Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vriten nëntë ushtarë izraelitë në një pritë në Gazë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vriten nëntë ushtarë izraelitë në një pritë në Gazë
Bote

Vriten nëntë ushtarë izraelitë në një pritë në Gazë

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në një pritë të pjesëtarëve të Hamasit, grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE  njoftoi ushtria izraelite. Izraeli është duke u përballur me një rezistencë të fortë në zonat të cilat i ka rrethuar dhe bombarduar gjatë dy muajve të fundit.

Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit i ka lënë mijëra civilë palestinezë të vrarë dhe i ka detyruar 85 % të popullsisë së Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre, duke nxitur zemërim në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të marrë masa më të mëdha për t’i kursyer civilët, pavarësisht se e bllokuan një thirrje ndërkombëtare për armëpushim dhe i dërguan urgjentisht municion aleatit të tyre të ngushtë.

- Publicitet -

Rreth gjashtë javë pasi ushtarët izraelitë e pushtuan veriun e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, këmbësoria është ende duke u përballur me luftime të ashpra kundër luftëtarëve të Hamasit brenda dhe përreth qytetit të Gazës.

Luftime të ashpra pati gjatë natës dhe mëngjesin e së mërkurës në shumë zona, posaçërisht në Shiaja, një lagje e mbipopulluar e cila ishte fushëbetejë e luftimeve të ashpra në luftën e vitit 2014 mes Izraelit dhe Hamasit.

Trupat që po i bastisnin disa ndërtesa në Shiaja të martën, e humbën komunikimin me katër ushtarë të cilët ishin sulmuar, tha ushtria izraelite. Kur ushtarët e tjerë nisën një operacion shpëtimi për ta, ranë në pritën e pjesëtarëve të Hamasit.

Në mesin e nëntë të vdekurve ishin edhe koloneli Itzhak Ben Basat, 44 vjeç, i cili është oficeri më i lartë që vritet në pushtimin tokësor dhe koloneli Tomer Grinberg, komandant batalioni, shkruan REL.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë
  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?