Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
KronikeLajmi i fundit

Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar

Published: September 20, 2026
Shpërndaje

Nga Dori Xhima

Shkalla e kriminalitetit në Sarandë ka arritur nivele mjaft shqetësuese për sigurinë publike. Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qendrën e qytetit bregdetar, ku mbeti i ekzekutuar 44-vjeçari Artan Myrtaj, i njohur me nofkën “Tani Ruzhdiut”, si dhe u plagos një kalimtar i rastit.

Kjo ngjarje e rëndë ndjek zinxhirin e frikshëm të përplasjeve kriminale që po mbysin qytetin.

- Publicitet -

Myrtaj nuk i shpëtoi dot sagës së hakmarrjeve që ka përfshirë rrethinat dhe bregdetin. Ai rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Në atë kohë, autori i plagosjes Ramadan Zoto u ndihmua të arratisej nga viktimia e sotme, Artan Myrtaj, së bashku me Klaus e Erjon Jaçaj.

Tensioni dhe pasiguria në qytet kanë ardhur vetëm në rritje pas asaj ngjarjeje, duke sjellë një seri sulmesh hakmarrëse: Isuf Jaçaj (i ati i Klaus Jaçajt) u ekzekutua me tritol, ndërsa prona e Ramadan Zotos u bë objekt shkatërrimi.

Pavarësisht kësaj spiraleje dhune, viktimat dhe personat e përfshirë vazhdonin të qarkullonin në qytet. Ndërsa Ramadan Zoto po vuan dënimin në burg, Artan Myrtaj dhe Klaus Jaçaj — të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” — kishin lënë qelinë pak kohë më parë.

Myrtaj, i cili rezultonte përdorues i lëndëve narkotike dhe me precedentë për “vjedhje”, u bë shëllungë e radhës e kësaj përplasjeje të përgjakshme, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë Erjon Canaj.

Ekzekutimi në mes të ditës dhe plagosja e qytetarëve të pafajshëm në hapësira publike dëshmojnë qartë se hakmarrjet private dhe larja e hesapeve po kërcënojnë seriozisht jetën e çdo kalimtari, duke e kthyer qytetin turistik në një skenë të hapur përplasjesh kriminale.

Policia ndodhet në vendngjarje, por shqetësimi i qytetarëve për sigurinë mbetet i lartë.

Nga Saranda për Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Sarandjoti pa det says:
    September 20, 2026 at 9:43 am

    Saranda është me shumicë kristiane dhe ka qënë vëndi më i qetë e me njerzit më të edukuar e kulturuar në Shqipëri . Sapo vërshuan hordhitë islamike të gjitha krimet ata po i bëjnë . Islam baras terror .

    Reply
  • ANNA says:
    September 20, 2026 at 9:45 am

    Policia nuk mund te vrapoje thjesht pas ngjarjeve;ajo duhet t’i parandaloje dhe te marre masa shtese per te garantuar sigurine e qytetareve permes patrullimeve dhe nje pranie me te dukshme ne qendrat dhe rruget e qyteteve-vecanerisht ne zonat turistike dhe ne qytetet qe kane probleme specifike.

    Reply
  • demo says:
    September 20, 2026 at 11:38 am

    Sa cifute ka pasur Vlora,aq kristjane ka pasur Saranda.Flase nga deshmite e Tregtarit me te madh te Sarandes,Dilaver Qesko.i jati i te cilit,ndertoi Portin,Magazinat dhe hotelin e pare ne Sarande ne vitet 30.Pas pushtimit komunist Saranda u mbush me came,labe e kaurre te bregut,.Ne komunizem nuk kishte turq e kaurre.Kishte komuniste dhe balliste.

    Reply
    • Antiturk says:
      September 20, 2026 at 2:52 pm

      Po ja kemi tani turq sa të duash dhe gjithë krimet shqiptarët e turqëzuar i bëjnë anë e kënd vëndit .

      Reply
  • myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris says:
    September 20, 2026 at 12:31 pm

    Jam plotesisht dakort me komentusin me lart (Islam baras teror), po ortodoks cfare jane ,kur ortodokset rus, vrasin ortodoks ukrainas, ose perplasia fetare ne irlande midis protestaneve e katolikeve.O sarandiot pa det, ju ortodokset grek kini nje dallim nga fete e tjera, kini shpikur pushtellekun, si rugen me paqesore fetare.

    Reply
  • Mentori says:
    September 21, 2026 at 3:56 am

    Se mos vetëm Saranda ështe në këtë gjendje, kështu po ndodh në gjithë qytetet shqiptare tash e 36vite.Vrasje në qendër të qyteteve janë të vazhdueshme, “mbyllen” grupkapitujt me BE, në realitet vendi nuk largohet nga krimi, ai tashmë është futur në çdo kapilar të shoqërisë shqiptare dhe këtë e ka bërë klasa politike dhe sistemi i “drejtësisë” që në vitet ’90.
    Tashmë pa larguar këto parti politike të vjetra që nuk janë gjë tjetër veçse bashkëpunuese dhe mbështetje e krimit, shkaktarë i kësaj katastrofe, gjakderdhjes, me ligjet që kanë përpiluar në lidhje me pronën që nga 7501ku pronari u bë ish, këtu filloi të vendoset jo drejt guri i parë i fillimit të “demokracisë” një ndërtesë pa themel, çdo ditë shkon drejt rrokopujës, kështu dhe ky vend. Vet institucionet si kadastra nuk funksionuan, një pronë ka dy pronarë e padëgjuar kjo asnjëherë dhe kur Shqipëria nuk kishte shtet, gjithashtu as në kohën e Ahmet Zogut, pra as në kohën kur popullsia ishte 90%analfabete.
    Sa mbrapsh po shkojmë, sa shumë po na rrejnë, si mund ta pranoj qytetari shqiptar se pa kushtin themeltar të shtetit, ligjin e pronës të njohë përparim dhe të futet në grupin e shteteve me shtet të konsoliduar?
    Pa zbatuar ligjet e drejta nga gjithë institucionet, nuk ka shtet, ka anarshi, prandaj këto klasa politike nuk kanë moral, janë të jashtëligjshme për një popull që kërkon zhvillim e jo më pastaj të udhëheqin (bashkëpunojnë me krimin)
    Këto me dekada duheshin zhdukur nga politika, tani nuk diskutohet, nëse duam të shpëtojmë nga udhëkryqi i pafund.. Jemi shumë të vonuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?