Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Martinaj më kërcënoi se do më muroste nëse nuk i tregoja për vëllezërit Duka”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Martinaj më kërcënoi se do më muroste nëse nuk i tregoja për vëllezërit Duka”
Kronike

“Martinaj më kërcënoi se do më muroste nëse nuk i tregoja për vëllezërit Duka”

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Blendi Teta, person që akuzohet se ka dijeni për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt. Procesi është duke u zhvilluar në mungesë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht të 2019.

Blendi Teta iu ka dhënë përgjigje pyetjeve të prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve. Në dëshminë e tij, Teta ka mohuar se e njihte Malkon dhe se nuk kishte dijeni për vrasjen e tij.

“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qënë në Shqipëri. Në datë 27 une kam qënë për një drekë tek lokali “La Familia” në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxhen i kompanisë së llotove të Vëllezërve Duka për tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive. Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale.  Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarke të ndryshme të lojrave të fatit. Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqeronte me makinën e punës që ishte skoda e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e llotove. Selmani më ka shoqëru deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijeve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Thekoj që celularin e kisha të fikur. Duke qëndruar aty kam dashur të shkoj ne tualet. Aty në një lokal përbri spitalit 5 nuk kishte tualet dhe jam futur tek spitali brenda për nevojat personale. Nuk kam hyrë në spitalin e fëmijëve por tek spitali 5″.

- Publicitet -

Blendi Teta ka rrëfyer se në shtator të vitit 2019 është marrë peng nga Ervis Martinaj dhe grupi i tij, të cilët sipas tij, e kanë kërcënuar se do e vrisnin dhe do e murosnin nëse nuk u tregonte se ku ndodheshin vëllezërit Duka.

“Dua të sqaroj e nderuar gjykatë që edhe pse e dija që isha në kërkim për llotot unë lëvizja. Në datën 8 ose 9 shtator të 2019 Ervis Martinaj ka kërkuar të më takojë. Për këtë gjë ai me ka sjellë për të më takuar një nga cunat e tij me emrin Arbër. E kam takuar Martinajn po atë ditë tek ETC në një lokal në katë të dytë. Ai ishte aty me disa nga antarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasi. Aty Martinaj më tregoi videon time kur po prisja taksin pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezrit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një podrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne se të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin Vëllezrit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë. E nderuar Gjykatë dua që ti bëj një pyetje prokurorit”- është shprehur Bledi Teta.

Blendi Teta është dënuar nga GJKKO me 25 vite burg si autor i vrasjes së ish-policit Santiago Malko. Sipas SPAK, Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën;  Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën,  Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë Ramës të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Ish-oficeri i akuzuar për dekonspirim dënohet me 2.8 vjet burg
  • Ndryshuan hartën, jo modelin
  • Çfarë i vendos në disavantazh të diplomuarit shqiptarë në RMV
  • SPAK: Balluku u thirr për t’u njohur me akuzën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë Ramës të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  2. Xha Teme analisti on Valë protestash kundër Reformës Territoriale, qytetarët dalin edhe në Memaliaj, Dimal e Klos
  3. prehistoriku on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  4. Vlora 97 on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  5. Dursakja on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?