Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Votuesit në Tajvan shpërfillin presionin e Kinës, zgjedhin si president të padëshiruarin e Pekinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Votuesit në Tajvan shpërfillin presionin e Kinës, zgjedhin si president të padëshiruarin e Pekinit
BoteLajmi i fundit

Votuesit në Tajvan shpërfillin presionin e Kinës, zgjedhin si president të padëshiruarin e Pekinit

Published: January 13, 2024
Shpërndaje

Votuesit në Tajvan zgjodhën si president kandidatin e Partisë Demokratike Progresive, Lai Ching-te, në zgjedhjet e së shtunës, duke refuzuar qartazi paralajmërimet e Kinës për të mos e votuar atë, ndërsa këto zgjedhje Pekini i ka cilësuar si “zgjedhje mes luftës dhe paqes”.

Duke iu drejtuar mbështetësve pasi dy kundërshtarët e tij pranuan humbjen, presidenti i zgjedhur i Tajvanit, Lai Ching-te u zotua se do të qëndrojë “në anën e demokracisë” dhe të mbrojë ishullin e vetëqeverisur nga “frikësimet” nga Kina, e cila e ka cilësuar atë si një kërcënim për paqen.

Ai tha se banorët e Tajvanit me votën e tyre shkruan një “kapitulli të ri në demokracinë e ishullit”.

- Publicitet -

“Ne po i themi komunitetit ndërkombëtar se midis demokracisë dhe autoritarizmit, ne do të qëndrojmë në anën e demokracisë,” tha ai, duke theksuar se është i hapur të komunikojë me Kinën. Por zoti Lai Ching-te u zotua “të mbrojë Tajvanin nga kërcënimet dhe frikësimet e vazhdueshme nga Kina”.

Ndër të tjera ai tha se ishulli i kishte “rezistuar me sukses përpjekjeve të forcave të jashtme për të ndikuar në këto zgjedhje”.

Në një reagim, Zyra e Çështjeve të Tajvanit e Kinës tha se fitorja e Lai Ching-te në zgjedhjet e së shtunës nuk do të ndryshonte peizazhin bazë të marrëdhënieve të ngushta. Në një deklaratë për agjencinë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Chen Binhua, një zëdhënës i kësaj zyre që përfaqëson Pekinin tha se rezultatet treguan se Partia Demokratike Progresive nuk mund të përfaqësojë opinionin publik në ishull.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949 pas një lufte civile. Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur, e ka deklaruar se do ta rimarrë me forcë, nëse do të jetë e nevojshme.

Kina e konsideron Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si pjesë të territorit të saj dhe ka rritur presionin ushtarak në vitet e fundit në përpjekje për të detyruar ishullin të pranojë sovranitetin kinez.

Shtetet e Bashkuara ndjekin politikën e një Kine të vetme, dhe nuk e njohin zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike me ishullin.

Megjithatë, ligji amerikan kërkon një mbrojtje të besueshme për Tajvanin dhe që Uashingtoni t’i trajtojë si çështje të rëndësisë së lartë të gjitha kërcënimet ndaj ishullit.

Fushata për këto zgjedhje nuk ishte e përqëndruar vetëm tek Kina por edhe tek çështjet e brendshme si kostoja e lartë e banesave, pagat e ulëta dhe furnizimet e paqëndrueshme me energji elektrike.

Zoti Lai, i cili njihet edhe me emrin William, fitoi 40% të votave, ndryshe nga presidentja aktuale, e cila u rizgjodh me shumicë katër vjet më parë, me më shumë se 50% të votave.

Partia e tij humbi kontrollin mbi parlamentin, gjë që mund të pengojë aftësinë e tij për të miratuar ligje. Megjithatë zoti Lai iu shtriu dorën e bashkëpunimit kundërshtarëve të tij duke thënë se do të ulej dhe të diskutonte me ta.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?