Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
AktualitetPolitike

“Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029

Published: July 13, 2026
Shpërndaje

Deputetët socialistë hynë qetësisht në parlament ndryshe nga seanca e shkuar kur u përballën me vezët dhe sharjet e protestuesve.

I gjithë perimetri parlamentin ishte rrethuar me barriera hekuri. Forca të shtuara policie ishin gati për çdo eventualitet.

Në mungesë të deputetëve të PD protagonizmin e morën në dorë  Redi Muçi i “Lëvizjes Bashkë” dhe Erald Kapri i “Mundësisë”.

Kur po diskutohej projekt rezoluta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve socialistët shpalosën ambicien për 100% votim elektronik në zgjedhjet e 2029.

- Publicitet -

“Numërimi elektronik ka rënë pre e një histerie, edhe pse vetë palët kishin kërkuar më shumë teknologji në zgjedhje. Qeveria e ka shprehur gatishmërinë me kohë për financiar që të bëhet totalisht votim elektronik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh Gjiknuri.

Më pas Taulant Balla kreu grupit parlamentar të PS shprehu nevojën e dhënies fund të numërimit të votave prej numëruesve partiak.

“Unë bëj pjesë në ata që mendojnë që koha kur partitë numërojnë votat ka përfunduar një herë e përgjithmonë. E besoj këtu, të paktën në këtë, jam në të njëjtën valë me protestuesit e vërtetë që kërkuan, erdhën me propozime edhe për ndryshime në kodin zgjedhor, sepse është staliniste që pas 36 vitesh demokraci, partitë vazhdojnë numërojnë ende votat”, u shpreh Taulant Balla.

Erald Kapri i Mundësisë debatoi me Taulant Ballën duke marrë shkas nga mbledhja e stabilizim asociimit në Strasburg.

“Kur ishim, numëronim votat e diasporës, ky më fuste miq mua, që t’i kërkoja numëruesve tanë…I kam mesazhet këtu, unë i kam mesazhet këtu, këtu, këtu, këtu. Hajde, do t’i lexoj unë të gjitha mesazhet tani. Më fusje miq, që t’i thoja numëruesve të Partisë Socialiste të ruajnë votat e tua, se po t’i vidhte PD-ja. Është kështu apo jo? Betohu këtu. Betohu, thashë. Betohu. Turp të kesh. Vetëm burrë, vetëm burrë s’mund të bëhesh ti. Kaq të them”, deklaroi Balla.

Sikurse javët e shkuara protesta nuk mbeti jashtë debatit parlamentar.

Socialistët ngritën kartonat e kuq për një interpelancë me ministrin e punëve të brendshme Besfort Lamallari kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fundjava me reshje shiu, meteorologia tregon si pritet të nisë java
  • BE lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi. Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia
  • ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
  • Si u bë biznesmen me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  • Votoi pro Hartës së re Territoriale, Braçe: Rama i dashuruar me pushtetin, nuk më blen e as më shantazhon dot

Komentet e Fundit

  1. Vl on BE lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi. Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia
  2. Aldrin on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Aldrin on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. Aldrin on Dorën në zjarr!
  5. Aldrin on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?