneve . Kjo eshte favorizuar edhe nga regullat e brendshme qe ka sistemi Bankar ne Shqiperi .Shume pensjonista e kerkojne muaj per muaj pensjonin, mbasi nuk kane te ardhura te tjera ,per te plotesuar nevojat e tyre .Nepermjet sistermit bankar ata nuk jane ne gjendje ti marrin shumat kur kane nevoje. Vete sistemi bankar i nderlikuar me shume kerkesa e shkresa ua ka veshtersuar terheqjen e fondeve te pensjoneve .Pra detyrohen qe kete zgjidhje ta gjejne nepermjet Postes Shqiptare qe funksjonon si ndermejtes e bankave qe kontribojne me fonde nga shteti per pensjonet . Ketu fillon dhe fenomeni i vjedhjeve te pensjonistave nga Posta Shqiptare . Cfare shikon dhe konstaton tek shperndarja e pensjoneve. Po jap nje shembull te mikut tim emigrant . Dihet qe emigrantet nuk kane llogari bankare ne shtetet qe jane tju percillet pensjoni . Ata presin nje moment te pershtatcem, te vijne ne Shqiperi ,e te bejne terheqjen e pensjonit ,ose veprime te tjera ,qe lidhen me detyrimet ndaj shtetit. Kohezgjatja arrine derine 1 vite e me e pakta 6 muaj .Kur paraqiten tek Posta Shqiptare u sjellin probleme mbasi shuma qe terhiqet eshte pakashume e madhe ne krahesim me pensjonistin qe shkon muaj pas muajte .OOOO me falni por ju do te vini nje dite tjeter mbasi ne nuk disponojme shuma kaq te medhaja .Hallet jane te ndryshme e emigranti preferon ti ofroje nje bakshish qe leket ti mos i vonohen . Shkova mete dhe ndenjta deri sa ai te merrte shumen e pensjoneve per 11 muaj . Doli buzagas mbasi arriti ti terheqi leket .He i thash e zgjidhe. Ah more miku im.Po te mos e lyeja do te vija verdalle pre disa dite .Fondet qe u jepen zyrave te Postes Shqiptare jane te pakta dhe fiton ai qe eshte i preferuar . I lash 700 lek dhe disa bishta qe ato i mbajne vete . Kete se kuptoje i thash. Lere mos ta zgjasim s’kam rruge tjeter kur dua ti terheq leket e pensjonit . Mesa kuptoje kete metode e perdorin edhe tek ata qe jane te permuajshem . Troc muhabetit me hire apo pahire keto zyra ngjyejne gjishtrinjte ne pagesat e pensjonistve .
Si eliminohet kjo vjedhje zyrtare . Sigurimet shoqerore nuk duhet te veprojne te shperndajne pensjonet jashte sistemit bankar shqipetar.Pensjonistat te detyrohet te hapi llogari bankare .Te paiset me karte qe ti terheqi fondet e tij sa here te doje e kur te doje pa kufizime e burokracira shkresore .Ata qe nuk jane ne gjendje te perdorin sistemin bankar te marrin ndihmen e nevojshme kur paraqiten tek banka .Kaq thjeshte ska se si te ndodhi . Nuk di a e ka kapur K/Mine kete afere korrupsjoni ?
Hajdutët janë ca pisa, ca dembelë, parazitë dhe të babëzitur deri në ekstrem.
Këta janë plehërat e Shqipërisë dhe nuk përfaqësojnë shqiptarët, prandaj, ju të nderuar komentues, mos u nxitoni, të shkruani se “këta janë shqiptarët”!
Hajduti është i barabartë me kriminelin, që për një fraksion të sekondës në operacion e sipër, mund të të marrë jetën…
Ndëshkimi duhet të jetë ligji, në mënyrë që të mësojnë të tjerët nga aventurat…