Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e 35-vjeçares në maternitet/ Osmani: Kjo valë kriminale ndaj grave duhet të marrë fund
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e 35-vjeçares në maternitet/ Osmani: Kjo valë kriminale ndaj grave duhet të marrë fund
AktualitetKosovëShoqëri

Vrasja e 35-vjeçares në maternitet/ Osmani: Kjo valë kriminale ndaj grave duhet të marrë fund

Published: November 30, 2022
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kosovë, ku u vra 35-vjeçarja shtatzënë nga bashkëshorti. Osmani tha se ky rast është një tjetër krim makabër e njerëzor.

Ajo ka shkruar se një Kosovë e tërë po vajton për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur dhe për jetën që u shua pa të drejtë.

Ajo e quajti këtë ngjarje si  një krim makabër ç’njerëzore, e cila tha se pas kësaj ngjarjeje tronditëse nuk kishte fjalë për arsye se ato i kishte zëvendësuar dëshpërimi.

- Publicitet -

Presidentja e Kosovës e përmbylli duke thënë se përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal dhe se borxhi i tyre ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura dhe jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm e cila quhet DREJTËSI!

Postimi i plotë:

Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.

Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës.

Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!

Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë.

Asnjë vajzë e grua më shumë është thirrje kombëtare për të gjithë ne. Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal.

Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI!

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Rita says:
    November 30, 2022 at 10:46 pm

    Kjo Valentinstag vrasjesh ndaj grave se pari ndalohet duke nderruar ligjin aktual.Te vitet dënimi me vdekje .Ne te kunderten dënimi i perjetshem dhe jo pas 15 ,20 ,apo 25 vjetesh te fitoi lirine.

    Reply
  • Rita says:
    November 30, 2022 at 10:46 pm

    Kjo Vale vrasjesh ndaj grave se pari ndalohet duke nderruar ligjin aktual.Te vitet dënimi me vdekje .Ne te kunderten dënimi i perjetshem dhe jo pas 15 ,20 ,apo 25 vjetesh te fitoi lirine.

    Reply
  • Andis says:
    November 30, 2022 at 11:45 pm

    Dilni dhe protestoni se si kosovaret i mbajne grate me nje kulture prapanike otomane.Pse nuk flisni per kete?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ivica Daçiç nuk ndalet me deklaratat provokuese ndaj Kosovës
  • Cila është marrëveshja e nënshkuar mes ministrit izraelit dhe Ferit Hoxhës?
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë

Komentet e Fundit

  1. Amerika & Trampi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Ballkanik on Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më
  3. Gimi on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. Minatori on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  5. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?