Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vodhi 25 mijë euro përmes mashtrimit kompjuterik, kërkohen 10 vjet burg për nigerianin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vodhi 25 mijë euro përmes mashtrimit kompjuterik, kërkohen 10 vjet burg për nigerianin
AktualitetKronike

Vodhi 25 mijë euro përmes mashtrimit kompjuterik, kërkohen 10 vjet burg për nigerianin

Published: September 25, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burg të të pandehurit, shtetasit nigerian Sabastian Victor Negbenedor për veprën penale ‘Mashtrim kompjuterik’.

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi E.B. i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij të detergjentëve që i importon nga Italia në Sauk. Prej vitesh ai komunikonte me një adresë emaili me palën italiane, ku bënte porosinë dhe pasi merrte mallin u dërgonte transferten nëpërmjet bankës.

Shtetasi nigerian përmes ndërhyrjes në email ka mundur t’i vjedhë biznesmenit shqiptar një shumë prej 25 mijë eurosh.

- Publicitet -

“Një ditë, nga emaili i palës Italiane i vjen një kërkesë që pagesën të mos ta bënte më në llogarinë e kompanisë në Itali por në Gjermani me faturën përkatëse. Kallëzuesi duke parë që emaili ishte i njëjtë (më pas u konstatua se ndryshonte vetëm një gërmë) dhe aty ishte dhe fatura e saktë e kompanisë italiane e dërguar në komunikimet elektronike të mëparshme dhe duke ditur që janë kompani shumëkombëshe, kreu pagesën.

Pas disa kohësh ai kontaktohet nga kompania Italiane pasi nuk kishin marrë shumën prej 25000 eurosh nga ku kuptoi se pagesën e kishte bërë në një adresë tjetër.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u zbulua se përfituesi ishte shtetasi S.N., dhe se ai ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b/3 i K.Penal duke i përvetësuar viktimës shumën prej 25.000 euro.

Gjate hetimit dhe gjykimi u zbulua dhe mekanizmi i kryerjes së këtij mashtrimi kompjuterik, i cili ka arritur të mashtrojë disa biznese në Shqipëri. Prokuroria zbuloi se emailet dhe faqet e kompanive me nivel mbrojtjeje të ulët apo pasëorde të thjeshta, hakeroheshin nga hackera ndërkombëtarë të cilët gjurmojnë këto faqe dhe bisedat që kanë lidhje me pagesa faturash dhe transferta monetare me destinacion nga brenda për jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më pas, ata hyjnë në komunikime me bizneset duke u paraqitur vetë si subjektet furnizuese të mallrave. Këtë e bëjnë duke hapur faqe të ngjashme dhe adresa emaili te ngjashme dhe për t’u bërë të besueshëm i referohen bisedave të mëparshme të bëra nga subjektet me furnizuesit e vërtetë në rrugë telematike (biseda këto te hakeruara). Pasi bëhen të besueshëm nxjerrin justifikime menaxhimi dhe kërkojnë që pagesat të kryhen në llogari të tjera, duke përvetësuar gjithë pagesat e bizneseve, të cilët mendojnë se po paguajnë partnerin e tyre”, sqaron Prokuroria.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas
  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë
  • Një prej tyre…
  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?

Komentet e Fundit

  1. Jeta on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Socialpis i nershëm... on 24 tetor 2026
  3. fshatari.pafshat on Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  4. Dajti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. xxx on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?