Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau Florenc Kovaçin dhe i plagosi vëllain, prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për Ardit Hidën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau Florenc Kovaçin dhe i plagosi vëllain, prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për Ardit Hidën
AktualitetKronike

Vrau Florenc Kovaçin dhe i plagosi vëllain, prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për Ardit Hidën

Published: December 18, 2023
Shpërndaje

Njoftimi

Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se :

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.Kovaci dhe M.Kovaci, ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaci dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaci.

- Publicitet -

Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

NGJARJA

Ka qenë ora rreth 19 e 50 minuta, 5 nëntor 2021, kur dy vëllezërit, përkatësisht Florenc dhe Mikel Kovaçi, janë konfliktuar me një grup të rinjsh, konflikt, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të një femre. Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë dhe më pas janë përdorur armë të ftohta.

Për pasojë ka humbur jetën Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Pas arrestimit të autorit të dyshuar, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë) me të cilin 24-vjeçari kreu krimin.

Për sherrin që përfundoi me vrasje dyshohet të jetë bërë shkak motra 14-vjeçare e autorit. Ardit Hida kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi 14-vjeçarja kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin. Sipas dëshmive të shumta të familjarëve dhe pretendimeve të ngritura, 14-vjeçarja konsumonte lëndë narkotike, të cilën ia siguronte Mikel Kovaçi.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Alarm për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike
  • E rëndë në Vlorë: Gruaja goditet me sqepar nga bashkëshorti, detajet e para
  • Flamingot dhe media
  • Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort

Komentet e Fundit

  1. Mentori on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  2. Mentori on Flamingot dhe media
  3. Mentori on Flamingot dhe media
  4. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Mentori on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?