Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau rapsodin dhe mikun e tij në Lezhë, Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Aleksandër Përdodën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau rapsodin dhe mikun e tij në Lezhë, Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Aleksandër Përdodën
AktualitetKronike

Vrau rapsodin dhe mikun e tij në Lezhë, Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Aleksandër Përdodën

Published: February 1, 2023
Shpërndaje

Lihet në fuqi vendimi ‘burgim i përjetshëm’ për Aleksandër Përdodën, autorin e vrasjes së dyfishtë të rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simonit. Ka qenë ky vendimi që ka dhënë sot Gjykata e Apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ngjarje në fjalë ndodhi në muajin prill të vitit 2020.

Njoftimi i Gjykates

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

- Publicitet -

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale A.P dhe A.L, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Moskallëzim krimi”, të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25, 278/1 dhe 300/1 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 27.04.2020, ku në vendin e quajtur Lajmlukaj, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Mirditë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale K.M. dhe P.S. pranë banesës së tyre, 150 metra larg shtëpisë së të pandehurit me iniciale A.P. Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale A.P, i cili ka patur konflikt pronësie me viktimën me iniciale P.S. Gjithashtu është akuzuar edhe i pandehuri A.L, për veprën penale për “Moskallzim Krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 162, datë 27.04.2022 ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të pandehurit L, për vepren penale të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.
Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me 6 vite burgim. Në bashkim të dënime, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri A.P dënohet me burgim të përjetshëm.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.P., për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën: Historia e majit ’76 dhe e shoferit që i dha fund viktimave
  • Gjykata në SHBA bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card
  • “Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat
  • VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  • SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën në vlerë 2.1 miliardë dollarë

Komentet e Fundit

  1. Detari on SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën në vlerë 2.1 miliardë dollarë
  2. Zgjohuni, c’do vones per dorheqjen e krieministrit vetem se do tua shtoje pergjegjesit si bashkpuntor me krimin on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. ANA on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  4. Ethem Lalaj on Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  5. Fatbardh on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?