Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç bisedon me senatorët amerikanë: Kurti po tenton të provokojë luftë në zemër të Evropës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç bisedon me senatorët amerikanë: Kurti po tenton të provokojë luftë në zemër të Evropës
AktualitetBoteKosovë

Vuçiç bisedon me senatorët amerikanë: Kurti po tenton të provokojë luftë në zemër të Evropës

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të martën ka biseduar përmes telefonit me tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, për situatën e krijuar në Veri të Kosovës si dhe për arrestimin e drejtuesit të grupit kriminal “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviç, i njohur si “Llune”.

Siç njofton zyra e presidentit serb senatorët Murpy, Shaheen dhe Ricketts i thanë presidentit Vuçiç se ata “kërkojnë vetëpërmbajtje nga Serbia dhe thirrje për paqe sepse kjo është në interesin më të mirë të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”.

Nga ana tjetër, kreu i Serbisë u ka theksuar senatorëve amerikanë se sipas tij “qartazi dhe pa asnjë dyshim”, arrestimi nga Policia e Kosovës të drejtuesit të grupit kriminal “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviç, i njohur si “Llune”, “ishte provokim dhe një krim”, që siç thotë ai “u krye” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

- Publicitet -

Tutje, Vuçiç ka pretenduar se Kurti po “tenton të provokojë një luftë në zemër të Evropës”

“Serbia po bën gjithçka për të ruajtur paqen, por populli serb në Kosovë i është ekspozuar torturës dhe ndjekjes më të keqe në 15 vjetët e fundit”, pretendon ai.

Ndryshe, të mërkurën e 13 qershorit, Policia e Kosovës arrestoi Millun Millenkoviç, i njohur si “Llune”. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i arrestuari është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe “prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”.

Ndërkaq, Sveçla deklaroi se ai ka qenë një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj në komunat Veriore të Kosovës, kryesisht në Zveçan.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?