Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Njëri me origjinë nga fshati Cangonj dhe tjetri nga fshati Shëngjergj ata u njohën me mblesëri nga familjet. Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata vendosin të martohen në vitin 1998 dhe vendosin të emigrojnë drejt Greqisë, ku vendosen në Athinë.
Në shtetin fqinj ata jetuan dhe punuan së bashku për 16 vite derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni.
Prindër të 2 vajzave dhe një djali përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç Gjergji kishin një marrdhënie të mirë bashkëshortore dhe familjare.
Pas kthimit në atdhe Gjergji punonte si usta në shtrimin e pllakave dhe me shërbime hidraulike ndërsa Luiza në një rrobaqepësi në qytetin e Korçës.
Mbrëmjen e së shtunës, datë 29 korrik 2023 në rrethana të paqarta për momentin. Luiza gjendet e vrarë dhe e mbështjellë me një çarçaf në gropën septike të banesës. Me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri kallashnikov ajo ishte hedhur dhe lënë aty derisa u gjet nga të afërm të saj.
Por cila ishte arsyeja që u mbërrit deri në këtë pikë ku një marrëdhënie e mirë bashkëshortore përfundoi në një akt makabër.
Në emisionin Uniko u dëshmua kalvari i një konflikti të vijueshëm gjatë 5 viteve të fundit.
Deri në korrik 2018 gjithçka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, njëra prej vajzave kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit. Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët.
Në vendimin e Gjykatës së Korçës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 vjeç kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjit pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.

Në lidhje me periudhën pas lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrotjes, ajo deklaroi se i padituri ka respektuar masat e caktuara dhe nuk e ka fyer dhe nuk e ka kërcënuar dhe nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhune. Mes tyre nuk ka patur më asnjë komunikim.
Rrëfimi i Gjergji Mullallit në Gjykatë

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfirmuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre.
Në datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur. Situata bashkëshortore mes tyre vijoi të ishte e tendosur. Më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet në dyert e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

Rrëfimi i Gjergji Mullallit në Gjykatë

Në datën 23 shkurt 2023 Luiza Mullalli paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës. Pas urdhërit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhërit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg ku dhe me ta sipas banorëve nuk kishte një sjellje të mirë dhe i kishte lënë në një dhomë pasi iu thoshte se shtëpia ishte tij.
Banorët e fshatit shprehen se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhëtonte dyshime të cilat nuk arriti ti vërtetonte asnjëherë.
Sipas të njëjtave burime nga fshati 55-vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer fëmijët kundër.
Pa kaluar 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës, me datën 19 maj 2023 Luiza i drejtohet sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëkshorti për dhunë në familje.
Me datën 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e rradhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023. Seancë e cila mesa duket s’ka më objekt dhe arsye për tu zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton.
Gjergji Mullalli pak orë pas vrasjes së bashkëshortes u vetëvra në një shtëpi të braktisur që ndodhej pranë furrës së bukës të fshatit Zëmblak.
A mund të ishte parandaluar kjo ngjarje e rendë kur dihej nga të gjitha institucionet se sa e rrezikuar ndihej Luiza për jetën? Është pyetja që duhet të ketë një përgjigje përpara se sa policët që kapën të vetëvrarë Gjergj Mullallin të shpërblehen për aktin heroik?!
j.l./ dita

Sa gjynah o sa gjynah per ate zonje grua ku i ra ai fat i zi…qofte e Parajses. I njoh meshkujt e asaj zone mire se kam jetuar me vite ne ato fshatra, jane shumica meshkuj dallkauke, pijanece, injorante e llafazane arrogante, ndonese jane puntore. Kurse grate e tyre jane vertet heroina, familjare e te ndershme.