Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten se nuk pret që tensionet me Kosovën të përshkallëzohen në luftë.
“Nuk pres luftë dhe shpresoj se do të arrijmë t’i kapërcejmë të gjitha vështirësitë”, tha Vuçiç në Davos të Zvicrës.
Ai tha se në Davos janë ndarë shumë pikëpamje për situatën në Kosovë, por askush nuk i është përgjigjur një pyetjeje.
“Pse Karta dhe rezolutat e OKB-së janë të rëndësishme dhe duhet të respektohen kur flasim për vendet e tjera, por kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë, nuk funksionon? Në çdo rast, ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën dhe të investojmë kohë dhe përpjekje për të siguruar stabilitet dhe paqe”, shtoi Vuçiç.
Vuçiç gjatë bisedës iu referua edhe marrëdhënieve mes Beogradit dhe Ankarasë, duke theksuar se Serbia e konsideron presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan “mik të vërtetë përkundër qëndrimit të ndryshëm për pavarësinë e Kosovës”.
Ai theksoi se Serbia ka marrëdhënie “shumë të mira” me Turqinë, duke shtuar se të dy vendet “do të vazhdojnë të punojnë së bashku në të gjitha fushat për t’i bërë ato edhe më të mira”.
Ai theksoi se Beogradi dëshiron të përmirësojë bashkëpunimin me Ankaranë në “nivel ushtarako-teknik”, por se ka disa pengesa në këtë drejtim, veçanërisht në lidhje me Kosovën.
“Pasi ta kapërcejmë këtë, jam i sigurt se kemi shumë për të bërë së bashku në këtë fushë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime për të parë se si mund t’i kapërcejmë këto vështirësi dhe cili mund të jetë kontributi i tij (Erdoganit)”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai e sheh të papranueshme që Turqia t’i shesë njëkohësisht dronë Bayraktar edhe Serbisë dhe Kosovës.
Ai theksoi se vendi i tij, përveç dronëve Bayraktar, është i interesuar edhe për blerjen e pajisjeve të tjera ushtarake nga Turqia.

Me 5% te popullsise Kosoves me serbe te rivendosur ne Mitrovice pas shpernguljes shqiptareve,kerkon ZAJEDNICA,SE do besh namin..Nderkombetaret kerkojne leshim pas leshimi,derisa Liria Kosoves te perfundoje ne Republika Serbska,qe ka te drejte te bashkohet me Serbine.
Nuk do te jete as Krahine Autonome si ne kohe te Titos,por Republika Serbska.
Prandaj per 23 vjet e lane Kosoven pa Ushtri.
Drejtuesit e Kosoves flinin me endrra se do na mbroje KFORI.
Rusia,Franca,Italia,Anglia,ju ka bashkuar dhe Gjermania,,nuk i zinte gjumi keto 23 vjet derisa ta dergonin prape Kosoven nen Serbi,,atje ku e derguan ne 1918.Zonja Amerike nuk do telashe.
Se pari, qe ta dije Vuçiçi dhe bota: Kosova eshte nje territor i pushtuar puro shqiptar, i aneksuar nga Serbia e ish-Jugosllavia, deri ne Nish (Danub) e Mitrovice e Sremit…
Se dyti, per territoret e veta te pushtuara duhet te bisedoje Shqiperia dhe shqiptaret dhe jo UDBASHET dhe KOSISTET “shqiptare” te Prishtines ose neotitistet ne pushtet.
Se treti, ne Kosove numri i pakicës serbe nuk shkon ne 3% , nderkaq, numri i te gjitha pakicave (serbe, turq, boshnjake, kroate, rom, ashkalinj, egjiptiane…) shkon ne 5%…
Se katërti, BE, SHBA dhe bota duhet ta dije se edhe Maqedonia eshte toke e pushtuar shqiptare, edhe Çameria nga Greqia, edhe Mali i Zi, edhe Bosnja…
Se pesti, nuk ka ndodhur qe nje popull pushtues si serbet karpatiane te perkedhelet e lajkatohet kaq shume dhe kaq gjate…
Se gjashti, nëse vazhdohet kështu dokrrat dhe përrallat politike te Serbise per “territore te vetat” (ne mbështetje te Rusise), nuk do te pushojnë kurrë.
Se shtati, BE, SHBA dhe bota duhet ta dije se Serbia kupton vetëm ate gjuhe qe ka kuptuar kryekrimineli i shekullit 20, Sllobodan Millosheviçi…
Dikush merr vesh me pak, e, dikush as me shume, as kurrë!…
DRENICA E KUQE
Vucic e Kurti jane dogmatike komuniste.Eshte naiv ai qe beson se keto te dy mund te bejne marraveshje!
Do te ngrihet Kosova e gjithe ne protesta.Nuk do lejojme te hike gjaku per Zajednica.Ne Bruksel ne New York,,Kosova e gjithe ne kembe.NUK KA ZAJEDNIZA.