Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ja shkaku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ja shkaku
EkonomiRajoni

Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ja shkaku

Published: February 15, 2025
Shpërndaje

Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se në fund të vitit 2024 do të kryheshin pagesat e para nga Paketa e Rritjes dhe Reformave e BE-së, nuk u realizuan.

Për më tepër, ato nuk u bënë as në fillim të vitit 2025 dhe nuk është e qartë se kur do të mund të bëhen.

Vonesat në pagesa, sipas disa burimeve diplomatike në BE, kanë të bëjnë më shumë me vonesat e vendeve përfituese – pra atyre të Ballkanit Perëndimor – në përmbylljen e procedurave të brendshme.

- Publicitet -

“Duket se kësaj radhe BE-ja është më e gatshme t’i bëjë pagesat nga kjo paketë sesa që vendet e rajonit janë të gatshme t’i marrin ato”, tha për Radion Evropa e Lirë një burim i BE-së.

Nga Komisioni Evropian nuk u përgjigjën saktësisht se në cilën fazë janë vendet e rajonit, sa u përket pagesave që presin t’i marrin.

Zyrtarët vetëm rikujtuan se të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, i kanë agjendat e reformave të miratuara nga BE-ja dhe se me këtë i kanë përmbushur kriteret për pagesat paraprake në vlerë prej 7% të totalit nga ana e BE-së.

“Komisioni, momentalisht, është duke finalizuar hapat në procedurë, që do të mundësojnë pagesën e parafinancimit sa më parë që të jetë e mundur në vitin 2025. Pagesat e para të rregullta pritet të bëhen në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti, pasi të përmbushen kriteret përkatëse”, thanë nga Komisioni Evropian.

Duket se problemi me disa vende të rajonit, përfshirë edhe Kosovën, është se me BE-në duhet të arrijnë marrëveshje për kredi, pasi një pjesë e mjeteve financiare janë në formë të kredive dhe një pjesë grante pa kthim.

Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në kuvend me dy të tretat e votave.

Për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, që u zhvilluan më 9 shkurt, procedura e konstituimit të kuvendit dhe formimit të qeverisë së re pritet të marrë kohë, kështu që gjasat janë të vogla që ajo të marrë ndonjë pagesë nga BE-ja para verës.

Paketa e përgjithshme për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi – kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën prej vitit 2024 deri më 2027.

Nga kjo shumë, 2 miliardë euro janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.

Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian.

Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga kjo paketë. Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Pjesa prej 7% që do t’i paguhej si parafinancim, i bie të jetë rreth 61 milionë euro.

Shqipëria do të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete parafinancuese 64.5 milionë.

Maqedonia e Veriut do të ketë në dispozicion 750 milionë euro, ndërsa pagesa e parë për të do të jetë 52.5 milionë euro.

Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë do të ishte 111 milionë euro.

Mali i Zi do të kishte në dispozicion gjithsej 383 milionë euro, ndërsa si parafinancim 26.8 milionë euro.

Bosnja e Hercegovina nga totali i planit do të ketë në dispozicion 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa si parafinancim 76 milionë euro.

Llogaritja se cili vend do të ketë në dispozicion sa mjete financiare është bërë në bazë të Bruto Prodhimit Vendor (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera.

Por, në prezantimin e parë të këtij plani, vendeve të rajonit u është thënë qartë se nëse nuk i kryejnë reformat pas 1-2 vjetësh, atëherë shuma do t’u shpërndahet vendeve të tjera.

Plani ka po ashtu për qëllim që të nxisë bashkëpunimin rajonal, si dhe zhvillimin e tregut të përbashkët në rajon, i cili gradualisht do të integrohej në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian dëshiron që sa më parë të kryhen pagesat e para nga ky plan dhe të nisë zbatimi i projekteve që do të financoheshin përmes tij.

Por, në të njëjtën kohë, ai rikujton edhe kushtet që duhet të përmbushen gjatë gjithë procesit të realizimit të projekteve.

Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kontrollin financiar dhe auditimin e duhur sipas standardeve evropiane.

Në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, kusht specifik është edhe angazhimi konstruktiv në normalizimin e raporteve mes tyre, përfshirë zbatimin e obligimeve nga dialogu që e lehtëson BE-ja.

Në mesin e kërkesave të BE-së për vendet e rajonit është edhe përshtatja e tyre me regjimin e vizave të BE-së./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Katiu says:
    February 15, 2025 at 2:31 pm

    Doja të reagoja për fjalimin e Zelenskit , por , e nderuara DITA s’kishte lënë hapsirë .

    Evropa është një kontinent I kalbur . Politikanët tanë , maskarenj , debilë e idiotë janë në garë , kush do na futi në Evropë . Sipas tyre , po hymë në Evropë , kemi hyrë në parajsë .

    Unë nuk dua të hyjë në Evrope , duke lëpirë bythën e evropjanëve . Unë hyj në Evropë. , kur Evropa të më lutet, të më bëjë ftesë dhe pastajë ketë ta vendosi populli , me referendum . Nuk janë budallenj anglezët që dolën nga BE-ja dhe nuk dihet fati i sajë

    Evropa shet shumë pordhë , tani , krerët e sajë Sholz e Makron etj po dalin edhe kundër Amerikës…..

    Po kujtoj dićka nga historia e tyre !

    Hitleri e pushtoi Francën për një muaj e 12 ditë ,Hollandën për 6 ditë ,Poloninë—27 ditë , Danimarkën- 24 orë ,Belgjikën-18ditë ,Jugosllavinë -11 ditë , Greqinë 24 ditë etj .

    Ç’dua të them me këtë !

    Po plasi, sot këto punë bëhen shumë më shpejt dhe me pasoja fatale .
    Tanku rus T-90M , në autostradat e Evropes lëviz me 70 km/orë .
    Në Ukrainë ecin ngadalë , se është popull vëlla për ta !

    Reply
  • Detari says:
    February 15, 2025 at 2:36 pm

    @Katiu qetesohu, nuk do futet kurre nje “shtet” musliman ne BE. Thjesht shtyrje si baba-turkia deri sa te shkrihen BE-ja fare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 04 qershor 2026
  • 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  • Kush fshihet pas Zvërnecit?
  • ​Mandatet nuk janë tapi pronësie! Kush fshihet pas guaskës së Zvërnecit? Alibia qesharake e “rrezikut grek”, ​një shpifje e vjetër në duar të reja
  • EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon

Komentet e Fundit

  1. Ligji i mbrapshtë zgjedhor i parisë së Tiranës (2008) on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  2. Qerratai on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  3. TRENI on Frenat e botës, në duar pleqsh
  4. Dashi on Rrezikonte hetimin qendror me Arbitrazh? SPAK liron llogaritë e dy arabëve të Zvërnecit, del emri që dyshohet për tjetërsim masiv pronash
  5. Patriot on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?