Dinamika e ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se në momentin që Elvis Shkëmbi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi, kanë kaluar në skaner për tu futur në Gjykatë, ai ka dhënë sinjalizim. Por roja i sigurisë, sipas Policisë ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit.
Pasi gjyqtari Kalaja dha verdiktin për çështjen gjyqësore, Shkëmbi ka nxjerr armën dhe ka qëlluar drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë që më pas ka qëlluar drejt palës tjetër, duke i lënë të dy të plagosur. Shkëmbi u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, xhaxhi i i tij Gjon Shkambi dhe roja i sigurisë se gjykatës shtetasi B. K.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes. Së bashku me autorin e vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe shtetasit G. Sh. dhe B. K.
Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A. K., i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin R. K, i shoqëruar nga djali i tij E. K., si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin G. Sh, i shoqëruar nga nipi i tij E. Sh.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë masa për shoqërimin e autorit si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen. Njëkohësisht, grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar me veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si më poshtë:
Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.
Të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit. Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.
Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:
•E. Sh., 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
•G. Sh., 56 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
•B. K., 63 vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkëmbi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkëmbi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
j.l./ dita

Po e di cfare jane Rojet e sigurise te kompanive SECURITE?Jane kooperativiste te zbritur ne periferite e qyteteve,pa shkolle,pa pune e zanat.Parazite,qe punojne Roje bashiibozuke dhe kur mbarojne turnin dalin ne treg shesin rrushin e Tokes zaptuar me kosha. Te pakten Gjykatat dhe Prokurorite duhet ti ruaje Policia shtetit.Po Kryeministrine Myrtaj Securite e vellait te deshmorit te 21 Janarit Faik Myrto nga Libofsha ja ruan Rames?
Tani doli faji kujt ishte,e han roja,peri keputet ku eshte me i dobet,sigurisht roja me 500 000 mije leke ne muaj rroge do e ndalonte ate qe e kishte ndare mendjen per te vrare.Nje shtet i mbaruar qe nuk ben dot zap dy halabake qe dalin ne rruge me makina te shtrenjta si mund te bej zap kriminele qe shetisin lirshem rrugeve te Tiranes,si ka mundesi nje kriminel merr guximin e vjen ne mes te Tiranes para gjykates te marri nje prone te vjedhur, une besoj qe e merr guximin kur shikin qe oligarke te srfhur nga fshatrat e humbur te Shqiperise nje dite te bukur gdhihen oligarke e investitire stradegjike e nje pronari te ligjshem i duhen vite e jalla i vjen rradha te marri pronat e trasheguara.
Ja e gjetem fajtorin sinjali e aktivizua po roja po hante fara. E po ça RQ shteti.
VO:
-Rezymeja që bën POLICIA E SHTETIT,është reale:
-Gjykatën e ka marr përsipër ta mbroj vet INSTITUCIONI,duke mohuar mbrojtjen nga POLICIA E SHTETIT,pasi sipas Non Gratës,E.Rama është armik i tij që nuk i dorëzon Pushtetin si F.Nano në 2005,duke e amnistuar nga GRUSHTET E SHTETIT 1996,97,98..për të bër TRAGJEDITË E GËRDECIT 2008,21 JANARIT 2011,etj.
-Duke kën se Drejtësia nga 1992 e ka falur Sb për 101 krimet e tij,do të thot se,FATKEQSIT KOMBËTARE NË 35 VITE JANË:
1.S.BERISHA QË KAPI DREJTËSINË NË 1992 DHE..
2.DREJTËSIA(SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ) E BËRË NËN MONITORIM ND/KOMBËTAR,ku nuk japin kurkund llogari..E CILA PËRFUNDIMISHT KA DËSHTUARË ME TURP(kjo është drejtësia në kapitalizmë).. dhe QEVERIA E VOTUAR NGA SHUMICA E POPULLIT ËSHTË NXJERRË JASHTË LOJE,NË EMËR TË DREJTËSISË SË PAVARUR…HAXHI QAMILISTE ..sikurse PREK.PËRGJUYHSHËM ËSHTË KTHYER NË SHEF PERSONELI DRU ME PRE..!
3.Në këto kushte KUVËNDI SHQIPËRISË,DUHET TË KRYEJ MË MIRË MISIONIN E TIJ MBI TË GJITHA PALËT.!!
Fund msrrzive 35 vjeçare.!